
Editorial 10 Dhjetor 2012 – Nga Mero Baze (Ribotim)

Mu kujtua një fjalim i Enver Hoxhës në vitin 1982, ndërsa shpalli Mehmet Shehun poliagjent dhe bëri një tablo sinoptike për rreziqet që i kanoseshin socializmit në Shqipëri. Të gjithë mbajnë mend fjalinë e tij të famshme se “ata, puçistët, donin të eliminonin Sekretarin e Parë, d.m.th mua…” (Të të marrin të keqen shoku Enver, dëgjohet një zë nga salla)… duartrokitje dhe plenumi vazhdon.
Është e njëjta sallë në ndërtesën e Komitetit Qendror të PPSh, ku bën mbledhjet e Grupit Parlamentar Partia Demokratike. Në vend të Enver Hoxhës së frikësuar dhe lodhur nga eliminimet brenda llojit, flet Sali Berisha. Ajo figurantja nga salla, që thotë “të të marrin të keqen…”, është Mesila, pasi atë ka zgjedhur Berisha për të komunikuar në makthet e tij.
30 vjet më vonë, në të njëjtën sallë, Shqipëria ka fatin e keq të ketë në krye të vendit një të sëmurë mendor, që rron me makthet e puçeve dhe tradhtive. Nuk besoj se e kishte aq shumë me Bamir Topin, Spartak Ngjelën dhe mua, se sa me ata që kishte përpara, atë tufë të padenjë delesh, të cilëve ishte duke u thënë të mos u shkonte në mendje ta tradhtonin.
Por pavarësisht kësaj, meqë po ma përmend për herë të dytë emrin në skemat e puçeve që i dalin në ëndërr, dua ta qetësoj për makthet e puçit dhe ta paralajmëroj se ka dhe më keq se puçi…
Ma përmende për herë të parë emrin më 21 Janar. Isha përballë dritares tënde së bashku me disa kolegë gazetarë, por jo me të gjithë ata që ti quajte puçistë. Ishim në punën tonë dhe as na shkonte mendja se tek dritarja përballë ku ti shfryje dhe ulërije të qëllonin në katin e katërt të lokalit të Fidelit se aty ishte ‘shtabi’. Aty nuk kish asnjë deputet socialist. Edi Rama as që e kaloi Urën e Lanës dhe socialistët e tjerë ishin në bulevard.
Unë isha aty, si gazetar i thjeshtë, biles si reporter. Rrotull meje veç disa kolegëve të mi të njohur, kishte reporterë të rinj, që as emrat nuk ua di, të cilëve mund t’u kishe rrezikuar jetën nga urrejtja për mua. Dështove të na trembje, dhe me keq akoma dështove të gënjeje mbi masakrën që ne pamë me sytë tanë. Kamera e kolegut tonë, që ishte krah meje, Artan Hoxhës, arriti të filmojë plumbat e banditëve të tu mbi qytetarët e pafajshëm. Vrave në sytë e mi Aleks Nikën, Ziver Viezin, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, nga makthi se tek dritarja përballë teje po bëhej një puç. Le tetë fëmijë jetimë, afërsisht sa nipa e mbesa ke vetë, me gjithë ato që të kanë sjellë me vete.
Meqë e paske me mua, po të them që ata tetë fëmijë, që le jetimë nga frika e karriges, kanë për të qenë ferri i nipave dhe mbesave të tua, nëse në këtë vend nuk vendoset drejtësia. Unë do të jem në anën e tyre derisa gjaku i prindërve të tyre të lahet me drejtësi. Ti burracak që vret pas dritaresh të blinduara do të kesh një fund më të tmerrshëm seç e përfytyron.
Ti mendon se fundi i botës është “puçi”. Jo, fundi për ty do të jetë më keq.
Ti do të shikosh me sytë e tu ç’është drejtësia dhe do të tmerrohesh nga ballafaqimi me krimet e tua. Ty nuk të vrasim, as të përmbysim. Ty do të mundim dhe do të dënojmë.
Në mos mjaftoftë për këtë një mandat apo dy, do të mjaftojë jeta e brezit im. Në mos mjaftoftë ajo, do të mjaftojë mosha e fëmijëve të Ziverit, vajzave të Aleksit, djalit të Faikut dhe fëmijëve të Hekuranit, që s’do të të lënë të qetë ty dhe pasardhësit e tu, përfshi këtu Lulëzim Bashën. Ke për ta parë me sy këtë tmerr. Puçi nuk është asgjë.
Përpara se të më klasifikoje si puçist më 21 Janar, nuk le gjë pa bërë. Bodigardi yt, shoferi i gruas dhe tët biri, qëndroi për dy ditë rresht para shtëpisë sime deri në mesnatën që makina ime u dogj në sytë e fëmijëve të mi. Ja thashë zëvendësministrit tënd atë emër, ndërsa një ditë më parë ia kisha dhënë dhe prokurorisë. Është i njëjti emër që u shfaq në shtëpinë e Hekuran Dedës për të blerë gjakun me lek.
Nuk kam punë me të, por me tët bir. Tronditjen e tim biri, që pa me sy si ia digjnin makinën për të hakmarrë ndaj babit, nuk ia fal sa të jem gjallë. Por dhe më tej ka të tjerë që nuk ia falin. Ai fantazmë gjobëvënës, që shëtit me çantë në dorë derë më derë, do të provojë atë që kanë provuar viktimat e tij për shkak të pushtetit të babait të tij.
Një javë më pas nuk u mjaftove me kaq, por rrethove me policë kundër vendimit të gjykatës shtypshkronjën dhe redaksinë e gazetës me arsyetimin se të duhej objekti. Kanë kaluar katër vjet dhe aty mban të bllokuar gjithë investimet tashmë të shkatërruara. Nuk të duhet për asgjë ai objekt pasi është prapë bosh dhe sot e kësaj dite. Nuk të duhej gazeta Tema dhe unë aty. Ke shkaktuar një dëm qindra mijëra euro, por gazetën nuk e ke mbyllur dot dhe as mua nuk më zhduk dot nga pasqyra e shtypit.
Për fatin tënd të keq dhe Familjes tende, ajo është sot gazeta më e lexuar e hapësirës shqiptare në gjithë botën. Gruaja jote merr vet pronarët e televizioneve të mos lexojnë gazetën Tema çdo mëngjes dhe është bërë objekt barsoletash, pasi gjithë pronarët i binden frikës së saj, por nga ana tjetër më tregojnë dhe panikun e saj nga gazeta dhe kjo më mjafton. Nuk ta fal as financiarisht, as politikisht dhe as moralisht atë sulm të ndyrë familjar.
Më pas ke bërë gjëra dhe më perverse. U ke çuar prindërve të mi fadromat para shtëpisë së tyre, një shtëpi e ndërtuar me leje në truallin e tyre. Ke prishur nga themelet shtëpinë e motrës sime, një shtëpi e ndërtuar me të njëjtin standard leje si komshinjtë e saj, të cilëve nuk ua ke prishur. Ke hequr nga puna çdokënd që është dhe nuk është miku im, mjafton që dikush ta ketë lidhur me mua. Ti sot flet për Enver Hoxhën, por unë nuk di që Enver Hoxha t’i ketë bërë më shumë se kaq ndokujt që e ka konsideruar armik. I internonte apo hiqte nga puna, por fadromat nuk ua çonte tek shtëpia. Ti i ke bërë të gjitha këto dhe tani je shumë i çuditur që me ke sërish përballë.
Je thjesht një plak i mjerë dhe i çmendur për fatkeqësinë e këtij vendi, që do të kesh një fund të keq. Do kujdesem personalisht mos të të gjejë gjë, as të të vrasin apo të heqin qafe, por të rrosh e të shikosh si duhet bërë shteti ligjor dhe drejtësia në këtë vend. Të përballesh me krimet e tua, me të varët e tu dhe me makthet e tua.
Nuk le gjë pa shpikur për të justifikuar armiqësinë tënde dhe sulme e tua të ndyra. Por nuk të ngjit asgjë. Nuk të ngjit pasi ti e di të vërtetën çfarë tërboi Familjen tënd edhe ty. Edhe pse qysh nga viti 2005 marrëdhëniet tona ishin të ngrira, tërbimin tuaj ndaj meje e zgjoi biznesi i djalit tuaj ne Gërdec. Është e thjeshtë se ta kam thënë në sy dhe po ta them publikisht: Yt bir hyri kokë e këmbë në biznesin vdekjeprurës të Gërdecit dhe angazhoi aty rrethin e tij kriminal. Ministrat e tu më ankoheshin mua të të thosha ty nëse di gjë Doktori që Shkëlzeni po merret me armë në Gërdec.
E di që i ke problem dëshmitarët dhe përpiqesh t’i nisesh për gjah, por unë jam dëshmitar që yt bir ishte pronari real i asaj ndërmarrje vdekjeprurëse. Punësoi aty burrin e tezes së tij, baxhanakun tënd, që unë e kisha komshi në një pallat, punësoi aty njerëzit e rrethit të tij shoqëror, atë rreth banal që ka ai dhe pastaj i hipi qejfi dhe mori nën kontroll dhe biznesin e dytë, atë të paketimit të armëve kineze drejt Afganistanit. Ti sot je në pushtet me dhunë dhe arrite t’i mbyllësh çështjet një nga një si 26 varret e viktimave. Por siç e shikon, varret po shtohen dhe ato nuk mund të jenë gjithmonë nga e njëjta anë. Kije mirë parasysh këtë meqë bën sikur beson në Zot ti dhe yt bir.
Po ta bëj këtë retrospektivë për të treguar se makthi yt i vazhdueshëm i puçit prej meje, Bamir Topit, Spartak Ngjelës apo kujtdo tjetër, nuk ka të bëjë me ne, por me modelin tënd për partnerët dhe bashkëpunëtorët. Ne e pranojmë se kemi qenë bashkëpunëtorë dinjitozë me ty. Meqë na i përmende të treve emrat, të tre nuk i kemi ngjarë në raportet me ty as njëri- tjetrit dhe asnjërit preje deleve që ke aty në vathë. Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur.
Nëse nuk të kujtohen të gjitha, mund të t’i kujtoj dhe nuk jam aspak i penduar, që kam ndihmuar të ringrihet në këmbë një opozitë, e cila në atë rrugë që ish nisur mund të dëmtonte të ardhmen e vendit pasi mund të rivendoste një monizëm të ri të ish- komunistëve të ringjallur. Shqipëria u balancua falë ngritjes së opozitës, e cila i mbijetoi jo vetëm pushtetit, por dhe veglave të fëlliqura të tij si Genc Pollo, Genc Ruli, Arben Imami, dhe një shoqërie civile agresive kundër saj, në krye të së cilës shquheshin Mesilërat, Aldorat, Bogdanërat dhe gjithë konsomolasit e rinj, që atëherë Edi Rama i përdorte për t’u argëtuar kundër teje.
Nuk kam asnjë pendesë pse të kam ndihmuar të mbijetosh në opozitë, pasi i kam shërbyer bindjes sime se në këtë vend pa kulture opozitare, duhet të triumfojë demokracia dhe jo hegjemonia e një partie. Të njëjtën gjë jam i lumtur që po e bëj përsëri. Kam pasur shumë zgjedhje përveç kësaj. Ashtu si Fahri Balliu mund të isha bërë ortak me tët bir në Gërdec dhe pastaj ti me Jozefinën do thoshit që Tema është gazetë që mbron interesin kombëtar, (nënkupto Familjen), por për fat s’e kam bërë. Mund të heshtja dhe të mos pajtohesha me pushtetin tënd dhe të shikoja punët e mia.
Mund të përfundoja dhe me keq, sahanlëpirës si Frangaj apo Fevziu, që më zgjonin që më 7 çdo ditë në vitin 2005 për tu takuar me ty meqë erdhe në pushtet, por i kam ikur me vetëdije atij fati. Zgjodha të qëndroj përballë si zgjedhje personale. Dhe ty të shqetëson pikërisht kjo gjë.
Ti mund të pajtohesh dhe të armiqësohesh me Edi Ramën se jeni në politikë. Nuk kam punë me betejën tuaj. Unë kam betejën time me ty dhe të siguroj që të gjallë nuk më mund dot. Vdekja është diçka që nuk e llogaris se nuk më hyn në punë. Të njëjtin makth ke dhe për Bamir Topin dhe Spartak Ngjelën. Me makthin e njerëzve që kanë betejën e tyre personale me ty.
Të shqetëson shumë aleanca e mundshme e këtyre betejave me opozitën.
Qetësohu.
Nuk jetojmë për të marrë hak ndaj teje. Jetojmë jetën tonë. Nuk merremi gjithë ditën me ty. Kemi pjesën tjetër të jetës të mbushur me plot pasione dhe ndodhi. Fiksimi jot si njeri i çmendur pas idesë që ne merremi me ty gjithë ditën, është thjesht një shenjë se je çmendur dhe duhet të vizitohesh për tu shëruar.
Ne nuk të vrasim. Ne nuk të rrëzojmë. Nuk të përmbysim. Nuk jemi si ty.
Do të mundim dhe të do të dënojmë. Kësaj nuk i shpëton dot.
Qetësohu!
WOWWWWWW!!! cfare parashikimi!!!
Nuk është parashikim, është logjikë e pastër e një gazetari patriot që ka pasur dhe ka besim që shqipëria bëhet. Por është wow patjetër.
Bravo Mero Nuk I heq asnje pressed ato qe thua Por 97 qe futi gjith nenat ne ZI Po gjith kundershtaret qe paten Fatin e Aksidentit Saliu te pakten e kesaj jete te mbetur duhet ta kaloi ne BURK BASHK ME XENIN
Hallall Ymer!
BrVo Sahalepires Frangaj dhe Fevziu edhe sot me Ramen. Rama ka per tha fut, si bere me Ahmetaj dhe Tahirin
Kjo eshte real gazetaria e jo lulipute qe qurraviten para nje monstre Berish
Shkrime zemre.. pa koment .....je gjigand i medias
Makbethiane: "Vrave në sytë e mi Aleks Nikën, Ziver Viezin, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, nga makthi se tek dritarja përballë teje po bëhej një puç. Le tetë fëmijë jetimë, afërsisht sa nipa e mbesa ke vetë, me gjithë ato që të kanë sjellë me vete." E vetmja rrugedalje me faqe te bardhe per Sali Vuk Berishen do te ishte te imitoje idhullin e tij, Adolf Hitler, te helmoje veten bashke me Even e Serbise.
Bravoo Baze edhe artikulli Darka e Sandrit dhe Fevzos ka per ti ngecur ne fyt. Sandri NON Grata nga SHBA dhe UK, ky pastron parane e piset, televizion me mashtrues, televizion piramidal mbahet duke ndejtur ne shalat e ishqeverise Sales dhe Rames per te reklamuar punen e qeverise se tyre. Fevziu eshte sekseri I Sandrit duke u maskuar me emisionin gjoja asnjeanes. Keto te dy kontrolloni ne ambientet aeroportit se hyjne dalin dhe fshehin parane e piset me canta e charter privat, tani shkon ne Azi. Sandri eshte i perfshire ne aferat korruptive dhe i ben lajka Rames, qe ta mbroje. Keto kane perfituar edhe nga aferat korruptive te Saliut. Burg te gjithe se ndajne pazaret dhe tendera ne ambiente ku nuk I kontrollon dot media.
Bukur fort...
Ke karakter, je fiber, por je dhe i zgjuar e largpames! Ke qene dhe je i kthjellet! Je patriot, jo nacionalist. Keshtu behet me e mire Shqiperia, e jotja, e imja dhe e femijeve tane. Dimensioni i lekeve dhe hajdutlliqeve vjen nje dite e te le ne balte, ndersa dimensioni shpirteror dhe atdhetar nuk vdes kurre. Je pak "acido" por shkon me grinten qe ke. Na ke ndihmuar shume te gjitheve!
Respekt per komentin tuaj.Pershendetje nga Gjermania.
exelent,pershkrimi i perbindeshit shpellar
Po , nje profeci e sakte . E kam lexuar kete shkrim para 11 viteve dhe mund te them se ishte nje shkrepetime drite ne erresiren e obskurantizmit berishist te asaj kohe . Bëtë shume mire qe e botuat perseri kete shkrim . Do te ishte mire t'i çfaqnit edhe komentet qe benin ne ate kohe per kete . Mero Baze , faleminderit !
Nuk ka pune profecia ketu. Gjerat ishin shume te qarta per kedo qe e njeh sadopak Salih Berishen. Nje psikopat karrierist qe per karriken vret edhe nenen e vet. Vleresoj zotin Mero Baze per distancimin prej kriminelit Berisha, pamvaresisht motivit qe e shtyu per kete akt. Te pakten ka burrerine qe te pranoje hapur se e ka ndihmuar Berishen duke menduar se po ndihmon demokracine. Ne fakt, duhet qe zoti Baze te pranoje se ka qene teper naiv qe i besonte nje njeriu qe hapur u katapultua ne krye te opozites se re shqiptare prej Ramiz Alise me ndihmen e Sigurimit te Shtetit. Doktorr "PENICILINA" kujton se duke zhdukur dosjen e tij si bashkepuntor vullnetar i Sigurimit, njerezit nuk do i dinin bemat e tij si komunist i regjur, qe adhuronte Enverin deri ne ate pike qe thone se kur e ka takuar ate ne nje rast fare rastesisht, nuk e ka lare doren per disa jave dhe nuk ja jepte askujt kur pershendetej, pasi u thoshte njerezve se kishte takuar shokun Enver. Personalisht nuk e di nese kjo ngjarje eshte e vertete apo jo, por di nje ngjarje tjeter qe ma ka treguar nje shoku im qe ka pas punuar si inxhinjer ne HEC-in e Fierzes. Ne ate kohe, udhetimet beheshin me autobuzin e linjes Tirane-Tropoje. Berisha po shkonte ne Tropoje dhe ishte ulur ne vendin e pare perkrah shoferin dhe ne dore mbante nje portret te madh me foton e Enver Hoxhes qe nuk e leshonte nga dora pergjate gjithe udhetimit. Pikerisht ky qelbanik ordiner na ben sot demokratin dhe uleret duke share Enverin qe persa kohe ishte gjalle i lepinte prapanicen. Eshte vertet per te uleritur kur mendon se ke kemi patur President dhe K. Minister. Turp eshte per te gjithe ata qe e kane mbeshtetur dhe votuar kete maskara te pashoq.
Nje parashikim perfekt i Mero Bazes
"Rebelimi komunist i 1997 i drejtuar e zbatuar nga PS drejtohej kunder nje qeverie legjitime..etj, etj...'' jane fjale te nje Editoriali tjeter te po ketij autori /
Pse, she ndonje gabim ti tek ajo shprehje? Ai e tha vete qe e mbeshteti Saliun ne 1997. Nuk la gje per ty per te zbuluar. Apo nuk di si të mbrosh shefin tend të çmendur dhe gjoja po bën diversion.
ja the por kujt ja the ama?! ky nuk han pyk fare. ka me qesh dreqi me te
Respekte pa fund ing. MERO !
Merua ti je nje mut muti ka then Xhaxhi. I tille jeni.
Bravo Mero, respekt!
Eh Mero, Thjeshte bravo!
Briland Mero.Gjithnje serioz ne analiza ,perfekt me parashikimet dhe mjeshter i fjales.Vazdo Mero se per keto ka nevoje popull
Ke folur në emrin e 80 përqind të shqiptarëve. Analizë brilante dhe një parashikim biblik. Je ylli i gazetarisë shqiptare. Respekt dhe mirënjohje nga një mik i hershëm i ditëve të para.
Jo 80% po 99% te shqiptarve Vetem 30 ose 40 palaco njerez e duan kete kerme.
Shkrim qe i perket realitetit pas kaq vitesh.
Mero ja ke lujt zotin kesaj monstre ashtu sic e meriton. I ke renditur pak nga ngjarjet dhe krimet qe Berisha ka kryer por kaq majfton te kuptohet se c'llum i ndyre ka drejtuar Shqiperine. Permende ilacin qe Liria,gruaja e tij ose Sllobodanka mbante ne sirtar qe t'ja jepte burrit per tu qetesuar. Ate ilac ja ka rekomanduar Dr. Ulvi Vehbiu (psikiater) pacient i te cilit Saliu ka qene dhe qe ka dashur ta eleminoje Dr Ulviun vetem per faktin se ai e dinte qe Saliu vuante nga skizofrenia. Kete fakt e permenda per mos u zgjatur me mijra faktet e tjera por e thash per ata qe pas pak do na komentojne si lepiresit e tu apo te ndonje partie. Jane fakte kokedorte dhe duhet ti mesojne te gjithe se me c'far monstre kemi patur te bejme. Fatin e Sllobodanit do kete.
Dhe ai edhe pse e ka lexuar e rilexuar disa here perseri nuk i besohet qe do te vinte nje dite dhe te gjitha do te beheshin realitet!Sot me shume se kurre dikush i ka vene mbi tryeze kete artikull dhe perseri si dikur i ka kerkuar Lirise "ilaçin" per te mos e rilexuar!Kjo kafshe tashme e egersuar dhe me nje shendet te tjetersuar po e kupton qe i ka ardhur ngordhja dhe e vetmja gje qe i ka mbetur eshte uleritja por qe kerkush nuk ia ndigjon me ate ze me intonacion qe me teper te gervish veshet se sa te bene ta ndigjosh! Sli Berisha nga sot eshte nje qen kazanesh pleherash ku me nje çader pistolete kerkon te kercenoje kedo qe e shikon dhe nenqesh,kedo qe i shkon afer dhe e shikon me indiferece!Sali Berisha ky qen tashme i terbuar te vetmen mundesi qe ka eshte te shqyej ata qe ka prane vehtes ose ti marre me vehte edhe ata,sepse jane pikerisht ata qe e genjyen per 33 vite resht!Ai ka vendosur te kaloje nje nate ne afersi te murrit te madh Kinez kur dikur ne vitet 97 gjeti vrime dhe kaloi ylberin ,ku ne 2011 i dhane kodin dhe kaloi kufirin si "burre shteti" se bashku me konen e tij "Basha" ,ku per ta bindur qe te shkonte pas tij e etiketuan "yll ne ngjitje"!Sali Berisha do te gjendet ndonje dite ne ndonje kazan plehrash ku Bashkia e Tiranes do ta disinfektoje per te mos qelbur gjithe kryeqytetin me erren e tij te keqe!
Pa fjale vertet nje shkrim shume i goditur bravo bravo bravo, nje dite do lahen te gjitha e nje dite do dalin asgje nuk do dal pa lagur e momenti ka ardh po e do vi se e ka shume krime te tjera mbi kurriz ky kryekriminel kjo familje e ndyre qe e shkatroj Shqiperine te gjitha do vine nje dite edhe ajo eshte duke ardhur se Sali Berisha me sojin e tij kane ende per te paguar e pak nga pak do dalin, po vete 80 vjec po do vi momenti qe ta shikoj me syte e tij fundin prandaj Sali urojme jete te gjate se do shikosh vuajtjet e torturat pa fund ashtu sic shkatrove kete ved edhe ke vrare shume te rinj do te mallkojne nenat qe i veshe me te zezat, prit fundi po te vjen e kjo nuk eshte asgje sepse ke shume e shume krime qe nje dite do te dalin ti e familja jote do i paguani cdo vjedhje dhe cdo lot te Shqiptareve qe keni bere.Kemi pritur shume po durimi e ka nje kufi ja e ky moment po vin vetem durim se Sali Berisha eshte i marre fund se cdo gje do lahet ne kete bote. RESPEKTE MERO BAZE RESPEKTE GAZETA TEMA
Nje super shkrim,nje skaner i sakte i ketije njeriu te ligqe mori pushtdtin si pasoje e euforise se ligjeshme te popullit pas rreximit te xiktatures dhe shkaterroi cdo gje shpirterore dhe materisle te kerije vendi.Familje mafjoze qe perfitoi nga pushteti i te ligut dhe sigurisht qe do ti duhet te pergjigjet per gjithshka te lige qe ka bere. Respekte Mero Baze,gazetari me i sakte e i plotesuar.
Shume largpames je z. Mero.Por me bemat e Sali Berishes nuk eshte se duhet te jesh shume largpames.Ai cdo dite,cdo ore dhe cdo minute vetem per ligesi mendon.Malesia e Gjakoves ja ka pare sherrin 3 here familjes se Tij.E gjithe Shqiperia po ja sheh sherrin Sali Berishes.E keni harruar fare poshtersine qe beri me kandidimin e Fredi Bejlerit per kryetar bashkie.Ky kandidim i Sali Berishes qe beri per Fredi Bejlerin don apo nuk don po na prish pune per hapjen e negociatave per ne BE.
MERO , meriton NDERI I KOMBIT . Pa AMERIKEN qe prodhoi SPAKUN dhe pa ty qe nuk u trembe dhe nuk u lodhe se demaskuari , NON GRATA nuk do te shkulej kurrë.
Lap i qut je Mero .
Ka qene perjudhe brilante, me kujtohen dhe mund te them se Mero Baze ja hoqi pushtetin pushtit….
Dikur kam pat deklaruar dy gabimet e Sali Berishes:E para eshte prishja me Mero Bazen dhe e dyta largimi qe i beri Izet Haxhise!Mos harroni qe me penen e Bazes dhe krahun e Izetit ai fshinte gjithe Tiranen e asaj kohe dhe jo kete te tanishmen qe eshte bere katun me çadra mbas qafe! Dhe ja ku eshte sot dhjakojari i cili te kujyon naten e 21 Jnarit 2011 kur u morr vesh qe ky kriminel kishte udheruar vrasjen e kater te pafajeshmve ne bulevard! Gjygji duhet ti behet atje ku kjo partiçke ndau torten me te madhe te katunit ku legenat e asaj dite kane hyre ne librin Gines!Merite te veçante pati edhe Lul Basha si nje kone e tij! PD-j duhet te filloje çmontimin e Lulezim Berishes ,ndryshe se shpejti do te kete anetare te kryesise Argita Malltezin si krahun e djathte te Lulit!
Shkrim profetik nga i madhi Mero.
Mos u bej hero pas pilafit o Mero , ke vetem meriten e demaskimit ne gazete te ketij kriminelit per arsyet tuaja personale. Por e ke ngjyer dhe ti gishtin dikur ne mutsilleqet e karaxhixhberishes.
Mos u bej hero pas pilafit o Mero , ke vetem meriten e demaskimit ne gazete te ketij kriminelit per arsyet tuaja personale. Por e ke ngjyer dhe ti gishtin dikur ne mutsilleqet e karaxhixhberishes.
Një demaskim perfekt dhe një parashikim perfect,për njëdiktator të përkryer…..
Mero,ta kam thene dhe po ta perseris...shyqyr qe ke (dhe gjithnje ka qene) nje grua si pllasem, se ta kishe te mire do ja koshe dhene Rames ne krevat si shenje devotshmerie. Sa kohe slita e qeneve te propagandes (Ti, Bollino, Lenci, Monxhozi, Spahiu,Ngjela e kompani ) te vazhdoje "t;i beje gojore" Rames, ky bvend do ngelet (sic e klasifikojne te huajt) med nje media te blere...Si shkon cuni Mero? Nga parate e kam fjalen...bravo Rama i ushqen mire qente e vet .
Viktor. Je për gjynah, nuk meriton përgjigje.
Dy parashikime te pabesueshme qe une po te mos i jetoja nuk do ti besoja. 1- Ky shkrim i Mero Bazes ne vitin 2012 qe si trim i ka thene te gjitha dhe ne fund edhe tolerancen e vertete qe une nuk do ta beja po te isha ne vend te tij ; shkurt do hakmerresha: "..."Ne nuk te vrasim. Ne nuk te rrezojmë. Nuk te permbysim. Nuk jemi si ty. Do te mundim dhe do te denojmë. Kesaj nuk i shpeton dot. Qetesohu !" Dhe ja, une skeptiku prape nuk besoj se do ta arrestojne Sali Berishen qe ne vitin 1992 na hodhi ne rruge pa shpetim jete dhe gjetem strehim vetem jashte Shqiperise, humbem dhe shume nga njerezit tane...te tjerat jane thene e sterthene, por vetem prokuroret dhe gjykatesit ishin bashkangjitur njeri-tjetrit deri sot dhe s'e di a do te vazhdojnë me. Sado qe shpeshe te marre inat , Mero Baze, ne ndonje shkrim tendin qe ta imponon dhe ekonomi e tregut, qendron shume larte me kete parashikim qe te doli pas 11 vjetesh. 2- Video e parlamentit shqiptar ku Edi Rama porosit troç direkt Lulezim Bashen se keta do te hedhin ne rruge ty, eshte po ne te njejtin nivel dhe edhe per te festuar e buzeqeshur pak, keta te dy, njeri gazetar e tjetri kryeminister, ja moren filxhanin Monika Kryemadhit, por nje filaxhan qe tregon live se ato qe kane thene: dolen sot 21.12.2023 perfundimisht. Valle do ta arrestojne prokuroria dhe gjykata kete kryekriminel qe shkaterroi nje komb dhe nje popull, perveç qeneve qe lehin prapa tij?! Vetem kur ta shikoj me hekura ne duar do besoj. Por femijet e tij, gruaja dhe niper e mbesa, pos pafshin hajer e jete kurre ashtu si ata qe dergoi ne ate bote ky kryekriminel qe akoma belbezon! Te faleminderit, Mero qe vazhdon te na grohesh kete shpirt pothuajse te tretur qe as shekujt nuk e bene nje gje te tille veç kesaj monstre !
Dhe njembedhjete vjete ti ja merr ne goje Edi Rames me shume se Linda Rama o Mero.
drini, ta dishe ti ku jam une e jetoj, vdes ne vend; une vetem i gezohem Shqiperise se e kam permjerre Saliun tend qysh ne 1992 dhe shkoj nje here ne dy tre vjet, ama logjika, transformimi Shqiperise te pellcet syte ty dhe qorrave te tjere si ti qe para se te jene njerez , keni ngele sperme e atyre qe u ka prodhuar me ate mendje. Pis ! Ka vend te shkruash akoma qe qenke prekur aq shume per kriminelin, kriminel i poshter. Duhet ta pesosh qe ta mesoshe , ndyresire!
Baravo pa fund Mero, Ka shume vite si e lezoi temen cdo dite.
Një demaskim perfekt dhe një parashikim perfect,për njëdiktator të përkryer…..
Shkrim perfekt! E ke qa Mero
Understandable.
Thjesht u mrekullova. Por te lutem na trego historine perse u prishe me vemjen, se une nuk te lexoja dot kur i ngrije elozhe pushtetit te tij mizor dhe te frikshem UROJ TE KETE KEMBEN E MBARE TE TJERE NE RADHE THANK YOU AMERICA! GOD BLESS ALBANIA AND AMERICA!
Ai ai hë hëë ai ,do kishte pelqyer me mire ta vrisje, se sa te botoje kete shkrim. Gjynah qe je i vetmi Mero, po te ishit shume do tu vinit hakut ketyre letyrave.
Dhe e munde sic e parashikove. Ke meritet te vecante qe nuk u lodhe kurre se shkruari gati cdo dite per ndyresiren e hodhe drite mbi te vertetat qe nuk shiheshin nga drite shkurterit. Nje BRAVO per ty e nje URIM per Shqiperine! Fatin e tij pacin gjithe hajdutet e tradhetaret e kombit.
respekte Mero je i madh e kam lexuar kete shkrim 11 vjet perpara me pelqente doja qe te ishte e vertet por nuk besoja...por ja qe u be realitet bravo ky shkrim eshte si shkrimi i Zhyl Vernit njelloj e njeta gjatesi vale.....me falni per shprehjen po te han m...ut Fejzit,Yllrat,Enrat e i tere kazani i qelbesirave e ju them o zagar o kopilat e saliut lexoni MERO BAZEN e basta..................................................RESPEKT PER SHKRIMET TUAJA MERO
Respekte Mero Baze !
Ki pak meshire o burre i dheut e paske bere legen fare
Bravo Mero , e ke parashikuar fundin tij fiks fare
Mirë e ke shkruar por për mua nuk mjafton, pse, po përpiqem me pak fjalë të spjegohem sinqerisht. Së pari shkrimin e kam lexuar kur ishte taze, i porsa dalë nga furra dhe po e përseris eshte i mire sepse Saliu të ka patur krah, dhe ka kontribut qe ti të ishe me formim të tiilë dhe deri në 2005 ti ishe pjesë e valles me te, ne në laberi i themi 'Rrit kutën të të hajë kukën'' Se dyti mllefi dhe inati i shprehur të eksiton fantazinë por të ul burrërinë sepse 6 vite bashkpunim tejet intensiv ishin kohë e mjkaftueshme për pozicionim që të bëheshe pengesë për yryshin dhe suportin e verber që i dhatë, roli yt nuk ka qënë i vogël, në se nuk gaboj ishte kohë qe goja dhe mëndja jote ishin me dyer të hapura nga Amerika kudo në Evropë Se treti, nga fshati je dhe besoj se i mban mënd bubuzhinat topbërëse të bajgave që i futnin nënë tokë për ti përdorur për dimër, atëhere Saliu ishte në fillimet e çfaqjeve me topa te vegjel dhe fare kollaj mund t'ja hiqje apo t'ja prishje, fatkeqesisht ju e latë, i bëri i sistemoi i shumoi për dimra me radhe dhe u bë ky që u bë Se katerti , shanci që u bëre pronar nuk e di si të erdhi, por një ish student i gjeologjikut i përgatitur për minierën e Memaliajt nuk besoj se ishte si i renë nga qielli por edhe duke të shtytur për t'u ngritur lart me pëllëmbe në të ndënjura dhe u bëre pronar, gazetar, reporter, por jo inxhinier, dhe për çudinë time shumë nga kolege te minierave, gjeologjise, naftes e disa profesioneve të vështira dhe me sakrifica jo vetëm të brezit tënd se ti je i vogël por edhe më pare nuk ja u mbante të kontribuonit në këtë fushë por i bëtë dredha plumbit dhe ja dolët më mirë, u bëtë më shpejt milionerë , publiçistë artiste shkrimtare por kurre për ç'ju besuan në shkollim, kishte një gazete STUDENTI dikur, besoj se e ke arritur edhe ti dhe shkruante si editorial një shkrim me të zezën e trashë dhe të forte "DASHURIA PËR PROFESIONIN DASHURI PËR ATDHEUN' por ishte puro propagande pavaresisht se kush e shkruajti e kush e botoi të cilët nuk e kishin për propagande por për idealizëm, jo për ju po ta gjesh ka diçka edhe të mirë por edhe për ty sot Së pesti Gazeta Tema do të ndihmonte shumë më tepër për vëndin në se do ishte më pak inatçore dhe qejfmbetëse, ka shumë goje e mëndje që po të arrish t'i bashkosh bëjnë mrekulli dhe hata bashkë, unë kam rezervat e mia por nuk i bëj publike se të vjetërit duam apo nuk duam, me ose pa e kuptuar për ju jemi arkaikë dhe për arsyen se e di vetë i zoti se ku i pikon çatia. Përpiquni me vrullin e para 33 viteve, kujtoini se entusiazmi bashkëvjen me ide të reja, largojuni rutinës Ato që ke thënë a shkruar vonë për Berishën nuk ke qënë i vetëm por kur çelësin e mban në gerb agai dhe harron se dera eshte më shumë për t'u hapur te freskohet ajëri të hyjë dritë të ketë dhe të ziejë debati kënga dhe vaji etj mbetet e gjallë dhe rron e lë trashëgimni mbrapa Ja kush është dhe ishte Saliu që ju e kuptuat vonë ose pak më shpejt se te tjerei Ai nuk i hipte dot kalit po të mos shtyhesh në të ndënjura, kushdo që vuri dorën me ose pa qëllim e ndihmoi në shkaterrimin e njeriut, ekonomisë shqiptare pronës gjakderdhjes vjedhjeve masive persekucionit etj et Shumë të tjerë kanë folur për të me zë të lartë dhe stëhere kur duhej, por veshët dhe dyert tuaja ishin dhe janë ende të kyçura HPUNI të mos u gjejë si Saliu mos paste ndjesë kurrë
Per arsye qe nuk ka perse ti permend, kete shkrim te zotit Mero Baze nuk e kam lexuar, ndonese gjithe jeten aktive kam qene e jam nje ndjekes i rregult i shtypit. Qendrimi qe mban autori ndaj Sali Berishes eshte shembull se si duhet te sillet nje gazetar, sa qytetar e aq atdhetar, ndaj bemave te ish- Presidentit dhe ish- Kryeministrit te vendit. Pergezimet me te sinqerta per autorin Mero Baze.
Dhe pse jam I semure Mero nuk mund te rija pa shkruar dy fjale :Je nje gazetar largpames dhe parashikus I SAKTE BRAVO si e ke parashikusr do ta kete fundin nuk i shpeton dot . Une jam njeri i thjeshte i moshuar dhe nuk i kam besuar qe ne 90-ten kur e nisi por ti ke parashikuar fundin !
Rrespektez.Mero! Analize e sakte! Shkrimi juaj, aktual dhe i vertetueshem. Keto ju nderojne! Flm
Ti kaurri i derrit ,di shumë për Sali ndyrësirën. Bën mirë ti denoncosh të gjitha....në SPAK!
Kërkoj qe SPAK ta merr kete leter sepse do i sherbej shume. 100% parashikim..! Bravo Baze.
Shkrim i shkelqyer dhe parashikim i frikshem dhe i perpikte! Une e verteta nuk e kam lexuar kete shkrim ne ate kohe dhe nuk eshte se befasohem kur Mero Baze shkruan per fadromat e perndjekjen e inkuizitorit naziskin Salih Ram Berisha ndaj familjes e te afermve te tij qe te rrenqeth.Te njejtat gjera denoncon dhe Frrok Cupi,te njejtat denoncon dhe Carlo Bollino dhe ndaj eshte cilesuar dhe si armik i shtypit te lire ky bastard,sepse ka sulmuar ne menyren me te ulet kedo qe i ka dale pengese dhe ka shfrytezuar ne maksimum kedo qe i ka sherbyer qorrazi.Falangat e tij te zeza kane masakruar pa meshire njerez te pafajshem,gazetare si Abdurraman Ashiku etj etj dhe politikane (kujtoni zgjedhjet e vitit 1996 dhe shihni Erjon Bracen,vete Edi Rmen te gjakosur etj etj psh...)Duke lexuar faktet qe Mero Baze rendit ne shkrim kupton se misheruesi i djallit ne Shqiperi,veshur me lekuren e "demokratit Nazist=Ultrakomunist=superagjent e Tradhetar i ketij vendi e ketij populli" nuk ka qene dhe nuk eshte gje tjeter vecse nje antishqiptar filoserb e filogrek,skizofren revanshist,nje mafioz qe ua kalon dhe mafiozeve te kupoles se mafies italiane e me gjere.Dhe pavaresisht e megjithese tani ai eshte ne grahmat e fundit ,Ai behet edhe me i rrezikshem dhe sot eshte ne rendin e dites thirrja e Julian Fucikut se "Barku qe polli nazizmin,akoma nuk eshte shteruar"! Ky nazist i thekur,te cilin kushtet historike e rrethanat nuk e kane lejuar te beje me shume te zeza e krime se sa ka bere,nuk do te ndalet deri sa te mbylle syte,deri sa ta zbresin nga kali,"duke e vrare" sic thoshte dikur i nderuari Namik Hoti.Menyre tjeter per te ndalur kete bastard te lindur nuk ka dhe do shohim ne vijim se do jete keshtu apo jo. Fakti se ceta e tij e cartur dhe e verbuar antishqiptare e antiamerikane,e lidhur me fije te padukeshme e te pazgjidheshme me te,perdite e me shume po e shnderron tempullin e demokracise ne nje cirk,me protagoniste agjentin e fshehte serb,Flamur Noka,me flakadane e tymuese ne dore dhe me sjellje prej bastardi;me gjydyrymin debil Gaz Bardhoshin pa shtylle kurrizore dhe me helm ne shpirt e ne mendje;me Vokshin ,qe hyn ne parlament me kapsolla e tymuese te fshehura ne te brendeshme e ne trup... e ne cante , apo me Paloken ,qe nuk i ndahet padronit e faniljes se tij edhe ne boten tjeter po te veje e kur te veje si dhe me humoristet Dash Sula e S. Koreshi tregon se kjo organizate paraushtarake e veshur me imunitet eshte e gatsheme t'i beje gjemen ketij vendi. Gjynah qe nuk perfshihet dot ne keto skena sepse nuk eshte me deputet,i ashtuquajturi 'deputeti me pistolete "...Kur shikon lajmet e mbremjes sheh se shumica e kanaleve televizive mezi presin te japin me minuta te tera me nder intervistat e p.... qe leshon ky i cmendur perdite dhe qe e prezantojne dhe si kriekar te PD,kur dihet bo0terisht se ai kryeson vetem nje frksion qe eshte bere dalje,ka dale "pak si teper" nga PD-ja zyrtare dhe ka shkare nga binaret e ka ikur ne drejtim te paditur...dhe komentet e analisteve "te pavarur" si Lubonja ,Manjani,Bushati etj etj.Kandidimi i qellimshem i Bejlerit ne Himare nga dyshja mafioze Like Berisha tregoi se qellimi i tyre ishte prishja e marredhenieve Shqiperi-Greqi dhe jo bashkia e Himares ne fjale.Sepse ata e dinin se kush ishte Bejleri qysh ne 1994,e dinin se kishte kandiduar dhe me pare dhe kishte humbur; e dinin se ishte me rekorde kriminale dhe mund te vinin dike qe ta perfaqesonte denjesisht minoritetin grek atje,por u duhej qe te realizonin planet e tyre ogurzeza ne koordinim me perfaqeauesit e qarqeve eksra te djathta greke sic eshte Dule deputeti e ndonje tjeter ne prapaskene. Ne gjithe kete histori do kete dhe komente me pseudonime si "Drini" apo "Viktori' apo ndonje tjeter,te cilet fyejne e shpifin per Mero Bazen, por sic thote populli ""nuk lahet m. me shurre dhe ata si sherbetore te Berishes bejne "detyren" dhe paguhen dhe jo keq per ato qe shkruajne, por rruga per ndeshkimin e krimeve te kriminelit bastard me emrin Sali Berisha tashme eshte hapur.Dhe nje merite te madhe per kete ka dhe kryetari i SPAKUT Altin Dumani,i cili me mbeshtetjen e plekundur dhe te Amerikes e te BE po perpiqet,megjithese me vonese,te beje drejtesi ne kete vend te bekuar dhe te varfer.Terheqte kemben zvarre Saliu dhe per spiunin Like Meta-j,Moniken etj etj.Nje kujtese,se fundmi,akoma besoj se ka ne SPAK e ne GJK e ne organet e tjera t drejtesise edhe ndonje prokuror apo gjykates qe eshte i lidhur me keta te dy (Like Berishen) dhe qe ne prapskene bejne lojen e tyre...
Zoti Baze, je Marko Travaglio i Shqiperise. Per ata qe akoma nuk e njohin, eshte gazetari italian brilant me fame nderkombetare. Keshilla ime shume miqesore eshte qe gjithçka qe ke shkruar, permblidhe ne libra qe tu japesh jetegjatesine dhe dobine per gazetarine e re