“Pusho se ti je i pari kalë karroce”, Spiropali përplaset me Boçin: Një tufë burrash që bërtisni nga vendi

23 Qershor 2022, 11:44Politika TEMA

“Pusho se ti je i pari kalë karroce”, Spiropali përplaset

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me deputetët e opozitës në Kuvend. Ajo i është drejtuar me tone të ashpra deputetit Luçiano Boçi që të pushojë.

Spiropali: Interpelancat bëhen për çështje publike, jo për  biznese individuale apo për të telendisur njerëz me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur zotëria është bërë kalë karroce i qorr fermanit nuk i dallon dot këto të dyja.  

Ishte një biznesmen i nderuar kur hyri në politikë dhe po del si një ushtar i qorr fermanit. Nuk di as çfarë nxjerr nga goja, as peshën e fjalëve, na përmend ne trupin. Ka turp më të madh se lukunia juaj që jeni bërë bashkë për të mbrojtur një njeri nga krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

Në një moment ndërhyn Luçiano Boçi.

Spiropali: Pusho, pusho ti se ti je i pari kalë karroce. A nuk është turp zotëri? Një tufë burrash që bërtasin nga vendi. Ul zërin, abuzoni këtu me të drejtën për interpelanca. Nëse bashkëshorti i ministres do na hidhte në gjyq ty dhe mua bashkë, do ta fitonte këtë gjyq.

Spiropali u shpreh se komisioni hetimor që kërkon të ngrejë opozita është në cenim të investitorëve individual dhe gjithë klimës së biznesit.

1 Komente

  1. e
    e-Lisa në botën e çudirave !

    Luçi - Biznesmen?! Po ça thua moj e-Liza në botën e çudirave .. Luçi një copë matrapaz semser pedagog i klasit te 3-të në EL. Ku të merrte ndonjë lekë me ndonjë provim ose t'u fut njerëz në shkolla. Por si duket ka evoluar Shqipëria. Ky pedagogu na qenka biznesmen. Po kjo që ishte kuçedra e doganës.. Çfarë i bie ?? Apo Super-Biznesmene!

    Lini një Përgjigje