Ilir Meta: Si më braktisi qëllimisht Basha në përballjen me Ramën

22 Qershor 2022, 21:20Politika TEMA

Ilir Meta: Si më braktisi qëllimisht Basha në përballjen me

Kur mbetet edhe vetëm 1 muaj në krye të shtetit është kohë bilancesh për Ilir Metën. Në një intervistë që dha për Fax News, Meta tha se “gjithçka mund të thuhet se ka shkuar sipas parashikimeve” dhe betimit mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, përkundrazi. Kjo Presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo Presidencë tjetër e Republikës së Shqipërisë” – tha Meta që nuk harron të shigjetojë ish-opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha se e la vetëm në përballjen me qeverinë.

“Për fat të keq, opozita ndërmori një hap vetëvrasës, jo thjeshtë për të, se për një pjesë të mirë të opozitës dhe për lidershipin e saj ishte një hap përfitues.

Por, për demokracinë në vend, parlamentarizmin, dhe institucionet e pavarura, duke djegur mandatet dhe duke ekspozuar edhe Presidentin përballë një mazhorance prej 122 kartonësh.

Për fat të keq, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca. E ka ndihmuar dhe ja ka lehtësuar rrugën në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes bojkotit të reformës dhe në bojkotimin e zgjedhjeve lokale” – tha Meta. 

4 Komente

  1. B
    Bardha

    Rrofte like mona rruspia qe mbrojti kushtetuten duke vjedhur

    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Po mirë zoti President, si mund të zërë vënd ky mendim juaji, kur ti fajtor për bojkotin bënë Bashën dhe tët'shoqe dhe nuk bënë atë që ishte inspirues dhe urdhëruesi i këtij bojkoti, Sali Berishën? Po ka njeri në këtë vënd të mos e ketë të qartë këtë të vërtetë? Ti e bënë si Struci, fsheh Berishën në këtë rast dhe bënë fajtor Bashën. Kjo mënyrë sjellje jo vetëm që nuk të jep asnjë pikë në opinionin politik, por të diskrediton keqas. Sepse ju të habisni me dëshirën për të pasur me vehtes militantët, si të tutë ashtu dhe të Berishës, kur dihet që ata i keni. Nuk thua një fjalë kundër Berishës ngaqë e di se një fjalë e tij ti kalon në anën tënde ose kundër militantët e PD. Po ata kokën e kanë si pagure zbori, ç'dreqin ju bënë të frikësoheni se mos ju ikin? Ku në të sëmës do venë, nuk kanë ku shkojnë, ndaj mos u shqetësoni për budallenjtë. Por mos harroni, vetëm me t'a, për 100 vjet nuk e largoni Ramën nga pushteti. Ndaj thirrini mëndjes nëse vërtetë doni të vini në pushtet! A, nëse doni të jeni përjetsisht në opozitë, si pushteti më komod në demokraci, vallahi, politikë më të mirë se kjo që po ndiqni nuk mund të ketë.

      1. F
        F-35 A

        Like, nuk kishe pse te perballeshe me Ramen. E kishe kollaj, merrje Kushtetuten e futeshit ne bodrumin e viles e Lalezit! Atje nuk mberrine askush, SPAK-u jo e jo!

        1. V
          Vila Utrecht

          ti je Kanceri i Shqiperise bashke me vllain tand siameze berisha . Ti dijn shqiptaret Poshtersite qe ti dhe berisha keni ba kunder Shtetit Shqiptare dhe shqiptareve - cohet Sonte dhe ju ben copa - copa ushqim per qent e rruges o Kanceroid meta

          Lini një Përgjigje