Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS-së, ku i ftuar ishte edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, i cili foli për masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për 24 zyrtarë të UBT-së.
Rama tha se 24 persona nën hetim janë shumë, duke shtuar se vetëm mund të mendohet se çfarë mendojnë partnerët austriakë të universitetit për kaq shumë masa sigurie.
"Ne nuk mund të japim hapësirë dhe s’mund të bëjmë dëgjesa me persona në hetim, së dytë është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidonit për rektor i keni drejtuar një letër SPAK dhe i keni kërkuar të sqarojë për ju nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë për shkak të statusit dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të kandidoni.
Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi në këtë rast nuk lidhet me faktet apo fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një Universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me të një ndër universitetet me të vjetra të botës.
Gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy apo tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance, s’ka asnjë lloj arsyeje për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë.
Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor, ku nëse ka pasuar abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund, por 24 veta në masë sigurie. Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket asaj çfarë tha rektori dhe i gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për studentët e partnerët, ndërkohë që drejtësia do bëjë punën e vet, s’ka arsye për të bllokuar punën", tha Rama.
SPAK do te mbuloje mutin me shurre dhe KLP e KLGj, prandaj vepro ne menyre drastike: nderpre me vendim qeverie buxhetin e miratuar dhe mos tu shkoje asnje leke se jane parate e atyre qe shqyhen ne pune, taksat. Keta le ti paguaj Saliu si paguan protestantet e tij.
Hapja e akuzave nga UBT jane qesharake. UBT eshte momentalisht universiteti me i mire ne Shqiperi. Ka me shume kerkim shkencor dhe programe te mrekullueshme. Nderkohe ke UT qe s'bene asnje gje dhe prodhon parazit e s'i thote njeri gje.
Ju keni te drejte ne llogjiken Tuaj, zoti Rama, por druaj se do jene edhe me shume te perfshiret. Nepunesit e shtetit masivisht jane ne gare kush te perfitoje me shume nga çdo burim i mundshem. Ne fushen e lekeve asnje nuk do te jete arbiter, te gjithe behen lojtare. Ky eshte kanceri i shoqerise shqiptare sot. Jo pak nga ata qe menaxhojne financat, nuk shqetesohen si te perdoren efektivisht, por cila do jete pjesa e tyre. Çudia e çudirave eshte qe ne "opinion" ata nepunesa shteti qe jane pasuruar me shume, qe posedojne dhjetra prona si puna e atij policit, jane me te promovuarit, teksa ndershmeria e korektese quhet budallallek. Ndalojeni me ligj punesimin edhe privat te nepunesave te shtetit, perfshirjen direkte dhe indirekte ne shoqeri private, ndeshkojeni ligjerisht rende si vjedhje te cilesuar
Do mendojne si ne. Aty cdo gje vidhet. Mikser 2500 euro.....o zot
Se preria e fondit per keta saliane 100% eshte e mundur me nje vendim qeverije ,atehere Rama ka shume faj qe i ka lene kaq gjate te zbatojne me perpikmeri doktrinen SALIANE edhe tani ne shk.21. Por sidoqofte kjo pune do durim dhe maturi se ne vend qe ti veme vetulla i nxjerrm syte me keq drejtesise. Kemi shprese te shohim por siç duken bathet shume larg do te jene pashket.