
Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita po merr pjesë edhe në protestën e sotme të Rithemelimit.
Argita Berisha ndodhet në mes të protestuesve përpara selisë së Parlamentit, ndërsa mazhoranca pritet të miratojë vendimin për heqjen e imunitetit të Berishës.
Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Këshilli i Mandateve shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.
Përveç babait të saj që pritet të arrestohet për aferën ‘Partizani’, Argitës i është arrestuar edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Me një ekran të madh, ku ndjekin çfarë ndodh në Kuvend, protestuesit, të paktë të numër mbajnë edhe pankarta në duar kundër Gardës së parlamentit dhe qeverisë.

Nje non grata ne mbrojtje te nje non grata
Po kjo me kapele lekure si faturino autobusi kush eshte?
Nuk e di me çfarë sy e surrat kjo non grata doy dalë para studentëve të saj !!!??? Apo këtyre monstrave nuk u bën përshtypje as gjë?
Keta Jane familjarisht per te ngere bar. Kimetja ju uron suksese familjarisht. Nje Pershendetje e vecante edhe per Mul Shkopin , eunukun e familjes.