Rama: Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse po e luftojmë

25 Shkurt 2025, 18:40Politika TEMA
Rama: Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse po

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14, ka folur për integrimin në Bashkimin Europian, duke thënë se e trajton “si hakmarrje të të gjitha poshtërimeve që na janë bërë këto 100 vjet”.

Rama foli edhe për korrupsionin, duke thënë se flitet më shumë për këtë fenomen sepse “kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, e para rritet perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe”.

"Si ka mundësi që nga vendi më i pakonsideruar, sot konsiderohemi vendi pararojë në procesin e integrimit. BE nuk bën dhurata dhe politikë në këtë proces, por vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika madje përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Politikë që të thotë ska problem se nuk e ke bërë këtë se na afron, nuk ekziston.

Sot flitet më shumë për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara sesa të kapërcejë këtë fazë. E para rrite perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe. Dhe kjo është ajo që po ndodh sot.

Nëse ka korrupsion, ku ka? Ka në garat për fondet, tenderat. Kjo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Sot, BE, përmes strukturës së vetë që merret me analizën faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik. Nuk kemi qenë në këtë pozicion. Kemi qenë ibret, sot jemi të parët.

Kemi një problem jo të vogël me Hipotekën. Pyetja është se problemi me Hipotekën, është një arsye për të votuar PS apo jo? Kjo pyetje nuk do as mend e as kalem. Nëse nuk e voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetuar për të plotësuar transformimin e Kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjmë të mos o zotshmen. Nuk ka shans. Nuk mund ta humbë Shqipëria këtë moment.

Kemi bërë hapjen më të shpejt të kapitujve me vendet e tjera. Na është hapur një derë, le të hyjmë brenda. Kjo është diçka që unë personalisht e përjetoj si hakmarrje, e trajtoj si hakmarrje të të gjitha poshtrimeve që na janë bërë këto 100 vjet. Hakmarrje për fëmijët tanë, duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Nga ai moment është si ajo, që u bë martesa, hyre në shtëpi dhe je pjesë e shtëpisë. Siç të bllokojnë sot fqinjët, se del njëri dhe bën hero, dhe pastaj të lë një vit, s’ta bëjnë më. Je komplet i barabartë", tha ai.

11 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Korupsion ka shume, por shume ama! Po e lufton vetem nje trupe e vogel prokuroresh te cileve ju jane dhene shume subjekte per te hetuar dhe shpesh mbingarkohen dhe kjo jo pa qellim nga krijuesit e drejtesise se re per forca! Mungon teresisht vetekontrolli i brendshem nga strukturat e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, megjithese paguhen njerez per kete sherbim deciziv! Gafat spektakolare me tenderat apo PPP-te apo me propozimet e pa kerkuara per koncesione dhe investime publike etj. Me nje fjale jeni bo te pa durushem deri ne ekstrem, por mbijetoni se nuk ka opozite. Kjo e sotmja eshte nje bande kriminelesh qe ke frike ti shikosh dhe jo me ti afrohesh e ti votosh. Edhe Amerika duket se po na leshon, te pakten per nja 4 vjet. Duhet me pas byth te forta!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Si shume po flet per korrupsionin vetem kohet e fundit Rama.....!

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haram besimi i socialisteve o Rama mashtruesi

      Jo Rama jo! Sot flitet me shume sepse prokuroret dhe gjykatesit e drejtesise tende te re jane shume me teper te korruptuar se ata te kohes se Sali qenit. Per me teper, keta te tute jane pa asnje njerzillet dhe pa sapak integritet, qe sillen e veprojne si nje gestapo e shemtuar ne demokraci. Ata jane te tute sepse ti e drejton shtetin, ti mban pergjegjesi per vetingun e deshtuar e te korruptuar, ti mban pergjegjesi se u paguan atyre nga 10 mije Euro ne muaj nderkohe qe ne nuk kemi buke mjaftueshem qe te jetojme me dinjitet. Dhe, ti i pari duhet te paguash nga rroga jote dhe e Skapisteve gjobat qe vijne me te drejte nga Strasburgu per gomarrlleqet malinje te drejtesise se re. Zot na ndihmo duke na hequr nga qafa drejtesine kriminale gjoja te re qe Rama e Saliu na vune mbi kurriz qe u rafte mortja u rafte.

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIR

        Car korrupsioni po lufton ti o Rama ? Korrupsioni i tanishem nuk ka qene kurre me pare.Tani ka arritur majat. Sot hipotekat jane kampione te korrupsionit ne Shqiperi.Mbushur me patronazhiste te paafte dhe hileqare,qe te siellin rrotull deri sa ti gjesh Mon Kukaleshin. Kush ka pune me hipoteka e di mire kete pune. Ti o Rama ose jeton mbi re ose nuk do ta kuptosh se nuk te intereson dhe stimulon njerezit e tu te nxjerrin ndonje lek.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Lol o Edi.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            Pushteti Gjyqesor duhet te kontrollohet nga Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes dhe Lirive e te Drejtave te Njeriut ne nje Sistem Demokratik.

            Përgjigjjuni
            1. N
              NA FLLIQET FARE .

              TURP TE KENI .

              Përgjigjjuni
              1. x
                x

                Nuk ka ndodhur kurre qe te merren 100% fondet sic beri 5D, nuk ka ndodhur kurre qe te jepen qindra milion euro per nje incenerator qe nuk ekziston, nuk ka ndodhur kurre qe te jepen cqo dite dhjetera mije euro per ca anije fantazme et, etj tj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj tj etj etj etj e ky thote po luftojme korrupsionin. Po kush po e ben korrupsionin, Ufot, apo armiqte jashtem. Pastaj ky ben te paditurin qe per cdo legalizim duhet te paguash nen dore seksereve 10 deri 15 mije euro sipas rastit, qe i bie qe jane perfituar ne forme rushfeti mbi 3 miliard euro. Mijera qytetare kane marre kredi per te paguar sekseret dhe sot e kesaj dite jane debitor neper fondacione e banka. Mjafton nje kontroll neper banka dhe e kupton .Nuk eshte pune perceptimi por pune fakti, se ku shkojne parate e kuptuam ne rastin e Ajoles se e kapi lapsi se ashtu jane te gjitha zonjar rilindase por ndoshta me pak te ekspozuara ndersa pensionistet mezi ngopen me buke se po u rriten pensionet behet grope thote zoteria. Po ato qindra milione e miliarda leke qe vodhen a nuk bejne grope?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Do vije njeri nga qielli

                  Patjeter qe po e lufton , e kemi peshqesh nga Fatos Nano . Po e lufton tani oara zgjedhjeve , se me pas nuk do ndihet me spak . Nuk ke kujt ti besosh me , do Zoti na sjelle ndonje nga qielli

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Po patjeter. Ti me Veliajn doni nje drejtesi qe tju vije per shtat si kostum. Nuk mund te denohet nje qe ka "punuar shume" e ka "vjedhur pak"!

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      noname

                      hahahahahah po e luftojme thote hahahahah,o palle kari cdo kulle e tiranes eshte bere me kapital te zi ,madje leku i zi po rrit koston e jeteses e cdo gje tjeter o bole.Ke nipte te hapur para 6 muajsh qe ndertojne kulla 70 kateshe me kapital 10 milion te vjetra e pa asnje historik ndertimi ,qe skane shanse te marrin kredi nga bankat ne kushte normale.....atehere na thuaj ti nga vjen ky lek????????Shkerdhatokrat bythqir njesoj si ata qe ishin deri ne 2013.....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje