Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë televizionit grek “Mega” është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, referuar deklaratës së tij në vitin 2016 kur u shpreh se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike.
“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.
Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama gjatë intervistës së dhënë në televizionin grek “Mega”.
I pyetur nëse mendon se ka mungesë qeverisjeje në BE, kryeministri Rama tha se kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë.
“Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë”, është shprehur Rama.
Në intervistën dhënë medias greke, Rama e quan kërcënimin më të madh që mund ti vijë Evropës, shndërrimin e tij në të parëndësishëm.
Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se megjithë hapat e ndërmarrë duhet bërë shumë më tepër.
“Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe”, ka deklaruar Rama.
Ne vitin 2016 isha me i ri... Po mer,ke qene i ri shtalb,vetem 50 e ca kusur pranvera i kishe... C'fare rrenci patologjik dhe i paskrupullt!.Veç mileti i Arnautistanit qe i perbine keto gjera!
Kur Rama tha se Trump eshte rrezik per Ameriken dhe boten ishin te dy te rinj adoloshent, Rama adoloshent 52 vjec dhe Trump adoloshent72 vjec keshtu qe Rama nuk ka faj se te rinjt edhe gabojne. Rama tani qe eshte rritur e ka kuptuar, por problemi eshte a e ka kuptuar Trump.
PPSL artisto ! Po kujdes kur i fut "indietron", shkele mirë "freksionin" se t'a merr me kërcitje... Mqs je dhe "shofer" i ri, ose nuk je fare...
Hahaha palaco politik,ky qe nuk i heq asnje presje gjerave qe thot apo ben, kesaj rradhe ju desh ta fshinte gjithe fjalimin me kuc e me mac.Eshte nje lepires ordiner si gjithe palacot e politikes se albanistanit
Karagjoz-sharlatan
Dridhe Like se na fike. Edhe ti gënjeshtar patologjik si ai zdromsi i bashkisë
JU KA SHNDRRUAR SALA SI KALLEPE ,ASNJE NUANCE NDRYSHE NGA NJER TJETRI I TE GJASHTE KOMENTUESVE ME LART,
Njesoj je....nuk ke ndryshuar jo...
Debil mashkull, perdridhet si tel, pa arime e moral
Amerikani nuk fyen , mundohet t'i afrohet te vertetes ... PSE e. Censuron ?
Edhe ne kemi ndryshuar mendim per o shoku sekretar I pare!!
Bastaredt police te MeroGelbazes, filluat fushaten e bllokimeve te komenteve.