Pse Basha e regjistroi partinë në emër të Hasës? Flet zyrtarja e ‘Demokratëve Euroatlantikë’

26 Shkurt 2025, 12:45Politika TEMA
Pse Basha e regjistroi partinë në emër të Hasës? Flet

Zyrtarja e partisë “Demokratët Euroatlantikë”, Taulanda Jupi, deklaroi se demokratët euro- atlantikë, që kanë qenë pjesë PD-së, janë për një front opozitar, i cili bashkon të gjitha flukset opozitare me qëllim arritjen e fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Jupi tregoi dhe arsyen se përse Lulzim Basha e regjistroi partinë në emër të ish-deputetit të PD-së Endri Hasa. 

“Ne do të jemi në zgjedhjet e 11 majit, por janë dhe disa dinamika që zgjojnë vëmendje. Është moment i rëndësishëm, për mënyrën  se si forcat politike opozitare po afrohen drejt koalicioneve.

Edhe unë e kam kërkuar këtë nga të gjitha flukset opozitare. Kam kontaktuar me mjaft drejtues të partive të opozitës. Përtej retorikës politike, ata kanë përgjegjësinë që tu ofrojnë qytetarëve një alternativë të besueshme. Ne na bëjnë bashkë shumë gjëra si: të jemi në krah të SPAK, listat e hapura, të jemi aleatë me BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Nuk duhet të ndalojmë tek emrat. Basha vijon betejën juridike, por zgjidhja për regjistrim me Edi Hasën, është për një teknikalitet juridik. Basha është drejtues dhe do të garojë në Tiranë”, tha Jupi në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH.

3 Komente

  1. T
    Tarras Bulba

    Po Lulushja gjithe jeten ka qene nje skuth frikacak dhe hileqar. Ai e ndjen qe Berisha do t I humbasi zgjedhjet dhe si dhelpra po pret qe korbit te zi Sa-Hales ti bjeri djathi nga squpi, dhe te marri PeDhjeren si kryetar. Kjo eshte enderra qe Lulka po sheh, prandaj mos e zgjoni nga gjumi, lereni te enderroj akoma Bukuroshen gjumashe!

    Përgjigjjuni
    1. p
      prec Ulaj

      Nga pesimi , vjen mesimi. Saliu ja dha Partine Bashes, se ne cdo kohe ja merrte prape, po tja jepte Olldashit, nuk e merrte dot me. Te njeten gje ben Basha sot, ja jep Partine nje te panjohuri, se po tja jape ndonje skifteri te vjeter, i thote Bashes ik pir.dhu.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kirurg

      Pse SPAK-u nuk merr në shqyrtim dosjen për të ashtuquajturën "rruga e kombit", për vjedhjen e 24 milionë lekëve, më duket, që e konfirmoi një kontroll shtetëror? Ndoshta prandaj Lulushi nuk del zyrtarisht si përfaqësues i "euroatlantikëve", se ka frikë mos i hapet dosja dhe i mbetet partia pa drejtues. Le që po bëhet modë që partitë, bashkitë dhe bizneset madje të drejtohen nga burgu...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje