Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA.
Rama tha se minoriteti grek në Shqipëri nuk ka asnjë problem më shumë me pronat, se ato problematika që kanë edhe shqiptarët etnikë.
Ai shtoi gjithashtu se është marrëzi të flitet për grabitje të pronave të minoritetit grek, gjë për të cilën sipas kryeministrit, nuk ka asnjë provë.
Shefi i Qeverisë foli edhe për ndërtimin e shkollave greke, për të cilat tha se mund të jetë shumë e thjeshtë nga ana e qeverisë shqiptare që të realizohet, por problemi sipas tij, qëndron në faktin se nuk ka mësues.
“Meqë ra fjala kryeministri juaj është mjaft i vëmendshëm ndaj çështjeve të pakicës greke në Shqipëri. Ne mund të hapim shkolla publike apo private për minoritetin grek, por duket që jut ë dërgoni mësues.
Nuk ka asnjë problem për grekët etnikë në Shqipëri. Ka pasur në të shkuarën disa probleme, por tani nuk ka më. Probleme me pronat ka edhe për shqiptarët etnikë. Por të flasësh për grabitje është e tepërt.
Nuk ka asnjë rast që ndonjë pronë private të jetë marrë nga qeveria. S’ka asnjë rast të tillë. Së dyti të gjitha hotelet, resorted dhe gjithçka tjetër, është ndërtuar mbi baza private, mbështetur në kontrata.
Problemi me titujt e pronësisë është pjesë e historisë. Nuk është se nuk i kanë të gjithë. Ka që i kanë këta tituj dhe për investime të ndryshme lidhin kontrata dhe marrin para. Në të kundërt nuk jepen lejet e ndërtimit”, tha Rama.
Te cfrytezohen sirianet si mesues te gjuhes greke
Kulluf! Flet për aq sa duan ata. Nuk flet kurrë për të drejtat e shqiptarëve etnikë në Greqi
Ky stil qe je i detyruar t'u japesh pergjigje grekerve 100 here per te njejten gje nuk me pelqen fare. Taktika e tyre eshte vetem te sajojne dhe te jene gjithmone ne sulm. Guxo po deshu t'u besh atyre ndonje pyetje per minoritetet apo dicka tjeter. Te thone nuk e kam per detyre, eshte ceshtje e jona.
Muti me i mire ky......u krijua dhe pakica greke ne bregdet , te pakten keta te vorjojashteqitjes jane pakice dhe nuk shkelin dot shumicen dinjitoze dhe patriote te bregut. Se te jete per politikanet tane e ka marre lumi ate pune historikisht.
Eshte e documentuar historikisht kur Theo-Dhoros Kollokotronis zuri rob disa Genitcere turq te vetequajture Skiptare qe ishin ne krah te pushtyesit Ibrahim Pashes. U tha perpara se ti lironte. Cfare shker.........ta jini katandisur kur luftoni kunder Nesh? Keshtu dhe Genitceri me Nene Greke dhe emer angles Eduart (Edi) nga Vunoi nipi i Spiros Kolekas nuk ben ndryshe nga Ata qe ishin Administrata Osmane. Cfare mund te presesh nga ky Genitcere qe declarohet Katolike duke tradhetuar Identitetin e Nenes se Tij! Ky nuk ka haberin se cfare do te thote Katolike apo Orthodhokse. Eshte karrierist i shkalles se Siperore qe po perdoeet nga Fuqite e Medha per te shitur cdo pellembe e Kombit Greke te Pirros dhe Kastriotit tek ata qe mbeshtesin Turqine dhe rrafshojne Gazen e popullit Martire Palestineze.