“Arrestimi pa gjyq, i paligjshëm” - Rama: Gjykatës që bëjnë marrëveshje me prokurorin ose që kanë frikë prej tij…

26 Shkurt 2025, 18:29Politika TEMA
“Arrestimi pa gjyq, i paligjshëm” - Rama: Gjykatës që

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër praktikat e ndjekura nga SPAK dhe GJKKO, duke u shprehur se arrestimet pa gjyq janë të paligjshme.

Gjatë një takimi me asambletë socialiste të Tiranës, Rama theksoi se arrestimet pa një vendim gjyqësor janë në kundërshtim me ligjin dhe në fund do të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë.

“Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Këto arrestime të paligjshme nesër i paguan taksapaguesi shqiptar si formë dëmshpërblimi. Përse duhen këto arrestime pa gjyq? Për të treguar forcë? Për të treguar se prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm?” – deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te roli i gjykatave, duke theksuar se gjyqtarët nuk mund të veprojnë sipas urdhrave të prokurorisë. “Gjykatës që bëjnë marrëveshje me prokurorin ose që kanë frikë prej tij dhe fusin njerëz në burg pa gjyq janë problem,” shtoi ai.

“Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Këto arrestime të paligjshme nesër i paguan taksapaguesi shqiptar si formë dëmshpërblimi. Përse duhen këto arrestime pa gjyq? Që të tregosh që je i fortë? Të tregosh se je ti këtu dhe s’ka tjetër? Apo për të treguar se prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Kjo më shumë se sa për SPAK është një kambanë që bie për gjykatësit.

Janë aty për të qenë të drejtë, të paanshëm, etj. Nuk janë për të mbajtur anën e prokurorit! Prokurori ka punën e vet dhe gjykatësi ka punë tjetër. Gjykatës që bëjnë marrëveshje me prokurorin përpara apo që kanë frikë nga prokurori dhe bien dakord që të kapin e fusin njerëz pa gjyq në burg janë problem”, u shpreh Rama.

3 Komente

  1. T
    Teme

    Po Bechetin kush po e paguan...apo aty squhet.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Kur do i ndalesh sulmet kunder Spakut te shqiptareve te ndershem qe per here te pare ka filluar tju sjelle atyre nje fare shprese?Shqiptaret tashme e kane kuptuar qe ti do perdoresh cdo mjet per ta eleminuar por nuk ke asnje Shans!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu=Dumani=Bani=Gestapo

        Dumani e Bani kujtojne se jane mbi ligjin, por rrufeja e popullit do tu bjere ne koke ketyre berishisteve te ndyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje