Pse u çalltis Foltorja në Parlament?

21 Dhjetor 2022, 18:36Politika TEMA

Pse u çalltis Foltorja në Parlament?

Nga Ylli Pata

Humbja e logjikës, u pa që në konferencën e mesditës së Sali Berishës, i cili ju kundërvu egër qeverisë së SHBA, ambasadores Yuri Kim që e quan “Guvernatore” për rastin e Ardian Dvoranit.

Nëse opozita do të bëjë betejë politike për propozimin që Dvorani të jenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kjo është pjesë normale e dialektikës. Ja ku është Kuvendi, komisionet, lë të shpalosin të gjitha ato argumentet që deputetët e Foltores dhe të PL-së si valvul për të shfryrë inatin ndaj gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Lartë e urren si Sali Berisha edhe Ilir Meta, në konflikt të hapur interesi.

Pasi Dvorani është një i prekur nga katastrofa e Gërdecit, si pasojë e humbjes së jetës së vëllait të tij, ndërkohë që ka pasur një vendim minorance në vendimin e Gjykatës së Lartë për përgjimin Meta-Prifti në vitin 2011.

Ky është tashmë fakt i njohur, e pas këtyre dy ngjarjeve që subkoshienca e çiftit politik të “opozitës sovraniste”, çdo inat e tërsëllime që ata nxjerrin nga goja, nuk e ka vlerën e një logjike të ftohtë apo argumentuese mbi një opinion për një kandidaturë për institucionin që intepreton ligjin themeltar të shtetit.

Megjithatë, ajo që Berisha nuk e gëlltit dot është se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shkurt të vitit 2021, shpalli Ardian Dvoranin si “Kampion të Antikorrupsionit”. Vendimi për Dvoranin ka ardhur pak muaj para sanksioneve dërrmuese për Sali Berishën. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për këtë çështje thuhet:

 “Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin transnacional. 

Administrata e Biden pranon që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet antikorrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit. 

Për atë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre.

Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të jetojmë në shtëpi dhe ta ilustrojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. 

Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar i Ekuadorit, Sophia Pretrick i Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardwaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla të Libisë, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka të Ukrainës”, – shprehet Blinken”.

Pra është e qartë se Dvorani nuk është as i vetmi por, si një model i një lufte që ai si gjyqtar edhe pse të pabarabartë, ka zhvilluar në këtë rast me njerëzit e kupolës së “të paprekshmëve” siç i quajnë enturazhi i tyre.

E në këtë rast, Berisha tha se duhet të ndërtohet një qëndrim politik i PD-së kundër vendimit të SHBA, me një aksion që përfshin, letra, peticione, apo aksione proteste. Pra që në thelb ka kontestimin ndaj qeverisë amerikane.

Pasi Dvorani është zgjedhur “kampion” sepse është antipodi i Berishës e i Metës në këtë rast. Kush nuk e sheh, le të mos e shikojë, por fakti qëndron. A, duan siç thotë Manjani se “Reformën ku ta keni” pastaj ky s’është argument por mllef. Në thelb është Dvorani modeli anti-pandëshkueshmëri, edhe pse realisht nuk se është vrarë si Falkone e Borselino. Por tragjedia e ka prekur familjen e tij të afërt në Gërdec.

Ndaj ky ishte një motiv destabilizimi që dy aleatët që e kthyen Dvoranin si simbol, kur në fakt nuk kishin pse, morën në fytyrë boomerangun që e lëshuan.

Ndërkaq, pasdite Foltorja ju lëshua sërish inatit për të kërkuar që deputetët e Berishës të jenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke provokuar sherr e ulërima.

Gjithë këtë zhurmë, si Flamur Noka, si Bylykbashi, mund ta bënin në muajin shtator, kur konstituohet sezoni i ri i Kuvendit dhe rikonfirmohen grupet parlamentare. Nuk e bënë, pasi panë që kishte një ndarje mes dy grupeve në opozitë, e donin që me kalimin e kohës të bindnin njerëzit të vijnë me ta. 

Pra në shtator mund ta bënin betejën e të kërkonin që siç tha Berisha, Luçiano Boçi të jetë kryetar i grupit të PD-së dhe të merrnin edhe grupin, siç morën selinë. Këtë betejë Berisha nuk donta ta bënte pasi mendoi se do t’i dalë si 8 janari. 

E sot, kur gjykata duhet të shprehet për të ashtuquajturën çështjen e vulës së PD-së, ata dolën duke bërtitur, jo se e kishin me Kuvendin, por me gjykatën. Pasi edhe me rastin e Dvoranit, vota kundër për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese është akt politik. 

E sipas gjasave kundër do të jetë edhe grupi Alibeaj. Por Berisha e Meta nuk duan t’i bashkojnë votat me PD zyrtare për të mos e quajtur veten bisht. Sipas gjasave, do të bëjnë zhurmë e largohen, ngaqë si faktor politik janë drejt irilevancës politike.

12 Komente

  1. k
    k

    Me siguri ndjejne ndonjë rrezik për non gratan.

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      Sali krimineli kunder SHBA Fuqia e tij politike është nën zero Zastavë Noka është zagari qe lehë per kriminelin Sali Ata qe e kundeshtojnë Ameriken qe i bëri 2 shtete shqiptare ata janë tradhetarë te kombit dhe te shteteve Shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Dvoranin e vleresojne SHBA dhe Evropa,nuk duan ta vleresojn dy funderinat e shqiperise,Sali Berisha dhe koke tulja Ilir Meta. Na plasi bytha se nuk do Saliu non grata dhe Like,haduti.

        Përgjigjjuni
        1. Zjarr Zeqo ka urdhru i modhi

          Me siguri nongrada ka dhene urdher qe bashke me peticionin e Dvoranit ti dergojne edhe nje tjeter per te hequr damken qe i ka vene liderit shpiteror allit s’kane si ja u bejne deputete e rebela te Alibeant , se ata nuk duan qe Saliut ti hiqet damka ne balle qe nxin me shume se faqja e goditur nga Gert Shehu . Saliu ishte i zene sotme ceshtjet e arsimit se kur ishte e ndriti mund te blije diploma gjithandej.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo lala

            Saliu lufton fort per te mbajtur Gjykatat qe ka emeruar Argita Berisha, per te mbrojtur familjen e tij te korruptuar.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tmerr....

              Ore po lexoni se cka then ky Dvoran Heroi ne vendimin per Like Floririn pastaj na e merrni si shembull per tu ndjekur. Se kam frike se pasi te lexoni vendimin per Liken do mendoni ndryshe per Dvoran mavrine.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir Meta

                Lexoje njëherë vetë nga fillimi në fund vendimin, bashkë me qëndrimin e tij të kundërt nga 4 gjyqtarët e tjerë. Pastaj na ndriço të gjithëve

                Përgjigjjuni
              2. S
                Semi

                Qe ne nuk kemi opozite kte e dime por se cfare ka bere Dvorani kunder korrupsionit kte une nuk e di e me duket qesharake ashtu si dhe sjellja e shba kto vitet e fundit qe nga lufta ne irak,siri,libi e afganistan...kush e di te na thote.

                Përgjigjjuni
                1. ☢️

                  Komunisti Sali Berisha e katandisi PD-ne nga nje parti qytetare dhe intelektuale ne nje organizate kriminale.Komunisti Sali u kujtua te bej mea culpa vetem per skemat piramidale, por " harroi" te beje mea culpa per shkaterrimin e madh qe i beri Kombit. Komunistit Sali i rendojne mbi supe varret e kushedi e sa e sa shqiptareve dhe nuk do shkoj ne ate bote pa i lare mekatet, sepse vdekja per Saliun eshte çlirim. Eshte mallkimi yne me i madh, por qe me sa duket e paskerkemi merituar perderisa pritem kaq gjate dhe presim akoma ta ndeshkojne te tjeret. Nuk jam ndonje amerikan dashes, por kete here e bene si burrat, ia mbyllen dyert kellires me soj dhe sorrollop, sepse komunisti Sali as vet nuk e di sa luge me çorbe te prishur ka ngrene dhe po ha nga halli.Ku ti dhembe dhe ku t'u djege me shume, te rroje dhe te shohe edhe fundin e kryekatunarit te LSI.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari

                    U ka hyre Murtati brenda,ndaj u çalltisen.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      S'keni pare gje akoma. Mesojeni: nuk u calltis sot. PD u calltis si e tille qe kur u sajua artificialisht kur antaresoi te gjithe banditet e ketij vendi, nderkohe qe demokrateve hisorike tradicionale iu vune shkelmin perseri, tamam sic ua kishte vene Enveri.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptari

                        Pas vendimit te Apelit fillon seria e dyte e filmit kushtuar SHQUPIT, me titull” O djem rrembeni hunj,leva,matrapik,shkalle dhe gaz lotsjelles dhe yxhym mbi kalane e Liderit tone” Titull i gjate por i lezeçem dhe plot gallate.Yxhym !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje