Ambasadori i BE, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi

26 Shkurt 2025, 10:53Politika TEMA
Ambasadori i BE, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.

Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.

Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur.

Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atij kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, deklaroi Gonzato.

4 Komente

  1. M
    M

    Pra do mbeshtesni banden kriminale te Saliut ne Spak? Kete po thoni,jo z. Ambassador shqipot ne 11 Maj do e shpartallojn kete bande.

    Përgjigjjuni
    1. M
      M-

      Do ti hani m*tin Spakut ju zgrropsat e ps-pd-lsi. Hajdutet e shqiptarve e kane vendin mbrapa hekurave.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vigjilenca

      Spaku të largojë nga radhët e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar së bashku me ato të larguar nga radhët e drejtësisë në kohën e vetingut, në të kundërt ai nuk kryen asnjë funksion ose mund të akuzohet për sabotim të proçesit zgjedhor.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Shikoni kontingjentin për deputet të PD dhe i veni gishtin kokës se për ndryshe do të marrim në qafë veten dhe të ardhmen e këtij vendi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje