Shkrirje e PD me LSI? Bardhi: Kurrsesi nuk bëhem pjesë e një lëvizjeje që drejtohet nga Ilir Meta

22 Qershor 2022, 08:30Politika TEMA

Shkrirje e PD me LSI? Bardhi: Kurrsesi nuk bëhem pjesë e një

Bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së me në krye Ilir Metën, është i pranueshëm sipas Gazment Bardhit pas një kërkesë faljeje nga ana e presidentit, por një shkrirje mes dy partive kurrsesi nuk mund të ndodhë sipas deputetit të PD-së.

Bardhi tha se LSI-ja është  është rritur në dëm të PD-së dhe një shkritje e supozuar mes PD-së dhe LSI-së do të iste për llogari të interesave të Metës.

Bardhi shtoi se nuk beson që Meta është i ndryshëm nga Rama për mënyrën se si e ka qeverisur Shqipërinë në 30 vite.

Bardhi: Nuk kemi pasur kurrë mbështetje mediatike faktikisht, pasi media mbështetet nga persona të ndryshëm ndër ta edhe Berisha.

Në politikë nuk ka çështje statike, po të ishte për çështjen e numrave Basha u zgjodh kryetar i PD pas dy muajsh që u akuzua si i shitur. Ajo që unë kam thënë është që rreziku me Berishën në parti do të ishte i izoluar. Berisha nuk e ka marrë zyrtarisht PD-në, por ai është I izoluar. Unë nuk e shoh dot PD-në fituese duke qenë e izoluar nga partnerët ndërkombëtarë.

Çdo ditë e më tepër demokratët do të ndërgjegjësohen që Berisha nuk është e ardhmja e kësaj partie. Nuk mendoj që Basha e ka të mundur kthimin në krye të PD-së. Ne nuk fitojmë dot duke qenë të përçarë e duke luftuar njëri-tjetrin. Jo bashkë me në krye të shkuarën e PD-së që është larguar me votë. Kjo nuk është parti alternativë qeverisëse, është një parti fituese që mund Edi Ramën.

Ajo që unë besoj është që LSI-ja është rritur në dëm të PD-së. Unë besoj tek bashkëpunimi I faktorëve opozitar por jo tek shkrirja e PD-së për llogari të interesave të Ilir Metës apo LSI-së. Ata duhet të bëjnë betejën e tyre ndaj Ramës duke e nisur me një ndjesë. Me këtë ndjesë mund të shihet një bashkëpunim mes PD-së dhe LSI-së por kurrsesi të bashkohen. Nuk besoj që Meta është I ndryshëm nga Rama për mënyrën se si e ka qeverisur Shqipërinë në 30 vite.

1 Komente

  1. B
    Bardha

    Bravo bardhoshe,a i ke ndrruar pampersat sot

    Lini një Përgjigje