"Rama e di veten absolut si Enver Hoxha", Ngjela: Duhet të tregonte shkakun pse shkarkoi Gledis Nanon

1 Shtator 2022, 19:50Politika TEMA

"Rama e di veten absolut si Enver Hoxha", Ngjela: Duhet të

Avokati Spartak Ngjela e shikon si një defekt të kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pasi ai e emëroi në këtë post.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela deklaroi se Rama duhet t’i tregonte opinionit publik, shkakun dhe arsyen që çoi në shkarkimin e Gledis Nanos.

Sipas Ngjelës, ende nuk është bërë e ditur, sesi ka ndryshuar përqindja e kriminalitetit në vend, gjatë 10 muajve që Gledis Nano ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

“Është defekt i kryeministrit, e shkarkoi kryeministri Drejtorin e Policisë dhe nuk i jep arsyen opinionit publik, shkakun. Nuk mund të lejohet, se e shkarkoi, nuk ka dorëheqje. Po të kishte dhënë dorëheqjen ky, do jepte shkakun për dorëheqje. Kryeministri nuk jep shkak, e di veten absolut si Enver Hoxha. Këtu nuk po e kuptojmë dot.

Nuk është ndonjë gjë e rëndë largimi i Drejtorit të Policisë, sepse këta janë në pushtet prej 9 vitesh. Këtu pyetet, si ka qenë kriminaliteti gjatë kohës së tij, në rënie apo në ngritje? Nuk flasin këta, janë memecë. Sa është përqindja e kriminalitetit gjatë kohës që Nano kishte drejtimin? Këtë nuk e dimë”, theksoi avokati.

Gledis Nano u shkarkua të mërkurën nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

8 Komente

  1. Qafkuqi

    Se i donte k...i ta shkarkonte. A te mjafton si arsye o Tak anglosaksoni. Nese nuk kerkove arsyen pse e emeroi ne ate post,atehere pse te duhet arsyeja e shkarkimit?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eva

      Taku Torollaku kerkon te trajtohet si autoritet se ka qene ne burgjet e Enverit

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bardha

      Ky nuk ka pune tjeter,po zene rradhen neper studio per te folur budalleqe,populli i kerkon llogari per kriminelat qeverise por jo karagjozve qe kur emerohen ne nje detyre duken se kane kapur qiellin me dore,kriminelat dalin neper medie duke bredhur neper qytete ose ndodhin krime cdo dite ne mes qyteteve e policia nuk di gja,tashti nje pytje kam per kete tak idiotin keta bandit e kriminelat duhet ti kap policia apo kryeministri

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avokat _ ruaj Kontrollin e Llogjikes

        sepse Oficeri i Policise -Shefi i Policise Himares ,varesi i Drejtuesit te Policise , jovetem qe ka thyer Rregullat e vendosur vet nga Policia (gje qe tregon per nji Polici qe funksionon si nji Rrumpalle ) por beri edhe Krimin me te shemtuar qe ne asnji Shtet te Botes nuk do ta falte kte Drejtues Policie te paafte ,qe drejton nji Polici te cthurur e qe nuk di se cdo te thote Polici e mbrojtes i qytetarit ,per mos te then pastaj qe i shkaktoj Familjes se ardhur me Mall ne Athdhe nji Fatkeqesi e cila akoma sot , te revolton dhe mbush me indinjate nga ky Kazan Policesh qe vetem Uniforma i dallon nga Kriminelet e rrugeve ! - Pra me cilin te drejte ,apo Llogjike na gerthisni kunder ktij Shkarkimi qe tregon ne fund te fundit se si duhet te funksionoj nji Shtet ? - Te tilla Standarte duhet te zbatohen edhe me Drejtues te tjere Ministrish qe jane po aq te paafte sa edhe Drejtuesi i shkarkuar G.N .-- Ktej kerkoni Shtet dhe Siguri dhe nga ana tjeter ,te infektuar nga ajo Corbe qe jeni mesuar te hani e villni gjate ktyre 31 -vjeteve , ku gjithcka kalohej thjeshte ,cdo Vrasje ,si muhabet Mejhanesh e nuk mbahej qendrin fare ,si ju Politikanet bete edhe me 97-edhe me 98 edhe me Gerdecin e Kosta Trebicken edhe me 21 -janarin qe jovetem s'u Hetuan vs Krimineleve por as u mbajt qendrim nga Qeverrite e Kryekriminelt salih berisha per Autoret e Krimeve . - Pra boll me Diarene e 31-viteve nqs doni Siguri ne jete .Boll derdellitet medieve .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku tarallaku

          Taku tarallaku bene debilin apo je debil po nuk pati rrezultate mo Taku tarallaku per cfare ta mbante kur nuk punone

          Përgjigjjuni
          1. G
            Get Cock

            Rama eshte Zagar i Serbeve mos e krahaso me Enverin.nje klloun qe akoma nuk di te vishet por del sikur ja la kristaqi karrigen.gjoja artist por nenrogoz profesioni eshte Hajdut

            Përgjigjjuni
            1. 0
              008

              Gledis kishte tjeter detyre, te garantonte sigurine e Kongresit Muxhahedin duke perdorur tere infrastrukturen e brendeshme te sigurise. Lufta Ruse ndryshoi rrethanat, keshtu Gledis kalon prap ne sistemin "nën radare".

              Përgjigjjuni
              1. 0
                008

                Gledis kishte tjeter detyre, te garantonte sigurine e Kongresit Muxhahedin duke perdorur tere infrastrukturen e brendeshme te sigurise. Lufta Ruse ndryshoi rrethanat, keshtu Gledis kalon prap ne sistemin "nën radare".

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje