
Shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela e sheh një vendim të marrë në kushtet e flagrancës.
Ngjela: Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…
Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.
Ngjela thotë se vërtetësia e këtij lajmi do të ishte shumë e rëndë por është mosbesues.
Ngjela: Kjo është e rëndë, duhet të ishte shprehur SPAK. Nëse ky nuk respekton urdhër-arrestet e SPAK që është superfuqi sot, arrestohet ky. Nuk do t'ja dijë SPAK. Ka marrëdhënie juridike mes SPAK dhe policisë por SPAK ka dhe forcat speciale për arrestet. Udhërarrestet e SPAK nuk ka forcë ti ndalojë. Nuk besoj se është kjo por po të jetë është shumë e rëndë.
Por deri te shkarkimi i Nanos pati shumë zhurmë dhe pikëpyetje mbi vërtetësinë e lajmit, apo faktin nëse u dorëhoq apo u shkarkua.
Ngjela: Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka dhënë ka mundësi që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t'ju dalë, mbajeni mend.
Avokati ka komentuar edhe reagimin e Ambasadës amerikane për largimin nga detyra të kryepolicit.
Ngjela: Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.
I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, ai ka këtë përgjigje:
Ngjela: Unë e kam shpresën te SPAK jo policia. Policia nuk është ende në lartësinë e duhur, është e mbytur nga korrupsioni, SPAK jo. Ne shpresën e kemi te SPAK. Nuk ma ha mendja që ky të ketë lidhje me mosrespektimin e SPAK.
Pirdh Taku pirdhe se te lirone krye polici nuk pati asnje rrezultat zero zero zero e imagjinon polici perzgjedhur per te kapur te shume kerkuarit shoqeronte te kerkuarin mos ta kapesh nga policia ky eshte kulmi korrupsionit
Nje polic qe shoqeron kriminelin, qofte edhe drejtori i policise, eshte me kriminel se krimineli. Krimi lulezoj me shume ne kohen e Nanos. Krimineli endej rrugeve i lire e bente cte donte. Si duket ka qene i njohuri i krimit, se ne vendin tone cdo gje behet me miqesi. Ne se qendron si shkak, mos ekzekutimi i vendimit te arresit nga SPAK, atehere duhet te jape doreheqjen kryeministri qe pengon punen e drejtesise. Me fuqine qe ka kryeministri, as Sala, as Metaj, as Lulushi, as Ahmetaj, as Ruli, as ndonje tjeter nuk arrestohen. Politika te bej punen e vet, qe nuk eshte ne gjendje pasi ka degraduar totalisht. LARG duart nga DREJTESIA. MOS E FLLIQ DREJTESINE. LERE NE KUSURET E VETA.
O komentues Drejtesia ! perseri ato kriminelet dote levizin perseri , kur ke nje polici super te korruptuar ,dhe me polic qe jane bashkepuntore me kriminel, kjo polici nuk dote kete kurr sukses. pse u mbyll vetingu ne polici ?vetingu u mbyll se 60% e tyre dalin hajduter dhe bashkpuntore me kriminelet.
Flagranca është te vrasja live në TV, dhe kallzimet penale të njëpasnjëshme ku mund të ishte shmangur krimi dhe shmangu protestat me shkarkime të fundit, sot situata është e mpreht, ndaj nuk duhet nënvleftsuar pasi përfundon keq.
Vis Martinaj zhduket, kapet polici i Operacionales qe e shoqeronte, ky i fundit merret ne pyetje direkt nga Nano. Varet deri ku e ka hapur thesin. Nese ka permendur emra ne krye te piramides atehere ketu kerkojeni arsyen. Nuk duhet harruar qe Vis Martinaj ka gisht ne vrasjen e Santos. Shqiperia eshte bere si Sicilia e viteve ‘80-‘90
Spaku nuk eshte i mbytur nga korrupsioni, thote Taku koke bardhaku! Po pse nuk arreston spak kryekriminelin shqiptar apo pret rremuja, o Tak! Nuk arreston se spak eshte bythe e breke me Sali Sheqeren.
Fol gjithollog fol . E zgjidhe ti....po ra shi kohe e keqe ,po doli djelli kohe e mire...lol.
Me metra i ka fjalet ky Ngjela...ne politike,arkeologji, histori,bythollogji,sport etj
Mendoj qe Spartak Ngjela eshte shume afer te vertetes, dicka flagrante ka ndodhur. Duket sikur Kryepolici ka punuar mbas kraheve te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem. Ka mundesi qe Nano te jete promovuar nga Ilir Meta, jane nga Skrapari, kushedi cfare lidhjesh ekzistojne, dhe mbron anen e tij. Mbase i detyrohet Ilir Metes.