Sesioni i ri, Enkelejd Alibeaj rikonfirmohet kryetar grupi i PD

1 Shtator 2022, 11:23Politika TEMA

Sesioni i ri, Enkelejd Alibeaj rikonfirmohet kryetar grupi i PD

Nga Mariglen Kume

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 prej tyre kishin konfirmuar se në rast të çdo vendimi do konfirmonin online përmes aplikacionit të “WhatsApp”.

Takimi ishte lajmëruar të niste në orën 19:00, por nisi rreth 30 minuta me vonesë. Deputetja Jorida Tabaku kishte ardhur më herët dhe pasi qëndroi disa minuta në takim u largua pasi mësohet se kishte një tjetër takim me partnerët ndërkombëtarë. Ndërkohë, pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mësohet se deputetët ishin të unifikuar që kryetari i grupit të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit. Është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese që do të përfaqësojë grupin në takime të rëndësishme. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren. Edhe në takimin e djeshëm nuk ka mbetur jashtë vëmendjes ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ka qenë deputetja Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferaj, të cilët janë shprehur se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin, por vetëm si deputet. “Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut bën grupin tonë si deputet”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka, ndërsa Xhaferi ka vlerësuar opozitarizmin e tij. “Unë kam kërkuar që të japë dorëheqjen dhe tani dua që të jetë në grup për të kontribuar. Ne duhet të fillojmë me një sjellje tjetër me një qëndrim serioz në strategjinë. Mund të delegojmë një kryesi të vogël”, është shprehur Xhaferraj.

Në sesionin e ri pritet të ketë edhe ndryshime sa i përket përbërjes së deputetëve në komisione. Në mbledhjen e djeshme është diskutuar pakënaqësia që deputetët kanë pasur me Sorina Kotin, deputeten e Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, e cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës. Burimet bëjnë me dije se është marrë në konsideratë zëvendësimi i saj në postin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Ajo është akuzuar gjatë mbledhjes se nuk informon deputetët për zhvillimet në Komision.

21 Komente

  1. E
    E verteta laluriq

    Mero mos publiko lajmet qe do! Vetem fanatiket lexojne gazeten tende! Ish presidenti ka paditur anetaret e Autoritetit te Dosjeve! Pse nuk e publikon??? Apo per ty nuk perben lajm!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alda

      do ta marresh pergjigjen e vertete lakuriq neser, duro pak ...

      Përgjigjjuni
      1. t
        tralala zura nje gale

        Ti qenke fanatik qe po e lexon?

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta lakuriq

          Futem nganjehere per gallate me pa deri ne cfare feje ka arrit lluni! Ok?

          Përgjigjjuni
        2. P
          Per korrektesë

          Per çfare i ka paditur? Qe nuk e mbrojten atehere nga Sigurimsat kur e rekrutuan si spiun? Autoriteti i dosjeve ka folur dy here ne favor të Metës. Me këtë PADI, Meta ja Ka futur vetes, sepse dosjen e Metes ne fakt e ka patur Saliu ne kasaforte. Kur Saliu pa qe Meta mund t'i merrte opozitën, fap nxori dosjen. Rama ben sehir, se i ka rene llotaria. E ç'hyn Mero Bazë ketu? Njerezit lexojne dhe marrin nga gazeta vetem informationin. Interpretimin e bejne vete,. Edhe fshatari me i humbur,ka qenë ne kater shtete. Nuk ja hedhin dot me njeriu, as Saliu, as Meta, as Rama. Por njerëzve u ka mbetur Rama si dopjogjashte ne dore, sepse Saliu dhe Meta jane alternativa të dhjera. Ndersa ti e ke hallin tek Mero Baze. Nje drejtor gazete qe i ka hapur lufte Berishes dhe Metes per punën e tij. Dhe ne e lexojme dhe argetohemi, se nuk na plasi as per Berishen dhe as per Metën. Ku është problemi ketu? Problemi yt domethënë, se ne nuk kemi asnje problem. Sidomos ne qe jetojme jashte Shqipërisë. Qe nuk na plas as per Ramen, sepse as na fut dot ne punë, dhe as na heq dot nga puna.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Moj “ e verteta laluriq” qe nuk di te shkruash as shqip, Ilir Floriri eshte spiun e vertetuar kjo ( njelloj si ti) dhe puna e pare do ishte te kerkonte hapjen publikisht te dosjes se tij dhe jo ankimim pse me hapet dosjen ? Tru peshk !

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta lakuriq

              Ti do jesh nga ato Meket e zbritura ne Tirane me 45 dhe e quan veten Tirons! Gabim te madh paske kap( nga shpejtesia me dal nga lluni e kam shtyp l ne vend te k) ! Tironsit denbabaden me ty fshijne b.....! Hajt shnet e u mytsh ne llum!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dakord

              E verteta nuk eshte akoma "laluriq". Po punon spak per ta zhveshur lakuriq o fanatik!! Hahaha

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hajdari

                E verteta eshte nudo dhe e do nga pas...

                Përgjigjjuni
            3. f
              fcb

              ha..ha..merrua kryetar grupi

              Përgjigjjuni
              1. K
                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                Ka nevojë PD për të gjithë antarët e sajë. Duke mos kundërshtuar njëri tjetrin, PD mund të kthjellohet si qielli në stinën verore.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saleh

                  PD eshte kthyer ne shoqate. Me shkume mbajeni

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Realpolitika

                  O e verteta laluriq , e para meso te shkruash E dyta ai ish presidenti Like floriri vertet nuk eshte lajm. Ka nje muaj qe thot te njejtat gjera, Por SURRATI E TRADHETON LIKEN. LIKJA ESHTE E VERTETETE LAKURIQ QE KA QENE SPIUN I ISH SIGURIMIT.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Semi

                    Hiq Acken kta te tjeret jane bisnesmene me emra te nderruar e puthadore.....kta nuk te mobilizojne as ngjallin besim....te ta minojne opoziten dhe 2 vjet..si Halil Valteri me duken....

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Hahahaha pra ti semi po thua qe açka te shkoje te berisha dhe jemi ne rregull. Po per inatin tend, te cave si ty dhe te sali kriminelit, keta deputete do rezistojne dhe koha do ju jape te drejte. Eshte shumica e popullit qe mezi po pret te shohe saliun liken me gjithe familjare prapa hekurave dhe ju "popullin" e 2 marsit apo 8 janarit apo 7 korrikut te endeni rrugeve si qeni pa zot

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Berti

                      Po Berisha sikur ka emeruar Luciano Bocin ish kryetari i FRESH per Elbasanin dikur, te birin e Dhimiter Bocit Sekretar i Byrose Partise Punes te Uzines Mekanike te kombinatit metalurgjik.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mira

                        Pushtetin do ta marrin perseri Sekretaret e Partise Meme PPSH

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Himarioti

                        Ali Beu fashisti duhet të zhduket nga politika shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Merua në koma

                          Rripjellësit gëzohen për Lulqimin dhe Alibythën !!?? Ça thu daku!

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            ronny

                            Nese ja pate ae cehren e surratit skrapardhise se shumtuar qe eshte turp i ketij kombi, besoj e kuptuat qe sa keq i ka punet, dhe qe as ilace gjumi dhe antidepresive me grushta si bejne me pune. Se nuk e ze me gjumi ne kete bote,,,,,,se i eshte fikur kandili po i eshte fikur aq keq.... sa ska nga tia mbaje. Po gojen dhe dhembet me ngjyre kafe ia pate kur fliste,,,mos mendoni se ska flori te ve dhembe te rinjte bardhe,,,, por aq keq e kalon diten dhe naten ne lufte me mendjen e tij te vogel por te shtrember,,, sa as per gojen e vete si shkon ne mendje,, SIgurisht mendon shume gjera,, a do jene prangat te rehatshme apo do ja shtrengojne duart ,, si do jete krevati ne burg,, po parate,, floririn etj qe do tja konfiskojne....po pronat,, qe si meceh dot,, se aty jane,,,,,uhhhh sa halle ka plaku Meta keto kohera.....shume,. por vertete shume,,,,,he he he he

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cup frroku

                              Un nuk di akoma sa lek jan paguar per kta deputet legena tpakten flash per keta te shkodres qe elektorati dihet me ke eshte po ftyr a kam me ardh ne shkoder beta asht dollap sillet nji dite po turp a jeni tpakten atyre qe i kerkuat voten ne 2021 ka fitu berisha shkodren e jo legeni alibashiqi i vetmi qytet e shqiperi se ka nji krytar bashkijet njeriu punon e lufton per pak fytyre mvjen keq per voten qe ja kam dhan familjarisht helidonit po respektin si njeri e ka shumzu me 0 turp per gjith deputetet e shkodres haram leket se marrin me votate tona turp e faqja zeze

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje