“Politika do që ju të hani njëri-tjetrin”, Flutura Açka: Një pjesë e jona nuk ndryshon, o me mua, o kundër meje

22 Qershor 2022, 20:13Politika TEMA
“Politika do që ju të hani njëri-tjetrin”, Flutura

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson edhe njëherë kritikat e saj për politikën në vendin tonë.

Açka shprehet se merret me politikë dhe e di që politika e kërkon që “ju të hani njëri-tjetrin”, duke shtuar se është më mirë që secili të merret me punët e tij dhe jo të shajë lart e poshtë.

“Një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!”, shkruan deputetja ndër të tjera.

Mesazhi i plotë:

Ore zotëri ????

apo ti moj zonjë e frustruar!

Merruni me punë më të mbara se të shani lart e poshtë! Shihni ndonjë film të bukur (jo ato telenovelat turke me tradhëtira e vrasje), shkoni në ndonjë teatër, lexoni ndonjë libër (jo nga ato qurra-e-lot). Jemi kthyer në popull Facebook-u, që vetëm shprazim gorgën tonë shpirtërore nëpër dritaret e dynjasë.

Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.

Kur shoh kaq nervozë njerëzore (jo politike e të ndershme dhe që përdor argumente), e kuptoj se pse kemi kaq shumë fëmijë të keqtrajtuar, kaq gra të dhunuara e të vrara.

Sepse një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!

Nuk kam shumë fuqi për thirrje politike, amnistira shpirtërore a për lëvizje emancipuese radikale, sepse ato shpesh janë kambana të zbrazura në trojet tona.

Më e vogla që mund të bëj, është t’ju ofroj një kafe elegante mirëkuptimi kujtdo që i dukem si trofe lufte. Pas asaj, nëse ende bluani zemëratë, ose pështuni ujin, ose pasqyrën që keni përballë!

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra!

5 Komente

  1. B
    Bardha

    Ftyre shurre dhe lope e deshtuam

    1. L
      Lexoj gjithmon kalimthi vetem Tutijt ktu

      C'me shpetoj nji Pordhe sapo pashe durratin e ksaj mberturines tu qesh . po me te madhe . or tej - shka ka ba vaki aty bre ? S'kam pasionet perverse te Sheikeve nga Dubai ,se hahahahaha - Jo joo kurr se kisha bo ,asnjeres si kjo ne surrat ate qe s'thuhet ! Mirpo kush eshte kjo mer yahoo se po me afrohet Pordha e radhes dhe skuptoj ,perse -saher shikoj ca surrate fillon vava vumba - hahaha o Zot i Modh - nga i leshove kte mut mbi toke !

      1. X
        XHA JAHO

        Oj qelbesine Elabasoni ! Po ti moj pseudoshkrimetare me filozofi vuçitoliste e Dr Rrumpalles, fillove e para sot te shaje Z. Kryeminister ne menyre bastarde, kurse ku i lexove rreagimet e webpage Tema, te hyri frika dhe po na sillesh si moralizuese e shoqerise ! Ju e keni Berishizu Shqiperine me Sal Rrumpallen qysh prej 30 vjetesh. Kurse Edi Rama po mundihet ta civilizoj ate shoqeri kazanesh qofte ne politike, gazetari apo edhe ne familje. TE JESH E SIGURTE MOJ TORROLAKE, SE SHQIPETARI I TJESHE (QYTETAR APO FSHATAR QOFTE) I SHQIPERISE, ESHTE SHUME ME I SJELLESHEM DHE I EDUKUAR SE JUVE SE BASHKU ME BANDEN ISLAMISTE TE DR RRUMPALLES.

        1. S
          Sqepari

          Sa femer negative! Mjere ata qe kane jetuar afer saj!

          1. S
            Shkrimtari

            Je tejet e politizuar moj zonje dhe nuk mund ti quash. njerez qe nuk ndryshojne ata qe te kundervihen ty per brockullat e tua.

            Lini një Përgjigje