Berisha drejt arrestimit/ Deputetët që e mbështesin përplasen me Gardën, hyjnë me forcë në Kuvend

21 Dhjetor 2023, 09:30Politika TEMA
Berisha drejt arrestimit/ Deputetët që e mbështesin

Teksa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit Sali Berisha, në hyrje të godinës ka përplasje të deputetëve që e mbështesin dhe Gardës së Republikës.

Disa deputetë, të cilët janë të përjashtuar tentojnë që të hyjnë me forcë në sallë dhe janë konfliktuar me gardistët.

Deputetja Albana Vokshi ka hyrë me forcë brenda, ndërsa është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë demokratë.

 

Lini një Përgjigje