“Qeveria ka rritur rrogat, paguan për vjetërsi në punë” - Rama: Jemi vetëm në rrugëtimin europian, të tjerët ngatërrojnë interesin kombëtar

4 Prill 2026, 13:55Politika TEMA
“Qeveria ka rritur rrogat, paguan për vjetërsi në

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësi në BE është një mundësi historike.

Gjithashtu theksoi se vendi ka pasur një rritje ekonomike, duke shtuar se në këtë mënyrë janë rritur edhe rroga dhe se gjithashtu qeveria ka nisur të paguar për vjetërsi në punë.

Megjithatë një kritikë kryeministri e ka bërë edhe për kundërshtarët duke thënë se janë të verbër dhe se nuk e duan integrimin e vendit.

“Sot të gjitha vendet thonë se duam ta marrim Shqipërinë në BE. Por na duhet të kuptojmë se jemi vetëm në këtë betejë, kemi më të mëdhenj, jem shumica por vetëm. Se të tjerët janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit, e të fëmijëve tanë e të atyre që të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE.”, tha Rama, duke shtuar: “Kemi fituar respekt, besim e kemi vënë Shqipërinë në një tjetër pozicion dhe në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë. Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe”.

3 Komente

  1. k
    k

    Kemi bërë kërkesë zyrtare sigurimeve shoqërore shqiptare në forme zyrtare nëpërmjet INPSit Italian dokumentet për vitet e kontributeve në shqipëri dhe nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga korriku i 2025,kurse ky tyta bën propagandë mashtruese për ata që nuk e njohin shtetin e degjeneruar dhe korruptuar shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Hahaha kur flet per eveope ramazoni islamik qe e ka shnderruare vendin ne hale muslimanesh, turkiskiptare-afghane-iraniane rtj

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Ore gamor kur thua kemi rritur rrogat, kuptohet te administrates publike, do te thote qe ti mua me takson me shume apo jo? Apo ke rritur rogat dhe njekohesisht ke ulur numrin e qylaxhinjeve dmth te administrates publike, duke e mbajtur konstant fondin e pagave?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje