Ish-deputeti me kobure: S’më intereson qëndrimi i aleatëve, këtu është në lojë fati i Berishës

20 Dhjetor 2023, 21:10Politika TEMA
Ish-deputeti me kobure: S’më intereson qëndrimi i aleatëve,

Rrëzimi i ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike që kërkonin pezullimin e masave të sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim të daljes jashtë shtetit, për ish-deputetin e  opozitës, Gent Strazimiri nuk ishte aspak surprizë. I ftuar në Ditarin e orës 17:30 me gazetaren Bruna Çifligu, Strazimiri tha se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese “ka vrarë të drejtën për të kërkuar të drejtën”.

“Tashmë pritet çdo gjë nga ky sistem drejtësi që është thjesht një zgjatim i ekzekutivit dhe nuk ka asgjë të pavarur nga PS dhe Rama, GJK ka vrarë të drejtën për të kërkuar të drejtën, iu kanë thënë deputetëve që nuk kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese. Nga sot, askush nuk e ka më as të drejtën për të kërkuar të drejtën, një vendim politik. Që nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha ai.

Si pjesëmarrës i protestës të së hënës, Strazimiri tha se është i kënaqur nga ajo që u arrit, duke thënë se kjo do të jetë një mënyrë për të rrëzuar atë që ai e quan “regjim”.

“Do ndjekim instiktin e lirisë, do ndjekim eksperiencat ndërkombëtare se si rrëzohen regjimet, shqiptarët të ndjekin instinktet e tyre të lirisë, nuk e kemi luksin që të biem në një regjim, do të mbrojmë lirinë me të gjitha mjetet që mbrohet liria”, tha ai.

Për rrjedhojë, është i bindur se në protestën e së nesërme do të ketë një pjesëmarrje të kënaqshme. Ai tha se nuk pretendon që nesër të rrëzohet regjimi, por thekson se është fillimi i intensifikimit të aksionit opozitar.

“Ishte një pjesëmarrje e kënaqshme dhe zgjati aq sa duhej. Nesër besoj që pjesëmarrja do jetë e kënaqshme, nesër do jetë fillim i intensifikimit të aksionit opozitar”, u shpreh Strazimiri.

Ai ka pasur edhe një koment për qëndrimin ose mos qëndrimin e ndërkombëtareve.

“Nuk më intereson nëse flasin pro ose kundër, por nuk po shkelet liria e tyre, nuk mund ta lëmë në dorën e tyre”, përfundoi Strazimiri në A2 CNN.

6 Komente

  1. I
    Ilir

    Insktin e K….. trap legen

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pra, ky debili ka hall per fatin e Saliut, jo te Shqiperise dhe shqipetarve. Edhe ec jupu vota ketyre, kur ta thone cope, s'u plas bytha per asnje, vec vetes dhe rrethit te tyre.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zizi

        O te @ifsha Grun Ty o Legen ,kur bon si Garip Ti!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pistoleta trimit

          O kokë dardhë me ato perlat tuaja na bindën që më të vërtetë Shqipëria është në hall të madh se udhëheqësi legjendarë që ja ka bërë te me dy jo vetëm Romës por dhe të gjithë ndërkombtarve duke ja kaluar idhullit të tijë Enver Hoxhës që sotëm bën sikur ai është futur në familjen Hoxha për ta rrëzuar objektivë të cilin e arriti nën drejtimin e fshehtë me Ramiz Alinë

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            Po prandaj shkoj ne te semes pd nga mendje ndritur si ju.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rami

              Si ka mundësi që një media ti jap hapësirë këtij kok helmete. Ky ka qënë hajdut caracash, shurrën e bonte ke pantallonat, për kobure mbante një kockë qeni. O debil, o qesharak ngado që të kapësh, të japësh pushtet ty, njësoj si të vesh derrat e baldushkut të drejtojnë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje