“Kemi hyrë në fazën e drejtësisë europiane, jo ruse”, Rama: Po të mos ishte PS, s’do të shikonim kurrë hetime VIP

26 Shkurt 2025, 09:47Politika TEMA
“Kemi hyrë në fazën e drejtësisë europiane, jo

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së pas dëgjesës me rektorin e Universitetit Bujqësor, ku foli mbi reformën në drejtësi dhe situatën e krijuar pas formosjes së 24 masave të sigurisë ndaj stafit të UBT-së.

Rama ka theksuar se, nëse nuk do të ishte kjo shumicë qeverisëse, nuk do të kishim parë asnjë hetim të nivelit të lartë dhe asnjë forcë politike në pushtet që vullnetarisht të kishte distancuar veten nga kontrolli mbi pushtetin e drejtësisë.

“Po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit.

Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë, por duhet drejtësi evropiane, jo drejtësi ruse.

Pavarësia është vetëm njëri nga kushtet dhe profesionalizmi dhe standardet e panegocionueshme, nuk dua që teksa ne po negociojmë me BE të çohet një holandez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria e ka vullnetin për të luftuar korrupsionin, por s’ka gjykata dhe prokurori që respekton standartet demokratike dhe që njeh evropianisht që prezumimin e pafajësisë”, u shpreh ai.

 

 

Lini një Përgjigje