Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbroi marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 me palën greke, të cilën e rrëzoi më pas Gjykata Kushtetuese.
Berisha theksoi për një media greke se ajo ishte një marrëveshje e mirë që nuk duhej humbur. Për dështimin e arritjes se një marrëveshjeje ai bën përgjegjës Edi Ramën dhe shfajëson palën greke.
Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Sali Berisha ka për qëllim të destabilizojë vendin për të shpëtuar nga halli që ka me drejtësinë. Sipas tij, Berisha synon pushtetitn për ta rrjepur dhe për ta shitur vendin.
“Për mua ka dalë përfundimisht mbreti lakuriq, pas zgjedhjeve të 2013, një nga kartat që humbi zgjedhjet ishte kjo. Është tradhti e lartë ndaj atdheut. Ne kemi thënë se ky perSon do të bëjë destabilizimin e vendit për hallin që ka. Tani që luhet karta e jetës së tij, familjes së tij, premton se do zhbëjë SPAK.
Ky patriot i madh nuk e ka përmend fare Çamërinë. Duke u plakur dhe duke u nxi dhe duke u bërë një barrë për Shqipërinë. Këta e duan pushtetit për ta rrjepur dhe për ta shitur Shqipërinë. Berisha i tretë zotohet hapur se do marrë pushtetit për të shitur Shqipërinë dhe ne rrimë të qetë”. u shpreh ai.
Ai u ndal tek ardhja e Chris LaCivita, i cili është pajtuar nga Partia Demokratike si strateg i fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Sipas avokatit, LaCivita po përdoret nga kryetari i PD-së, ndërsa shtoi se Berisha do ketë probleme me ligjin në lidhje me financimin e strategut elektoral.
“Ky është një person [Chris LaCicita] që vjen e jep eksperiencë. E merr si person që është afër Trumpit dhe do ta përdori. Ne do shohim se kush e ka financuar. Muajin tjetër do jem në Amerikë dhe do vij me lajme të sakta për këtë. Berisha vetëm me financimin e LaCivita do ketë probleme me ligjin. Transparenca dhe Berisha janë dy gjera në drejtim të kundërt, Berisha mundohet të fshehë një pisllëk me një tjetër”, tha Kara.
Deri kur do durojme ket VAMPIR DERI KUR KAQ TE PA ZIT JEMI QE NJE INDIVIT QE I KA SHERBYER KUMUNIZMIT QE KA VRATE VJEDHUR E SHATARRUAR VENDIT DHE NUK I HYN GJE NE KEMBE,,
E para, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha nuk eshte tradhtar, pasi do ta kishte arrestuar SPAK-u. E dyta, asnje problem nuk do te kete Salihi me ligjin, pasi Chris LaCivita nuk do te paguhet nga ai, por nepermjet kanaleve te fshehta te agjenturave te huaja qe e mbeshtesin Esat Pashen e Vicidolit per t'u rikthyer ne pushtet, sipas marreveshjeve qe ka bere me Ed'Ramsin ne vitin 2008. E treta, e gjithe kjo strategji do ta ktheje Ballkanin Perendimor ne gjirin e Memes Rusi dhe kete e di mire Pushteti Gjyqesor ne Shqiperi.