Rama: Disa na shkruajnë, akoma flisni për ujë, drita e rrugë. Po për çfarë të diskutojmë, për raketa?

25 Shkurt 2025, 18:30Politika TEMA
Rama: Disa na shkruajnë, akoma flisni për ujë, drita e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Rama foli për furnizimin me ujë në vend.

Kryeministri tha se disa i shkruajnë se “pse ai  flet akoma për ujë, drita e rrugë.”

Lidhur me këtë Rama tha se kur PS mori detyrën, në Shqipëri kishte vetëm 4 zona me furnizim 24 orë me ujë.

Ndërsa sot, sipas Ramës janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që kanë ujë  24 orë.

"Thonë ca Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë. Tirana ka 24 orë ujë në 67% territorit të vetë. Dhe ky nuk është opinion , është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit dhe ka 17 orë ujë mesatare në pjesn tjetër të territorit. Mirë po po ti kthehemi pak historisë nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat.

Janë ca që shkruajnë akoma flisni për ujë drita rrugë. Po për ca të flasim për raketa? Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm 4 zona në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë.

Sot janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që e kanë ujin 24 orë. Nëse do bënim ujin 24 orë në të gjithë territorin atëherë do linim pas investime tjera, sepse kushtojnë miliarda lekë", tha Rama.

7 Komente

  1. A
    Arbereshi

    Ja po shkruaj une nje argument tjeter e jo per raki! "Pse e sakrifikove lekuren e nr.2 te Ps-se, pa fakte? Perse ky nxitim kaq i madh? Po dihet, Saliu pa konkurente edhe ti pa konkurente! Ju te dy jeno pjella te formuara ne sistemin diktatorial, nuk doni konkurente dhe beniintriga te tmershme vetem per te mbajtur pushtetin. Turp!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Jo shoku Rama, le te diskutojme per programin e PS-se , a ka nje program PS?

      Përgjigjjuni
    2. T
      TaoTao

      Hhahahahah po vet ke thene ore koqe para 12 vjetesh qe nese do flasim zgjedhjet e tjera per ket pune do terhiqem. Je duke kerkuar mandatin e 4 dhe prap per kete pune po flasim. Per rraketat ishi ti qe bere reklame me satelitat bole.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Ti na bone me satelitë. Nuk boke dot Tironën me ujë. Ti je megaloman dhe të duket vetja i zgjuar. Ky është problemi që ke ti me shqiptarët dhe shqipëtarët me ty

        Përgjigjjuni
        1. T
          TI JE SHKAKU I DESTABILIZIMIT ALLA SPAK

          KY FUNDEERINE QE NA DHA NJI SHOW GJASME KUNDER KLANIT TE PROKUROREVE - CA HIBRIT ME KARAKTERE HALABAKESH XHAMBAZESH - QE BOTA S'DO I PRANONTE NE NIVELE ROJE DERE NE GJYKATA - IMAGJINONI CFAR JANE KTA SI PERSONA PARA VELIAJT ; 1 ) VELIAJ KA NJI KONTRIBUT TE MADHE QYSH NE RINI NE SHOQERINE SHQIPTARE NE ZHVILLIMIN E MENTALITETIT TE SAJ - ME ANGAZHIMIN E TIJ NE POLITIKE DUKE PROTESTUAR PER TE DREJTAT E QYTETARIT SHQIPTARE - DUKE I DHEN NJI MESAZHE RINISE SHQIPTARE - SE DUHET T'I SHERBEJME ATDHEUT JO KRIMINELEVE E TRAFIQEVE - KA DHEN NJI KONTRIBUTE MADHESHTORE NE TRANSFORMIMI E KRYEQYTETIN DHE JETEN E SHQIPTAREVE ETJ-ETJ ETJ --------------2 ) PROKURORET ( TE DIPLOMUAR DYSHIMTE NEN ABUZIMIN E BLERJES SE DIPLOMAVE - NE UNI ME NIVELE PO TE DISKUTUESHEM - DHE NE DETYRE GJITHE KJO BANDE FAKE JURISTESH LOPCARE - MANIKINE TE KLANIT POLITIK I VETMI KONTRIBUT ESHTE ABUZIMI ME KARTEN E DREQESISE -PASURIME QE S'JUSTIFIKOHET KURR ME RROGAT QE KAN PASUR --- PRA NJI TUFE LOPCARESH ME KARAKTER KRIMINAL TE BEJN KEQ SHQIPTAREVE DHE DREJTESISE !----- TANI KUJT I SHERBEN KJO BANDE KRIMINALE HIBRITESH FAKE PROKURORE VS ERJON VELIAJT QR KY MASKARA KM I LA DORE TE LIRE TE SULMOJN SI KILLER ME PAGES GJITHE FIGURAT PS Q I KAN DHEN AQ SHUME KTIJ VENDI ?

          Përgjigjjuni
          1. c
            cfar pret ky Shkerdhat ti shkruajn

            kur do na japesh liden ta shkerdhejme ? na jep diten e javes kur ka pritje ne surrel

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moni

              Tirana i vetmi kryeqytet ne Europe qe nuk ka uje 24 ore, nese nuk mban depozite ose pompe. Eh mor gjigand, ti nuk njeh realitetin e vendit tend. Te lindesh i privilegjuar eshte fat, nuk e them per zili, por thjesht fakt, por ti as ne kohe te xhaxhit nuk e dije cfare eshte mungesa dhe sakrifica fale pozicioneve te mira te prinderve te tu. Qe atehere jetoje ne realitet paralel, si te tere te privilegjuarit ne bote. Por sa per sy e faqe o kryeminister, te pakten neper intervista shtiru sikur kupton gjesendi.... ja pra qe gabimet ne politike kushtojne me shume se 100 peme.......

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje