Celibashi: Të përmirësohet ligji për financimin e partive, 80 forca politike s'marrin pjesë në zgjedhje dhe janë të dyshimta

22 Qershor 2022, 16:49Politika TEMA

Celibashi: Të përmirësohet ligji për financimin e partive,

Partitë politike kanë nevojë për një kuadër ligjor të përmirësuar sa i përket financimit të tyre. Kështu u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë një tryeze diskutimi me opozitën dhe grupe të tjera të interesit.

Vetë kuadri rregullator ligjor ka nvojë për plotësime dhe qartësime në lidhje me financimin e partive dhe të fushatave.  Ka ardhur koha tashmë të rregullohet financimi i të ashtuquajturave palë të treta. Dua të përfshihen në monitorimin dhe financimin e fushatave të tyre edhe shpenzimet në median e shkruar e rrjetet sociale”.

Sipas kryekomisionerit, 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit, dhe më shumë se 51 % nuk kanë të dhëna për vendodhjen e tyre.

“Për më shumë se 50% të tyre nuk ka asnjë informacion në lidhje me adresat, kryetarin e partisë apo organin drejtues. Partitë duhet të jenë të detyruara me ligj që nëse ndryshojnë adresë, duhet të njoftojnë KQZ. Janë rreth 80 parti që nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit. Këto dhe shumë të tjera nuk kanë përfituar fonde publike”.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj kërkoi që financimi i partive politike të bëhet nga shteti.

“Mbeten në favor të një financimi nga buxheti i shtetit i cili është i matshëm, i kontrollueshëm, qarkullon nëpërmjet sistemit bankar, i jep më së shumti mundësi organeve që ligji ka ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes të kryejnë më mirë kompetencën e tyre”.

Sipas Alibeajt, financimi me fonde private i partive politike, shton mundësitë e ndikimit nga burime të paligjshme, kriminale dhe korruptive.

1 Komente

  1. F
    Fjala ime

    Enkeledi kerkon qe financimi partive apo organizatave te behet nga shteti, dmth taksat e qytetareve, dmth qe Sali Sheqerja pak ka perfituar dhe si hyne hu ne bythe por te marre akoma. Partite s'duhet te kene asnje leke nga taksat e qytetareve, por jane organizim vullnetar dhe te paguajne antaret e tryre per te mbajtur partine se keshtu do te thote qe te paguajne ata qe s'duan nje parti, me pahir nga shteti! Ne qoftese parti ka 600.000 antare, e perballon çdo gje , ndryshe s'kam pse te paguaj per Ramen apo Enkeledin une qe s'dua asnje. Taksa paguhet te me sherbeje prape mua me investim, nritje pagash, subvecionim etj. Te paguash per kriminelet e bandat qe quajne parti.

    Lini një Përgjigje