Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

1 Korrik 2025, 18:47Politika TEMA
Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për

Lideri britanik i ekstremit të djathtë nuk arrin ta vërë dot me shpatulla pas murit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një debat të ashpër në rrjetet sociale mbi numrin e shqiptarëve që mbahen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Marcus Tanner

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja se do të tërhiqet.

Pasi lideri i Partisë “Reforma” postoi të hënën një mesazh në X drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg – dhe duheshin dëbuar – duke shtuar me ironi “faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, Rama përveshi mëngët dhe iu kthyer me një përgjigje thumbuese, duke thënë se Farage nuk ishte në dijeni të fakteve.

“Çfarë nderi – për një ‘burrë gjigant’, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një ‘vend i vogël’) – të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë”, shkroi Rama me sarkazëm.

“Nëse pretendimi yt për ‘një në 50′ qëndron, atëherë unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është për një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del që është thjesht material për tabloide, nuk ka nevojë për ndjesë. Pa drama. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri – si i ftuari im i nderit”, shtoi ai.

Edhe pasi Farage tha se do ta pranonte ftesën – pa e përforcuar pretendimin për “një në 50” – në një video të veçantë ai bëri një deklaratë të paqartë se numri mund të ishte madje “një në katër”. Sulmet e kryeministrit shqiptar kanë vazhduar.

“Nigel, Nigel, Nigel”, vazhdoi Rama të martën. “Nga ‘një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë’, pretendimi yt tani është shndërruar në: ‘Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…’ Vërtet?! Nuk e di? Dhe kjo vjen pasi thua se i keni kontrolluar dy herë shifrat?… Atëherë më lejo të të ndihmoj me sqarime të mëtejshme.”

“Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph (gazetë britanike). Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj: ‘Aanaliza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare.’ Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000.”

Rama më pas sugjeroi se numri real kishte të ngjarë të ishte afër 300,000.

Kryeministri shqiptar publikoi gjithashtu foto të gjeneruara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej në një plazh shqiptar, duke pirë verë dhe duke biseduar me Farage. Por mbetet për t’u parë nëse kreu i Partisë Reforma, partia e të cilit aktualisht kryeson në sondazhet në Mbretërinë e Bashkuar, do të rezervojë vërtet një fluturim për në Tiranë për të zgjidhur përplasjen.

Ndoshta jo; zgjedhja e Shqipërisë si shënjestër duket se ka lënë të hutuar ose të shpërqendruar korin e tij të zakonshëm të mbështetësve në X.

Shumë nga komentet nën postimin fillestar të Farage mbi çështjen “një në 50” shprehnin mosinteresim ose zhgënjim ndaj debatit – gjë jo befasuese, pasi shumica e ndjekësve të Farage duken aktualisht shumë më të përqendruar tek emigracioni i ligjshëm dhe i paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika – si edhe te polemikat e shkaktuara nga festivali i fundit pop Glastonbury, i cili i bëri jehonë kritikave ndaj ushtrisë izraelite.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se bandat shqiptare të drogës përbëjnë një “kërcënim të rëndësishëm”. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2024, shqiptarët përbëjnë rreth 10 për qind të shtetasve të huaj të ndaluar në burgjet britanike, të ndjekur nga shtetasit irlandezë dhe ata xhamajkanë.

 

22 Komente

  1. B
    Bravo Rama

    - 88 081 hommes et femmes purgeant des peines les chiffres du ministère de la justice. - 88 081 meshkuj e femra qe vuajne denimin shifer e ministrise se drejtesise , dhe 3220 vuajne denimin ne shtepi, statistik e muajit Prille 2025 . Ky do kete mbaruar shkollen me Lulzim Bashen Nese behet nje rregjistrim dalin rrethe 300 mije dhe 1000 te denuar apo te ndaluar per riatdhesim kriminaliteti shqiptar eshte me 0.5 . Shqiptaret i shkelin se nuk i mbrone kush . Ky fashist duhet shpallur non grata e jo te ftohet per nje visite ne Shqiperi . Rama tall trapin me kete gjytyrym Anglie

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      Kemi nje udheheqes trim qe i hedh anglezet ne det

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epiri

        Smora vesh gje nga ky shkrim, Mero.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kureshtari

          Ky shkrim nuk është shkruar për katundarë!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iripe

            Meçë nuk more vesht nga ky shkrim qënke rrot carit.

            Përgjigjjuni
          2. s
            socialisti i vertete

            Shqiperia eshte shume e vogel per nje lider te madh si Rama. Ndihemi krenare qe jetojme ne kohen e udheheqjes se tij qe me siguri do te hyje ne histori si Koha e Rames. Ne sfondin historik Skenderbeu, Ismail Qemali , Zogu apo Enver Hoxha duken shume te vegjel para BURRIT TE MADH TE SHTETIT Edi Rama. Jemi me fat qe jetojme ne epoken e tij.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Lëre pash zotin, mos tall trapin! Me atë që na ka gjetur me këtë të marrë, me të cilin tallen dhe hargalisen në çdo takim europianët, është vërtetë fatkeqsi e madhe. Po harrohet ajo që i tha gjatë samitit në Tiranë Meloni, kur e uroj për fitimin e zgjedhjeve: "Përgëzoj Edi Ramën për fitoren "e papritur" në zgjedhje!". Të gjithë ja plasën gazit, kurse Rama u ndje si i dhjerë!.....

              Përgjigjjuni
              1. S
                Socialistic I vërtetë

                Po tall bythen une ore se mos e merni seriozisht.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cika

                  1

                  Përgjigjjuni
                2. f
                  fjala

                  E verteta eshte se Edi Rama eshte kocke e forte intelektuale dhe njerezore jo me ne Shqiperi qe nuk diskutohet, por ne bote. JU kujtohet urdheri qe i dha perfaqesuesit rus ne keshillin e sigurimit te OKB-se? " Ndalo luften dhe une do ta nxierr jashte...!" E, s'ka burre qe e ka bere dhe ben, prandaj beri mire qe u perplase dhe me kete anglezin se do ta dermoje se keshtu jane mesuar keta me genjeshtra e mashtrime, jane norma te demokracise vjeter europiane keto. Kaq kisha une per sot.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fjala

                    Se harrova jam koker bythqiri qe nxjerr gruan ne semafor . Lavdi udheheqesit te rilindareve fanarit te Surrelit. Urra .Kaq kisha une per sot.

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Ndoci

                    Rama i ben te gjitha per konsum brenda vendit.. se ai e di fort mire qe ata jashte se rruajne fare per te...

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Ramaduro, Lukashenko i Shqiperise.

                      Ramaduro pasi ka hapur dyert ne investime per grupet kriminale te droges duke u dhene leje ndertimi per kulla pa fund dhe resorte, ku shume prej tyre kane statusin e "Investitorit Strategjik", po i jep "dajak" Mbreterise se Bashkuar duke mbrojteur "Cunat e Londres" qe dine te punojne vetem ne shtepi bari dhe kriminele me pagese. Kur Mbreteria e Bashkuar doli nga BE duhet te merrete leje tek corapekuqi CEO i krimit dhe i bandave ne Albanistan.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cika

                        O truloqe. Shkruan efhe ti. Ik te hash sufllaqen dhe pradin pas

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        SELMAN SELAMI

                        Or PO SHUME PER ZEMER E KA MBROJTJEN E KRIMINELEVE SHQIPTAR TE SOJIT TRAFIK DROGE E KORRUPSIONI KI KRIEMINISTRI INE NDAJ LULZOJNE KRIMINELET NE QEVERI, SHTET E PUSHTET TEK NE NE SHQIPNI. KI EDI I GJEMO E I NXJERR NGA SKUTAT NJERZIT ME VESE HAJNIE E BIN PJESE TE QEVERISE. KI KUJTO SE DHE ANGLIA DUHET ME VEPRU NJEJTE SI KI. HE IS KREIZI .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Në fakt po mbron opozitarët në këtë rast

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Populli në këmbë, Edvini në ballë.

                          Duhet qe te hiqet foto e I Qemalit nga zyrat e administrates dhe te vendoset portreti 3D i E Rames. Urgjent sa me pare dhe heqja e Skenderbeut nga sheshi dhe vendosja e E Rames mbi satelit..Te hiqet shqiponja nga flamuri dhe te vendoset ERama duke bere kosh. Sa me pare ju lutemi.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            NETI VJOSA

                            Debat i nisur nga nje politikan populist anglez, teper agresiv. Siç eshte edhe shteti i tij. Pashë para ca ditesh nje studim se KUSH ESHTE SHTETI ME AGRESIV I PLANETIT...Mendova se do ish SHBA, ose Izraeli ose...por dilte se SHTETI ME POLITIKEN ME AGRESIVE NE BOTË HISTORIKISHT, ISHTE A N G L I A...Farange eshte nje nga keta anglezet qe e turperojne Anglinë dhe ja rrisin tiparet e agresorit!...

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cika

                              Ti dikesh si setd qe cok ke mesuar shqip. Ik te hash sufllaqen or tru thare.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Une Edi DV- Mbreti i pabuksave

                                Do t’i marr te burgosurit - djemte me nam te Londres! Me duhen per votat e zgjedhjeve te ardheshme se, medemek do behen para kohe dhe qeveri teknike! 100% do marr kete rradhe

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjergji

                                  1. Ai komentuesi Bravo Rama, cfare e ka ate rrumpalle shifrash? 88081 pastaj 1000 pastaj 3200 ...? 2. Rama drogaxhiu, gjoja po mbron shqiotaret, por ne fakt ai KASTILE po i demton shqiptaret ne angli, ndoshta pse nuk votuan 98% per rama vllehun sic votuan gjoja ata te Greqise? 3. Te conte ambasadorin tone ne LONDER ta takonte kete populistin gomar anglez dhe ti sqaronin shifrat nepermjet institucioneve. Po ku di te punoje me 8nstitucione haxhi qamili i surrelit?! 4. Kush je ti qe i ktheke ne shqiperi te gjithe shqiotaret e londres? Mos keni sajuar ndonje lufte ne ballkan dhe doni ti beni pasterma meqe jane veriore?! HARROJENI!!! JU DO TE JENI VIKTIMA E PARE E KESAJ LUFTE!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andrea

                                    Pordhe me rigon

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje