"Qarje e madhe për Gridën, që e shpalle edhe Norën e Kelmendit!", Berisha flet për largimin e Grida Dumës: Emocionet janë njerëzore...

18 Nëntor 2022, 09:09Politika TEMA

"Qarje e madhe për Gridën, që e shpalle edhe Norën e

Sali Berisha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar largimin e Grida Dumës nga Parlamenti, e cila vendosi të lërë mandatin dhe të punojë në Top Channel.  

Ylli Rakipi: U largua Grida Duma, e quajtët edhe Nora e Kelmendit. U largua edhe Alfred Rrushaj. Po krijohet ideja që PD është aq e mbaruar sa më mirë të punosh në Top Channel sesa të rrish aty. 

Sali Berisha: Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individuale. 

Enton Abilekaj: Rrushaj përshembull u zhgënjye sepse nuk u bashkuan grupet brenda partisë. 

Sali Berisha: Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale.

Enton Abilekaj: Po vendimin e Boçit, që nënkryetari i PD, të futet në primare? Si e mendoni, që nënkryetari të futet për një bashki?

Sali Berisha: Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boçi është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan.

Enton Abilekaj: Ju mendoni se mund ta fitoni Elbasanin?

Sali Berisha: Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet.

Neritan Sejamini: Është një akt që duhet përshëndetur sepse është sakrificë nga zoti Boçi. Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë gara shumë të rëndësishme, ku PD duhet të dëshmojë fushatë dhe imazh ndryshe, forcë, kurajo, qytetari, që zgjedhjet të shërbejnë si një hap përpara.

Ylli Rakipi: Qarjen për zonjën Duma ju e patë? Si e mendoni? 

Sali Berisha: Emocionet njerërzore janë, nuk  janë prej guri.
Isha njëherë në Vatikan. Po prisja të hyja në audiencë. Shoqëruesi ynë tregon diçka, një pikturë, një grua të bukur. Ai foli me pasion. Dikush nga grupi ynë i tha, po edhe ky pasion këtu? Tha "non siamo pietre", nuk jemi të gurtë… Edhe aty nuk janë të gurtë ata, emocionet janë emocione.

4 Komente

  1. E
    Ethem Lalaj

    S.Berisha ndyrësira e shekullit 21.Hajduti dhe vrasësi më i tmerrshëm se Hitleri,Stalini,BIN LA Deni.. -Me Sb nuk fitohet dhe PD nuk vjen kurrë në pushtet -Sb shpif ditë-natë në TV-t e kapura prej tij 100 %. -Pjesa e PD që i shkojnë pas Saliut si b..lëpirsa do zerohen.. -Sb në 20 vite nuk bëri asgjë për Shqipërinë por u dhërbeu agjenturave të huaja që nga 1967 si spiun i shumfisht..

    Përgjigjjuni
    1. F
      FCB; On, Latif Dreqi dhe laskare te tjere

      Sali Mutu, burri me KURVE i shekullit ne trohet Arbnuere.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boksier i vjetër

        Saliu ka besim tek italiani Luçiano për kryetar bashkie , se është një boksier profesionist dhe do ti mbrojë votat me grushte . Ai ka dhënë prova për këtë punë në duelin ne biznesmenin Luca , që e hodhi nok aut me një grusht . Kjo ndeshje është bërë virale në rrjetet sociale dhe prandaj Sala ka besim në fitoren e boksierit italian Luçiano. Saliu e ka keq me amerikanët , prandaj ka zgjedhur këtë italianin , pasi këta janë të shquar në boks .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zina sallaksja

          Po po, Elbasani e do shume Luçjanon? Po nuk do Saliun, ate qe Boçi perfaqson! Topet e Llori sallaksit do mari Sala dhe Luçjano

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje