“Jam vëllai i Vuçiçit”, mediat serbe sulmojnë Edi Ramën: Është vëllai i Albin Kurtit, kërkoi njohjen e Kosovës

21 Qershor 2022, 18:51Politika TEMA

“Jam vëllai i Vuçiçit”, mediat serbe

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë e quajti veten vëlla të Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Në një artikull të B92 shkruhet se pavarësisht deklaratës ironike, kryeministri Rama ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës, në mënyrë që shqiptarët të gjejnë paqe.

Gjithashtu, në shkrim është vendosur citimi i kryeministrit Rama, i cili tha se kur është me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duket se është vëlla me të e jo me Vuçiçin.

"Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë me rastin e shkrimeve në media që dolën pas publikimit të Zëvendëskryeministrit të Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Besnik Bislimi, në të cilin e cilësoi atë si “politikan pro-serb”. se ai ishte “shumë më shumë se kaq”.

“Sa i përket serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiçit, por qëndrimi im është se ne nuk kemi nevojë për një Serbi të radikalizuar, sidomos në kontekstin e sotëm. Dhe nëse shihni sasinë e të qeshurave dhe autoironisë kur Unë dhe Kurti jemi bashkë, do të thoni “Nuk është vëllai i Vuçiçit, por vëllai i Albinit, më lër të bëhem vëlla me të dy”, tha Rama.

Rama tha se të gjitha palët në Kosovë duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e kësaj pjese të Evropës, pasi është më e prapambetura.

“Zgjidhja përfundimtare është njohja e Kosovës nga Serbia dhe një paqe e drejtë që u përket shqiptarëve të Kosovës”, tha Rama. 

Rama ndodhej në Prishtinë, ku u zhvillua mbledhja e tetë e qeverive shqiptare dhe institucioneve provizore të Kosovës, gjatë së cilës janë nënshkruar 19 marrëveshje", shkruan media serbe.

28 Komente

  1. h
    he mo dhe ju Serbet s'keni asnji sens Humori

    Rama i ka thon thjeshte per batute ate . Nuk e kuptoni gjuhen e Rames ju hahahah . Po edhe pas kaq Shekujsh ala per Destabilizimin e ballkanit jeni ju Serbet bre ??????? Po si nuk mesuat te jeni njiher Paqesore ne kte Ballkan more shejtaner ,apo ju a ferkon koken Rusia juve dhe ju hop Kerceni Perpjet . Kur do silleni si Njerez ne kte pjes te Kontinentin te Vjeter o Serbe ,qe ngelet gjithe jetes nji Vegel i Politikave te Europianeve , qe ju kan perdorur ne cdo rast si Bombe me ju hedh diku me bo Gjenocide ne popujt e paarmatosur . Nuk jetoni dot ju Serbet me komshite ne Paqe ?????? Kaq te veshtire e keni ! . Buooooh , E pabesushme per >Shekullin qe jetojme ,te perballesh me nji mentalitet te tille aspakNjerezore !

    1. L
      Lasgushi

      Po te jete,qe populli serb,eshte ne nivelin intelektual,te gazetareve serbe,te cilet shkruajne keto shkrime.Ne ballkan,nuk I kemi punet mire.Ose I kemi m....

    2. Z
      Zana

      Rama eshte gjithmone ne mbrojtje dhe ne krahe te kosoves kete gje e ka bere te ditur gjithmone.

      1. F
        Fatma

        Mos beni lajme duke deformuar te verteten dhe duke nxjerre kot keq ramen

        1. T
          Tani

          Po dihet qe rama eshte ne krah dhe ne mbeshtetje te kosoves dhe gjithmone deshiron me te miren per kete. Kjo gje duket dhe nga projektet dhe marreveshjer qe ai ka lidhur me te

          1. H
            Hasan

            Dini vec me deformuar te verteten dhe duke bere lamjme kot se koti

            1. M
              Miranda

              Gjithe kohen Rama ka qene ne mbeshtetje te Kosoves. Dhe eshte e turpshme si mund te hedhin akuza kot keto media serbe.

              1. G
                Goni

                Po sigurisht qe rama esht vellai i albin kurtit shqiperi dhe kosov jemi vllezer dhe pse dy shtete te ndryshme

                1. s
                  siara

                  Mediat Serbe ket pun kan qe te nxisin urrejtjen per Ramen e per shqiperine por nuk do ta arrije kurre kete gje.

                  1. I
                    Iza

                    Rama gjithmone ka kerkuar me te miren per kosoven. Mediat gjithmone dijne vetem te shpifin

                    1. B
                      Bledi

                      Ka ber i gje me mend qe i tha zelenskyt njih kosoven ky po esht kryeminister qe perfaqson gjith shqiptaret

                      1. m
                        mirel

                        Koqevaret e Al-Bin Vetevrerosjes duan qe biznesin ta bejne me Vucicin por per ta "rrahur" duhet te dale Rama...na rrofshi topet.

                        1. a
                          anila

                          Te gjithe kane kuptuar se cka ka rama ne mendje dhe e dine mire objektivin qe ai ka prandaj keto lajme nuk i mer per baze njeri.

                          1. A
                            Ana

                            Gjithmone Rama ka bere me te miren per Kosoven dhe e ka menduar ne menyre qe te perfitoje me te miren edhe ajo, keto jane llafe te kota

                            1. Y
                              Ylber

                              Mediat serbe qenkan zgjuar paksa keq!!! Zoti.Rama po perpiqet qe marredheniet mes vendeve te jene te mira dhe te krijojne pika ne mdikim pozitiv te vendit

                              1. T
                                Tila

                                Po normal motra e vellezer jemi me Kosoven! Cjane keto lajme me efekt nenkuptues negativ! Rama dhe Kurti po bejne dhe krijojne marreveshje per mireqenien e vendeve

                                1. P
                                  Plaku

                                  Lajme pa lidhje mos flisni kot e mkot rama bashk me kurtin po bejne gjera te mira per vendin,suksese

                                  1. G
                                    Gjigande je Edvin Rama

                                    Nje nga arsyet qe koqevaret jane robi i trashe eshte bashkjetesa me Serbet ....pa i bere qefin vetes po ne Shqiptaret jemi shume para vendeve te ish jugosllavise ne kulture jemi kozmopolit jemi te hapur njerez md vizione . Rama tha nje fraze fantastike per ta kuptuar nuk duhet te jeshe primitive tani po e kuptoje pse koqevaret jane te prapambetur fat i keq qe kane bashkjefuar me ta

                                    1. T
                                      Teo

                                      Rama dhe kurti po bejne me te miren per vendet e tyre sesht nevoja te hidhni balt mbi punet e tjerve

                                      1. F
                                        Flamur

                                        O ju nuk jeni ne terezi o serbe

                                        1. F
                                          Flavio

                                          Edi Rama mundohet qe te jete i mire me te gjithe

                                          1. A
                                            Aron

                                            Pa diskutim qe eshte vellai i Albinit, ate shprehjen se "eshte vellai i Vucicit" e beri me ironi.

                                            1. L
                                              Leone

                                              Po tani ca do thone "patriotat" qe shanin Ramen tradhetar. Jua tha ne sy ne beograd Kosova shtet i pavarur e po vazhdon tua thot me politikat qe po ndjek

                                              1. B
                                                Bora

                                                Rama e ka mbeshtetur gjithmon Kosoven dhe me te vertet eshte turpnqe mediat serbe te hedhin akuza te tilla

                                                1. S
                                                  Sela

                                                  Ca jan kto lajme koti Rama ka menduar gjithmon per te miren e Kosoves

                                                  1. D
                                                    Don Corleone

                                                    Ky eshte lider i ballkanit e me shume se e do ky kosoven se do njeri. Lart e me lart Edi rama

                                                    1. H
                                                      Henri

                                                      Ai gjithnon ka qen n krah te kosoves dhe ka dashur qe te eci perpara si vend

                                                      1. E
                                                        Esi

                                                        Rama vetem perpiqet ta mar e ta ndihmoj kosoven kudo dhe i qendron mbeshtetje hatermbetjet qe ka me serbin duhen harruar

                                                        Lini një Përgjigje