SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë, ja për çfarë e akuzon

26 Shkurt 2025, 14:23Politika TEMA
SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë, ja për

SPAK ka dërguar për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia.

Përmes një njoftimi, SPAK sqaron se Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Në kohën kur Spahia ishte kryebashkiak, ka liruar nga detyra një person, në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe ka emëruar një tjetër.

Por kjo u ankimua nga personi i shkarkuar dhe gjykata e pezulloi vendimin e Spahisë, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Megjithatë, Spahia nuk e respektoi vendimin e gjykatës.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal.

Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.

Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi M.M., në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.

Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, M.M., dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit M.M., deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.

Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj.

16 Komente

  1. S
    Salkari

    Po per djegjen e shkolles do ti thoni gje ketij pushtit te ndyre ...ketij pleres qe per hir te Sali Berishes dogji shkollen ...ja kete jane militantet e Saliut , edhe ky si i jati , vrau bashke me Saliun 4 persona me qellim qe tja faturonin PS dhe Gramoz Rucit dhe pastaj te fillonin protesten ...ja kete jane kriminelat e kohes se sotme ....shkoni tani dhe votoni per Saliun ...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Po mirë o gazetar, mqs je marrë .me këtë lajm, nqs Spahia gjendet fajtor çfarë thotë ligji në lidhje me dënimin për të? Punë në komunitet për 3 muaj apo 6 muaj burg? Apo të bëjë një letër ku të kërkojë ndjesë për gabimin? Haha lajme nga albanistani.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Akuze shume e rende! Uau

        Keto akuza jane kot me se koti, sa per te thene qe po akuzojne edhe nga opozita. Trump ka pushuar nga puna qindra mijra njerez. I bie qe Presidenti i ardhshem amerikan ta fusi ne burg per jete, sipas SPAK-ut amerrtkan. hahaha! A eshte kjo nje shaka e felliqur e SPAK!? Trump po heq njerez qe nuk jane eficiente. Do te desheroja qe te kishte nje Elon Musk ne Shqiperi qe te pastronte ineficiencen!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ajax

        O Duman Berisha po djegien e shkolles ne Shkoder pse nuk e heton , mos kujto se harojne Shqiptaret per bemat e tyre , por edhe ty Duman Berisha do te numerohen te gjitha padite qe ke mshehur , sado qe nuk po heton vrasjet e 21 Janarit e Gerdecit , nje dite do behet drejtesi per to , por edhe per ty mor zagari i komunistit vrases Non Grata

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Qenke keq fare ti ajax , ta paska shperlare trurin propaganda rilindase. Ka te denuar edhe per 21 janarin edhe per Gerdecin. Jane bere gjyqe dhe jane Denuar njerez sipas pergjegjesise. Sa per Bardhin , KJO AKUZE i ben nder , se koleget e tij po denohen si HAJDUTE te parave te taksapaguesve.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mixha

            po c'a i duhen keto gjera SPAK-ut er taj?

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tani

            Po kete pse nuk e arrestuan apo keshtu i ka dhene urdher Saliu?A plehrat e drejtesise se re!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kasemi

              Jo, per kete ka dhene leje Saliu qe ASPAK-u t'u thote bylmezeve te PS qe ja edhe nga krahu i Saliut po dergojme ne gjyq nje derdimen, per ta denuar me 3 muaj pune ne lulishten e PD-se ne Tirane.

              Përgjigjjuni
            2. X
              XHH

              Dumani sic duket ka mare urdher qe me cdo kushte te krijoje panik tek populli per PS te shkeli cdo ligje te arrestoj ke te doje pa te drejte vetem e vetem ndoshta do vij Sali muti ne fuqi. po e hengri populli ne te semes te vej

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesi e munguar

                Bardh Spahija paska bere korupsion te madh,e per kete duhet te gjykohet ne SKAP.Keto jane shashka per tym.SPAK-u nuk degjon akuzat e G.Bardhit per Flamur Noken,nuk degjon akuzen e S.Berishes kundrejt Bamir Topit per vrasjen e gjyqtarit te Vlores e shume gjera te tjera thene nga keta politikan.Procedimi penal me anonime poshte deres duhet te kryhet.SPAK-u thjesht eshe kthyer ne shtojce te PD-s duke vrare shpresen per tu bere pak drejtesi.

                Përgjigjjuni
                1. o
                  olti

                  Këto lloj hetimesh për gjasme vepra penale kur nuk hetohen krime më të rënda si vrasje, djegie, shkatërrime, vjedhje të këtij personi bëhen për të treguar se SPAK godet nga të dy krahët. Por i ngjajnë gjyqeve që u bënë për byronë politike ku nuk u gjykuan për krimet e vërteta por për shpërdorime financiare më pak të rëndësishme. Po ashtu dhe hetimet për Berishën për vepra penale të dorës së dytë kur personi ka përgjegjësi direkte për vepra shumë më të rënda, na tregon se ky institucion nuk merret me ato krime që shqiptarët presin me padurim të ndëshkohen, por zgjedh t'i jap përparësi disa çështjeve jo nga më të rëndësishmet, ngre pikëpyetje serioze për këtë strukturë.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Cfare oshte jy Spaku mor Aman.Po ky Garibi Spahia doli ne TV duke diegur Shkollen,ju e therrisni per pushim nga Puna.Keni 1 vit qe Arrestuat Dhendrin e Berishes dhe Salen dhe nuk keni bythe te jepni Denimin,per dicka qe eshte Minimumi i Korrupsionit te Saliut.Kjo e juaja more Spaku eshte si Saliu kur Denoi Nexhmien per Kafe.Jemi ne 2025 or Katuni Spaku:Ku eshte Vrasjet e Janarit?Cfare u bo me 26 te Vdekur ne Gerdec?Me keto merruni ore Spaku Shqipnise,jo me Pushime nga Puna se eshte Turp.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                      do tju. vij fundi. te gjithve. atyre. prokuroreve. dhe gjyqtareve. qe. mbrojn. sali kriminelin. dhe. atyre. qe shkojn mbrapa. kermes. halese. sali. berish kerma. i shqiperis

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kaubojsi Teksasit

                        SPAK do me l mutin me shurre.Kjo eshte fare e thjeshte.SPAK vegel e thjshte ne duart e Sali Berishes dhe nje segmenti pertej Atlantikut qe per para q..ne baben e vet ne b..the!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dor Kajelli

                          Sala bashkpunon me SPAK. Radt i mire me e hek qafet kyt legen nga lista e sigurt, thekson me ngjyr blu Luka Guraziu.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Qesharakë!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje