Meta: Ndaj meje ka një skenar mafjoz, IM nuk ka spiunuar shtetasit FT dhe AZ

1 Shtator 2022, 14:38Politika TEMA

Meta: Ndaj meje ka një skenar mafjoz, IM nuk ka spiunuar shtetasit FT dhe

Ilir Meta thotë se s'ka qenë spiun në kohën e komunizmit. 

Kreu i PL-së siguron se ndaj tij ka një skenar mafjoz dhe këtë e drejton kryeministri Edi Rama. 

“Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i PAVARUR, dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.”tha Meta.

Pjesë nga fjala e Metës:

Anëtarët e AIDSSH pa asnjë dyshim që kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Referuar nenit 25 të Kodit Penal, ku parashikohet se “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.”, ju bëj me dije se të gjitha veprat e kallëzuara janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin.


Është detyrim ligjor i pashmangshëm që organet e hetimit, të administrojnë:
-Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit.
-Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve. Në këtë regjistër të verifikohet se kur janë kërkuar, zhvendosur e shfrytëzuar dosjet për subjektin F.T.
-Procesverbalin/et e mbledhjeve të bordit të AIDSSH për rastin në fjalë që ka të bëjë me vendimin për të informuar Kuvendin si dhe çdo lloj diskutimi apo vendimmarrje që lidhet me subjektin F.T.

– Të administrohet edhe varianti audio i këtyre mbledhjeve.
-Administrimin e tabulateve telefonike dhe çdo komunikim tjetër elektronik të anëtarëve të AIDSSH përpara, gjatë dhe pasi kanë marrë denoncimin “anonim”elektronik.

6 Komente

  1. S
    Spiuni qelbur i komunizmit

    Ky eshte karragjoze o spiune cfare jane keto fraza ( Shqiptaret me njohin mua nuk jam spiune ) o bole ku te njohin njerzit ty more palaco shko mer dosjen beje publike nese ka manipulim sbko ne prokurori ngale studiove kazane te Sandrit te klanit duke qarre si legen spiune i qelbur

    Përgjigjjuni
    1. b
      blerim

      hahahaha ti like ke ik per lesh m pz ca thu iher nuk thu iher tieter

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bora e zeze

        Ilir M. patjeter do hetohen, po pasi te dal ligji I perjashtimit te spiuneve te Sigurimit dhe Ndoshta edhe me gjere. Ilir , prokuror I Republikes nuk eshte me Aranit Cela!

        Përgjigjjuni
        1. e
          enri

          si ke surrat e flet aman se vec te idiotesira ke bo

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roni

            Palaco hajdut kriminel

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altini

              Superkiller !!!!! Shoket e tu të afërt të njohin më mirë!!! Ti je mafioz më i rrezikshëm se Salla!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje