Celibashi thirrje partive: Bëni publike burimin e parave, më shumë se 50% prej tyre nuk kanë adresë

22 Qershor 2022, 11:07Politika TEMA

Celibashi thirrje partive: Bëni publike burimin e parave, më

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur disa problematika të sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke u shprehur se ka nevojë për përmirësim.

Në një konferencë të zhvilluar për transparencën e financimit politik, Celibashi tha se sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor. 

“Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë. 

Partitë dhe institucionet e tyre administruese kanë pak transparencë edhe brenda vetvetes, për më shumë se 51% të partive nuk kemi të dhëna për vendodhjen e tyre. 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit nuk ka gjurmë të tyre, në vlerësimin tone ligji duhet të ndryshojë, në kushtet kur nuk bëjmë dot shqyrtimin kapilar të 131 partive, duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje, kontrolli për të tjerat mund të bëhet me short”, tha Celibashi.

Lini një Përgjigje