Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS më 11 maj.
"Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë.
Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t'ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.
Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE.
Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.
E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote.
Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS", tha ai.
No koment. Perversiteti fket vete.
Bravo Rama, tjeret le te votojne Salih Serbin
sa ka avancuar teknologjia. Dikur ishte nje pallat nje vote, tani eshte nje p... nje vote.
Dmth mos ua leni sa te votojne,por premtojuni qe mbas zgjedhjeve po votuan do ti nxirrni shkume gopit,goxha mire kaloi nivel tjeter fushata!