Fotot e panjohura të vizitës së James Baker-it 31 vjet më pare: Pse u mënjanua Sali Berisha?

22 Qershor 2022, 19:22Politika TEMA

Fotot e panjohura të vizitës së James Baker-it  31 vjet më

Nga Ylli Pata

Sot Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh video të James Baker, sekretarit të Shtetit që vizitoi Tiranën për herë të parë pas rrëzimit të komunizmit.

Një vizitë që ishte dhe është historike pasi nguliti një partneritet politik që komunizmi artificialisht e kishte lënë anash.

Në sheshin “Skëndërbej” dolën 300 mijë shqiptarë, që ishin thuajse të gjithë votues të opozitës antikomuniste, pra Partisë Demokratike.

E këtë e thotë edhe Baker në mesazhin video, ku kujton realisht atë që ka parë në 22 qershorin 1991kur deklaroi se “Liria funksionon”.

Një vit më parë, Sali Berisha dhe enturazhi i tij bërtiti e kërsiti se SHBA ka montuar imazhet, pasi sipas tyre ishte Sali Berisha partneri i Bakerit gjatë vizitës në Tiranë.

Gjë që nuk është e vërtetë.

Ernest Baba, një fotograf i ATSH-së sot në pension ka sjellë dy imazhe krejt të panjohura të vizitës së James Bakerit, përkatësisht mitingut në sheshin Skënderbej.

Ku Sali Berisha nuk duket gjëkundi. Përveç pjesëss së stafit amerikan, në fotot e Ernest Babës duket vetëm kryeministri i qeverisë së Stabilitetit, Ylli Bufi, i cili duket ka qenë në një makinë, Cadillak me sekretarin Baker, si dhe Elez Biberaj, i cili ishte përkthyer zyrtar. Sali Berisha nuk ekziston në fotot e Babës, që janë shumë interesante, pasi përballë kanë një mori shkrepjesh nga fotoreporterë të mediave kryesore të të gjithë botës.

SHBA nuk pati Sali Berishën si mikpritës, por qeverinë e Ylli Bufit, të cilën ishte SHBA që kontriboi për ta formuar në vitin 1991. SHBA dhe kancelaritë europiane atëherë përkrahën një qeveri koalicioni mes PD-së dhe PS-së. E partnerja zyrtare e SHBA-së ishte pikërisht ajo qeveri që drejtohej nga Ylli Bufi, zyrtar i PS-së dhe Gramoz Pashko i PD-së.

Në fotot e Ernest Babës shihet qartë që kemi të bëjmë pikërisht në partneritetin e qeverisë së SHBA me ekzekutivin shqiptar. Prezenca e Sali Berishës në miting ka qenë plotësuese e jo primare. Sado që vetë Baker ka deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në Parlament se ka ardhur edhe si pasojë e ftesës së Sali Berishës, i cili ishtë shef i opozitës, e që përbën një qëndrim normal e politik të qartë. 

Por SHBA ka përkrahur një aleancë apo koalicion të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Mazhorancë, e cila ishte prezente në mitingun e Bakerit me disa ministra. Çka tregon se partia në pushtet përkrahte marrëdhënien me SHBA-në. 

Një marrëdhënie, e cila me pas u prish nga Sali Berisha, e cila doli nga qeveria e koalicionit. E që solli fitoren e PD-së, por marrëdhënia e tij me SHBA-në nuk ka qenë asnjëherë një relacion as i afërt e as linear. Që u vërtetua edhe me Non grata-n e viit 2021…

TemA 

7 Komente

  1. F
    FCB

    Shume e afert eshte dita kur Amerikanet te ulen ne gjunje perpara Sali Berishes .

    1. A
      A.C. Tr

      Une jam fotoreporteri i dyte, nga e djathta ne te majte. Ndoshta kane qene rreth 300mije shqiptare, por jo vetem ne sheshin Skenderbej. E kam ndjekur qe nga Aeroporti i Rinasit (sot Nënë Tereza). Autokolona e makinave duartrokitej qe nga dalja nga Rinasi e deri ne shesh. Thuajse pa shkeputje. Asnjehere nuk jane mbledhur kaq shume shqiptare. As per Paper dhe as per Nënë Terezën. Pas Zogut te Zi, dy anet e Rruges se Durresit ishin mbushur aq shume sa shoqeruesit u detyruan te zbrisnin dhe ecnin me hap te shpejte e vrap deri ne shesh. Kam bere disa fotografi edhe nga tarraca e pallatit te dyte afer sheshit. Njerezit zgjasnin duart te preknin makinen e Baker sikur te preknin Endrren Amerikane. Sali Berisha ka qene diku në periferi te pales pritese. Shefja e sigurise (ose nje nga drejtuesit) se Baker ka qene nje bjonde simpatike. E mbaj men mire se erdhen 6 prej tyre nje dite me heret. Isha duke ngrene darkë tek hotel Tirana me dy fotoreportere te EPA. Salla ishte plot dhe ata u ulen ne tavolinen tone. Biseduam gjate duke pire vere. Te nesermen, po fotografoja ne shesh, doja të hypja ne podium, anash per te fotografuar me mire. Me kapi nga rrypi i pantallonave dhe nuk me la te ngrihesha me lart. Ktheva koken, u pamë sy me sy me qeshi, por me la aty. Fotografi e video nga ajo ditë ka shume. Edhe ne arkivin e ATSH, nese nuk I kanë vjedhur negativat! Po te ishte SB pritesi kryesor, do ekzistonin dhe ai do I kishte nxjerre. Ne kemi qene nga te paret fotoreportere qe mbulonim gjithshka ndodhte. ATSH i transmetonte me telefoto bardhe e zi agjensive te huaja. Per nje foto paguanin $100 edhe nese nuk e botonin. Brenda nje dite kane transmetuar edhe 10 foto nga nje aktivitet. Konkretisht, demostrata ne sheshin Skenderbej. E mbaj mend mire se ate dite jane transmetuar 9 foto te mijat. Ishte kohe kur hajë dru edhe nga policia edhe nga turmat. Kam shpetuar paq, thjesht ng Ruzhdiu i rruges se Durresit. (e Falenderoj serish). I rashë gjate ( ndjese), por keshtu ka qene. Dieta kur dilnim jashte Tirane na dilte per gjysem panine e dy qofte. Rroga mujore po 6400L =$64 afersisht, nga ora 7:30 -20:00 zakonisht, por kishte dite qe rrinin edhe pas mesnate. Gjithe te mirat kudo ku jeni.

    2. S
      Spak

      Jo, Saliu per hir te se vertetes, ka qene ne qoshen djathtas Beker,por rrinte si muti ne shi! I tulatur i shastisur!

      1. Z
        Zeqina Sallaksja zhulsja

        Po e dinin mirë amerikanët qe Saliu ishte KOMUNIST muti! Prandaj se kanë dashur kurrë!!!

        1. M
          Miri

          U menjanua Berisha? Hajde mashtrim I paster hajde! Keshtu ju meson Meroja,të genjeni hapur?

          1. t
            te vertetat e hidhura sherojne me mire

            Jane fjalet e James Baker ne Kuvendin e Shqiperise - Vij ketu me ftese te Sali Berishes! Eshte Sali Berisha qe i uron mirseardhjen James Baker ne Sheshin Skenderbej duke u bere thirrje shqiptareve teper te entuziazmuar qe te lene mikun te jape mesazhet e tij. Keto te verteta nuk ka as Pate as Patok ti fshehe se i ka pare nje Shqwiperi e tere dhe e kujton c'do shqiptar ne ate vizite te Baker ne 1991 ne Tirane.

            1. m
              mysybeti

              ....dhe pas ketij, ne atdheun tone hyri droga, prostitucioni, profesjoni i vraësve te paguar, bandave te grabitesve,trafiqet e zeza, korupsioni ndersa 1/3 e popullsise iku nga syte kembet e te tjerë duan ta lene kete vend ku u mboll krimi dhe pasiguria.Gjithe fëlliqësirave të ketij vendi ju dha shanci te ndyjne brenda dhe jashte vendit. Ja kjo ishte ajo qe ardhi pas vizitës se ketij politikani ne vendin e shqiptareve. Krenohu amerike per keto arritje themelshkateruese.

              Lini një Përgjigje