Propozimi për Shqipërinë dhe MV, Varhelyi thirrje Bullgarisë: Miratojeni, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

23 Qershor 2022, 09:17Politika TEMA

Propozimi për Shqipërinë dhe MV, Varhelyi thirrje

Komisioneri i BE-së  për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Varhelyi i bën thirrje Parlamentit Evropian dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe të miratojnë sot në Samitin e BE-së, propozimin për për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.

I bëjmë thirrje Parlamentit Bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për miratim sot siç është propozuar më herët.

Kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”,  shkruan Varhelyi.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  janë shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues të Maqedonisë së Veriut nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian.

Por ky  kuadër negociues kishte deri tani mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut kryesisht mbi të drejtat e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjeve të tjera të lidhura me historinë, gjuhën dhe idnetitetin midis dy vendeve. 

Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për kuadrin negociues të Maqedonisë së Veriut me Bullgarine, cili tashmë pritet të votohet nga forcat politike në parlamentin bullgar këtë mbrëmje. Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europian

Bashkimi Europian duket se përgatitet për të anonçuar lajmin e shumëpritur për te dyja vendet dhe Ballkanin Perendimor. Së paku, të gjithë treguesit flasin në këtë drejtim.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do te mbajne një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor. Një konferencë e tillë nuk e kishte parashikuar deri sot pasdite. 

Së dyti, burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar për ABC, se do të ketë konkluzione për Ballkanin Perëndimor. Dhe së treti, të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor Perëndimor kanë konfirmuar prezencën e tyre në samit, ndërkohë që liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin lajmëruar se mund të bojkotonin samitin si shenjë protestë për veton bullgare.

2 Komente

  1. h
    hahah cfar Loje e Peshtire . Ordinere !

    ja se ku degjeneroj Loja e flliqur e BE-se ne Kllounerin Bullgare . majmuni Bullgar ne Cirkun e BE-s po cudit me akrobacite e tij te c'akorduara qesharake Drejtuesitb e BE-se . Gjithcka ne Dore te Majmunit te Cirkut ne Bruksel . e daaaaaai hahaha la scimia bulgare nella sua salto mortale

    1. D
      Duaje atdhene si shqiponja Folene

      Bravo Edi Rama , Je i papare , E Meriton karrigen ku je ulur dhe e justifikon qenien LIDER. Pas Dua Lipes YOU will be the next Lider Boteror . Askush deri me sot ka folur dhe ka bere kaq shume per Shqiperine .Nje KONTRIBUT kaq te VYER , e thene shqip ''ON THEIR FACE.'', TROC pranojeni te verteten ose na thoni pse se pranoni . Kam Besimin qe dhe ceshtja Came do marre drejtim , me shpresen ne zot dhe vullnetin e Naltmadhnise (kjo nuk eshte sarkazem))Kryeministrit te denje EDI RAMA.

    Lini një Përgjigje