Anëtari i Kryesisë së PD: Me Berishën kam protestuar, por tani duhet të dalë para drejtësisë

20 Dhjetor 2023, 19:49Politika TEMA
Anëtari i Kryesisë së PD: Me Berishën kam protestuar, por

I ftuar në A2 CNN, Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike foli në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë.

I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha, Zekthi kujtoi faktin se kohë më parë, ai së bashku me Berishën ka protestuar, por shtoi se tani ka ardhur koha që ai të dalë para drejtësisë.

Ndërkohë, duke folur për Lulzim Bashën, ai tha se kreu aktual i PD zyrtare është një njeri i “papërlyer” me krimin. Ai shtoi se dëshiron që z. Berisha të dalë para drejtësisë dhe të pranojë të gjykohet, e të dalë i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pra, sipas Zekthit çdo politikan i nivelit të lartë nuk duhet të dalë kundër gjykatave, por duhet të përballet me drejtësinë.

9 Komente

  1. F
    Fatimja

    Sali Berisha ka vjedhur me pak se Tritan Shehu, pse nuk thoni te dale edhe "Preshi" perpara Drejtesise?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpresa vdes e fundit

      E kam ndjekur vazhdimisht z. Fitim Zekthi. Pajtohem me faktin qe ngre per Berishen qe ky te pergjigjet per akuzat e SPAKUT si cdo qytetar tjeter qe do akuzohet. Por me vjen keq kur thote per Lulushin qe ta provojme perseri ne krye te PD-se. Une nuk e kuptoj qe Zekthi nje intelektual i kompletuar qe eshte ne strukturat e Pd-se dhe nuk eshte ne gjendje ta kuptoj Lulushin, kur thote se na qenka i pa perlyer kur e dijme se sa eshte lakuar per rrugen e kombit, per lejet e ndertimit qe i jepte kur ishte kryetar,me ndermjetesine e kunatit, dhe akoma me keq nje njeri i furur ne Pd- si kollona e peste, pra si tradhetar dhe me detyre per ta shkateruar PD-ne, nje njeri qe humbet vazhdimit dhe del e tallet me demokratet kur shprehet se fituam. Si qytetar e demokrat kam bindjen e plote qe Berishes i iku koha, le te mbetet ne Histori si lider me te metat dhe te mirat e tij, por paralel me kete te dale para gjykates sot ky, neser te dale te pakten Rama e VELIA e me radhe. Per popullin themelore eshte te gjenden parate e vjedhura, ku jane e ti kthen popullit. Ne se nuk behet kjo nuk ka vlere per ne burgu, se me keto leke qe kane dhe po si dorezuan une si qytetar po te isha ne vendin e tyre do shkonja VULLNETAR ne burg po qe se nuk me ngacmohen leket. Perfundimisht, ne Pd ka shume intelektuale si Zekthi qe duhet te luftojne te marin drejtimin e Partise dhe jo te na orientoje dhe tja jap bekimin Lulushit qe te na udheqe ne zgjedhjet e ardheshme drejt humbjes se radhes.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Basha eshte i "paperlyer" thote ky idioti, kur atij jane kane dosjen gati, ja mbyllen vetem perkohesisht meqe hodhi tutje Saliun per te shpetuar per vete nga hetimi qe po i bente FBI per parate ruse.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          o zoti zekthi saliu duhet te denohet per 94 -ten qe dogji shqiperine, 97 -ten firmat piramidale, gradecin, 21 janarin ,per korupsionin kete semundje te pasherushme qe i futi shqiperise, per shume vrasje dakort nuk i ka bere vete po ka paguar dhe se fudmi per shkaterimin e shqiperise, dhe per te vjedhur ka vjedhur shume sanuk mund ta imagjinosh

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            U mbyt gjemia ... Tani plakun Mere po e braktisin edhe sejmenet e vet. Vetem Zeni dhe Qim Peka i kane mbetur. Edhe Mulit sikur kane filluar t'i dridhen kembet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo

              Kane vjedhur te gjithe mos I perjashto,problemi eshte se Saliu duhet te mos te behet pengese EDI Rames,pra Vetem kjo eshte menyra qe te pengohet edhe te kete rrugen e lire Skënderbeu.

              Përgjigjjuni
              1. r
                rrofte lexhenda dhe zagaret

                Zot fale Malon !

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bureto

                Para disa vitesh nga që nuk i ndaloi thirrjes së policisë, u vra një një qytetar në Laprakë prej tyre dhe Lulëzimi bashkë me ju, aso kohe, protestoi para Ministrisë Rendit. Ndërkohë ish ministri S.Lleshaj dha dorëheqjen. Në 21 janar 2011 në Bulevard, kur protesta pothuajse kish mbaruar, nga Garda që varej nga Luli, aso kohe dhe ai ministër i Rendit, që drejtonte atë nga taraca e Kryeministrisë, vrau katër qytetarë të paqtë dhe me duar në xhepa dhe Luli yt që nuk ka bërë "krime" nuk e dha dorëheqjen, përkundrazi garoi për kryetar bashkie në Tiranë, të cilat i fitoi Rama, por Luli me Ristanin i manipuloi zgjedhjet dhe për 4 vjet vegjetoi në Tiranë. A kemi këtu një dubël sandard?! Tani 'më thoni juu mue', a vërtet do të fitoni me Lule berishistin?! Apo më bëni dhe njlgerë nuse se di të nusëroj! Jo or zotëri, jo. Reformoni partinë dhe zgjidhni një lidership tjetër më të aftë dhe të besueshëm nga publiku. Gjithsesi dhe ai e ka një shans të vogël, nëse kontribuon që drejtësia për 21 janarin, si krim shtetëror, të bëhet. Atëhere kryetari juaj edhe mund të lajë një pjesë të mëkateve. Se dreqi ta hajë, nuk është ëngjëll ai, o Zekth.

                Përgjigjjuni
                1. o
                  opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                  Anetari i Kryesise se Partise Demokratike te drejtuar nga Lyl Basha me prokurim te drejtperdrejt nga Qeveria...qe vetem opozite me Qeverine nuk eshte!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje