Edi Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak, ndjek mediat e portalet

26 Shkurt 2025, 10:24Politika TEMA
Edi Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak, ndjek mediat e portalet

Duke folur para grupit parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të rënda ndaj sistemit të drjetësisë.

Ai tha se drejtësia i ka sytë me gjak dhe këtë lloj drejtësie jakobine mazhoranca nuk do ta pranojë.

“Kjo metodë që po kthehet në sistem është gabim. Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit, nëse s’ka prova, nuk i pranoj.

E kemi parë këtë film në kohëra të tjera. Kjo është fryma e shqiptarëve që e duan Shqipërinë vetëm për vete dhe kur nuk e kanë për vete, janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës.

Barra e provës i takon akuzuesit, jo të akuzuarit. Drejtësia është shpatë për të gjykuar, peshore për të qenë të saktë dhe sytë e verbër për të qenë tërësisht të pavarur.

Kështu është Lady of Justice. Ky imazh po të skulpturohej përpara reformës në drejtësi, do ishte Lady of Justice e shtrirë, bufi i kënetës me zhapiqe, zhaba, brektosa, insekte, vemje, krimba mbi të, duke i ngrënë rropullitë.

Kështu do ishte skulptura para reformës në drejtësi. Këtë zonjën në këmbë e ngriti PS.  Zonja sot i ka sytë me gjak, jo të mbyllur.

Pikërisht se i ka sytë me gjak, ne kemi dëgjuar gjykatës specialë, që thonë se populli kërkon dënim më të madh për X ose Y sepse populli ka mosbesim.

Ky është fundi, kjo është gjuha e Putinit dhe jo e Europës. Për ne SPAK dhe GJKKO rrojnë 1 mijë vjet, por të mos sillen si redaksi gazetash.

Dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike e të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë.

Nuk kam gjë me gazetarët se bëjnë punën e tyre, por të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos sillen si redaksi portalesh e kanalesh, por të bëjnë punën e tyre”, tha Rama.

5 Komente

  1. J
    Jazek

    Po kush do ta korigjoje drejtesine more hajdut! Ti? Apo Belinda Balluku? Bjeri fyellit bjeri! Se berishen ne pushtet po e risjell ti me hajduterine tende e jo populli apo SPAKU. Ne vend te korigjosh qeverine qe mos vjedhe me, ben me faj popullin dhe SPAK!!! Ti mor ti, ti po e risjell Berishen prap ne pushtet! Jazek te qofte

    Përgjigjjuni
    1. G
      GRETA

      EDO…. Lëre drejtësinë e re SPAK-un, të bëjë punën e vetë… Po e “kruan” me diçka, që shpejt do të kostojë shumë…. Sa për shpatën në dorën e drejtësisë, atë ja dha USA dhe BE, se po të ishte për ty dhe Saliun….

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lumi

        Ra dhe drejtesia. Po cfare ngeli. Para spak te mbeshtet gjithe populli. Ram fol dhe per gjyqe qe kane 8 vjet pa u zhvilluar seanca pare...ke me mijera ne apel.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anila

          Z Edi duhet gjithmone ti rrish me cekic ne koke drejtesise shqiptare qe ben padrejtesira . Ju z Rama keni nje gje te mire nuk hakmerreni kur ju kritikon pozitive kjo. Kurse me Saliun ndodh e kunderta hakmarres e mbyt ligesia.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mirësia

            Populli të voton nëse ti punon për të. Nëse ti abuzon me besimin e tij ai të braktis dhe të hedh tej. Në këtë kushte ai nuk beson asnjë dhe është i zhgënjyer, prandaj është i çorientuar, faji qëndron tek ju që nuk i qëndruat konsekuent në premtimet e shumta që keni bërë dhe sidomos në uljen e tvsh që është bazike për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Në çmimet stratosferë, jeta bëhet epapërballueshme, por ju jeni larguar nga problemet e rënda ekonomike që ka shoqëria jonë, keni bërë një polarizim të tejskajshëm. Në njërën anë një pakicë të pasurish(që nuk dinë sa kanë dhe ku i kanë) dhe në anën tjetër qytetarët që me zor mbyllin muajin. Kjo nuk është demokraci, por shtypje e popullit, skllavërim i tij. Shumë flasin në emër të tij, por çfarë bëjnë për të?....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje