Gazetari sfidon Ilir Metën: Këtë radhë të kanë kapur me “presh në duar”

1 Shtator 2022, 10:24Politika TEMA

Gazetari sfidon Ilir Metën: Këtë radhë të kanë

Gazetari Adriatik Doçi ka sfiduar Ilir Metën në një përballje, për aferën e tij të lobimit në SHBA me para që s’dihet se nga vijnë.

“Thjeshtë: Ilir Metës i janë zbuluar pagesa me vlerë rreth 1 milionë USD për lobim në SHBA, me para të pista, në vitin 2017, për të dalë në foto dhe për t'u futur në aktivitete politike.

Në 4 kontratat e lobimit del emri i LSI-së dhe Ilir Metës, dhe shërbimet e kompanisë lobuese përputhen me takimet dhe fotot e Metës në SHBA.

Shpenzimet nuk janë deklaruar as KQZ si shpenzime të LSI-së, as në ILDKP si shpenzime të Ilir Metës.

Ballafaqimi i dokumenteve konfirmon konsumimin e tre veprave penale: Pastrim parash, korrupsion dhe falsifikim formularësh.

Kjo është e vërteta e thjeshtë që po synohet të përzihet me mjegull politike.

Ilir Meta i ka mohuar këto kontrata. Ai thotë se shpenzuar për lobim vetëm 14 mijë USD në vitin 2017, para për të cilat, si për ironi, KQZ thotë se nuk justifikohen me burime të ligjshme nga LSI-ja.

Megjithatë, provat (firmat, takimet, pagesat) nxjerrin zbuluar Ilir Metën, këtë radhë jo me zë dhe figurë si në 2011, kur gjeti një ekspert të partisë duke e shpallur videon të papërdoshme si provë korrupsioni në gjykatë.

Unë ftoj Ilir Metën në një përballje live televizive, në cilin ekran që të dojë ai, për të paraqitur para publikut faktet dhe provat për çështjen e lobimit dhe të gjitha dosjet penale që i ka hapur SPAK.

Shpresoj që pjesë e përballjes të bëhet edhe Halit Valteri, ndërsa Meta le të marrë të gjithë armatën e tij mbrojtëse.

Ilir Meta e ka pasur aleat Edi Ramën dhe mund ta ketë sërish. Këta herë ndahen dhe herë bashkohen. Fakti që i ka shpëtuar për 30 vite drejtësisë, hapja e 4 proceseve penale nga SPAK nuk mund të vishet me luftën politike, por ndoshta me fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, shkruan gazetari.

14 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Ky u kap edhe me bllok ne dore po nuk i hyri gjemb ne kembe Kur ta shoh mbas hekurave do e besoj.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Ishin kohe te tjera ato! Sepse, shtetari me fuqiplote ishte kryeministri ishte Saleh Berisha, qe bente çfare te donte me pushtetin e tij absolut dhe me falangat e tij te shtrira ne çdo qelize te shtetit, bente ai ligjin, sidomos ne Drejtesi, te cilen e kontrollonte edhe nepermjet Keshillit te larte te Drejtesise qe kishte si kryetar gjithmone nje nga presidentet e emeruar prej tij, qe me pare i kishte zevendes ne parti, si Topi, Nishani, e me pas miku i tij spiuni dhe hajduti Ilir Metaj. Gjyqi i ketij per vidion u be në atë situate. Tani Saleh Berisha ka vetem 'noc rrokun' në dore. Drjetesia i ka dale pothuajse teresisht nga dora, perjashtuar ndonje miuk, prokuror a gjyqtar, te kamufluar aty dhe qe ende nuk e ka kaluar vetingun, por gjithsesi dhe ty takem e kane sot shume te veshtire, sepse ka mekanizma ne funksion te Reformes qe edhe ata i ka ne site. Atehere nuk kishte SPAK, sot ka dhe kete jo vetem qe nuk e kontrollon apo dikton më askush nga politika, po per me teper ai monitorohet, sipas Kushtetutes, nga ONM dhe drejtohet posaçerisht nga Amerika. Loja sapo ka filluar.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Po ate sherbetorin e Vucicit qe u vesh si gruaja e Bilalit , per te dale ne foto me Trump, e ke kapur me presh ne duar mo gazetar , se ate e mori vesh gjithe Bota ?

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ilirjan

        Preshin keta se kane per gje, jane mesuar. E kane ngrene me buke edhe pasi ua kane futur aty ku s'thuhet.

        Përgjigjjuni
      3. D
        Dakord

        Zoti gazetar, fjalia e fundit e artikullit tuaj eshte thelbi, pra nuk jane ceshtje politike ato 4 procedimet penale por fundi i pandeshkueshmerise. Kur e dini kete, perse e sfidoni publikisht ne debat publik kete kriminel??? Perse i jepni mundesine te "mbrohet" publikisht me genjeshtra sa per te shkaktuar kaos???? Ju jeni gazetar me kontribut te padiskutueshem ne demaskimin e ciftit meta dhe larove qe e rrethojne, por puna juaj mbaron ketu sepse spak po heton per denoncimin tuaj prandaj ilir metaj le te mbrohet ne gjykate tani e tutje atje ku duhet te mbrohet dhe jo ne tv.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mona

          Vetem se me bllok ne dore u kap atehere kur ligji dhe Maliqi ne Shqiperi ishte Sali Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. B
            BABALE i PD

            Spiuni I.M nuk te vjen kure ne debat TV as te kazani i Sandrit te klanit me Fevziun Shkullaku Bushati Zheji pasi e di qe e kap mat ...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              He me ju lumt or cuna,ashtu de, bjeruni qenve se na moren cdo gje, vetem shpirtin na lan ,dhe ate jan gati te na e marin.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                Vit ters për Metën 2022, sapo e dëbuan nga pallati brigadave, ka SPAK në bithë, dhe telashet e tijë me një Parti të pagëzuar që s'po fluturon.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realisti

                  Heroi i vërtetë në 31 vjet post komunizëm është Halit Valteri. Të lumtë!!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Jaho

                    Ja kjo foto te tregon se edhe ne shqiperi lejohet martesa burre me burre

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mark

                      mos doje te thuash................ "burre me trans"

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      ZOROOS

                      TERMET!!!!!! Ilir Meta j ka kontaktuar tek ne per tu arratisur kemi gati pashaporten fallco per kete n joftim shteti te kete kujdes pas 7 dite u ben te fala emri fallco eshte Dimiter na la te kuptojme qe do strehohet ne Rusi do ta kalojme na kufiri pa dogane drejt serbise na ka afruar tre çerek milioni juro nese shteti na jep me shume ne e dorzojme ne polici

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        arqile

                        Te lumte z.GAZETAR ADRIATIK TE LUMTE Z.VALTERI .Kurajo .Jeni njerez qe i duheni shume ketij vendi te varfer vecanrisht ne keto momente. Poshte hajdutet.Kini Perendine ne anen tuaj do te triumfoni.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje