Rama intervistë për Bruno Vespën, flet për marrëveshjen e bashkëpunimit Shqipëri-Itali për refugjatët

6 Nëntor 2023, 22:26Politika TEMA
Rama intervistë për Bruno Vespën, flet për marrëveshjen

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në emisionin “Cinque Minuti”, në të cilën ka folur në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar me Italinë për pritjen e refugjatëve në Portin e Shëngjinit.

Rama ka thënë se bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet dhe se çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian. 

Intervistë e kryeministrit Edi Rama dhënë për gazetarin Bruno Vespa në emisionin “Cinque Minuti”

Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, i cili sapo është kthyer në Tiranë nga Roma ku ka nënshkruar një marrëveshje, në një farë mënyre historike, me Giorgia Melonin, e cila parashikon ndihmën në dy porte shqiptare për emigrantët që janë ndaluar qoftë nga roja bregdetare apo nga marina usharake italiane. Kryeministër si lindi kjo marrëveshje?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për ftesën! Është përherë një kënaqësi dhe nder të jem te ju. Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë. Kaq. 

-Atëherë, menaxhimi i kampeve do të jetë italian.

Kryeministri Edi Rama: Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian. 

-Gjatë këtyre ditëve edhe të mbijetuar të kampeve të shfarosjes naziste si Edith Bruck, madje dhe në Shqipëri ka pasur persekutime ndaj hebrenjve që gjithmonë kanë qenë të prirur për pritjen e këtyre njerëzve, sikur janë ngurtësuar sepse thonë që ka mundësi që nga vendet myslimane të mbërrijnë terroristë apo persona që janë kundër hebrenjve. Si e mendoni ju këtë?

Kryeministri Edi Rama: Po më bëni një pyetje me një peshë të jashtëzakonshme për një çështje, e cila për fat të keq po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe që është pikërisht çështja se si të jemi Europa e vlerave dhe e të drejtave që janë shumë të shtrenjta për ne dhe në të njëjtën kohë t’ia dalim të shquajmë midis atyre që vërtet largohen nga rreziku i vdekjes dhe atyre që përfitojnë apo që bien pre e trafikantëve e madje edhe rrjeteve që furnizojnë këtë lloj trafiku.

Ka vende europiane, të cilat janë shprehimisht të mbyllura ndaj idesë për të pritur persona të besimeve të tjera fetare, të ngjyrave të tjera, por e kemi parë që kur erdhi fjala për refugjatët ukrainas, ishin shumë të hapur për t’i pritur, sepse për mbi të gjitha, ishin të bardhë dhe ishin të krishterë. Ndërkohë që, ka realitete të tjera në vende europiane si Zvicra dhe jo vetëm që kanë qenë gjithmonë krahë hapur për të pritur të gjithë pa asnjë dallim, por që po kalojnë një moment shumë të vështirë.

– 30 vjet më parë ishin shqiptarët që vinin në masë si emigrantë në Itali, ndërkohë që tashmë është e anasjellta. Shumë italianë vijnë në Shqipëri për të investuar në Shqipëri, e për të punuar në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nëse sot, Shqipëria është destinacion për Italinë e nëse sot shqiptarët në Itali, por edhe në Shqipëri kanë një të ardhme, kjo vjen edhe në pjesë të madhe nga fakti që kur ne ishim refugjatë, kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qënie njerëzore, të ardhmen. Dhe në kërkim të së ardhmes, njerëzit janë të gjithë qënie njerëzore, pavarësisht nëse janë muslimanë apo të krishterë, por të gjesh një ekulibër këtu është një çështje shumë e ndërlikuar.

Kujtojmë se Porti i Shëngjinit do të shërbejë si qendër pritjeje për refugjatët që mbërrijnë në Itali nga vendet e treta. Marrëveshja u nënshkrua në Romë mes dy kryeministrave, Giorgia Melonit dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. Sipas protokollit të bashkëpunimit, kjo qendër pritet të jetë gati Pranverën e vitit që vjen dhe do të trajtojë çdo muaj kërkesat për azil të rreth 3 mijë refugjatëve që mbërrijnë në Lampeduza nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kanë mbipopulluar ishullin e vogël italian.

8 Komente

  1. d
    dsa

    O Ed Kari ti nuk po pret italian por zezak nga Afrika, arabe dhe afgane terroriste e shperfytyrove Shqiperine e bukur kete dhurate te zotit. Ky eshte me i keq se Esat Pashe Toptani qe per kar-iken e tij shet familjen dhe Shqiperine. Cohuni shqiptare dhe merreni zvarre kete halldup te droguar, neser eshte shume vone, nuk do te kete me Shqiperi por Albanistan.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Afrika ne Lampedusa ehh pasataj ne Lezhe haaaa

      Ky perserit gjithmone te njejtat fjali nuk e kuptone ky kur e thua per here te pare ka interes per te dyten here humbet vleren per te treten here behesh qesharak . Kot fareeeee marveshje qe nuk do kete zbatim. Afrikanet kalojne detin shkojne ne Lampedusa per te ardhur ne Shqiperi pastaj i mbajne apo jo kjo eshte marveshje eshte ridicule qesharake thjeshte per konsumin te brendeshem.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lasgushi

        Shumë mirë o Edi,që ndihmon Italine.Po mirë more burë,vetëm ne fukarenjtë shqiptar u kemi borxh Itaëisë.Për pritjen dhe trajtimin në vitet 90 ???! Po italianët....nuk na kanë borxhe? Ata na pushtuan,me luftë, në 39,na ropën,vranë lulen e rinisë,shkatëruan dhe dogjën.Panvarësisht se ne u dhamë atë që meritonin.Ata na kanë më shëmë borxhe.Dhe boll mo Edi.Që për hirë të bela figura,na ul e na ngre,që ne i kemi borxhe.Se na ke mërzitur. Ĺerë paravolitë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          gjakdhjeret ramsa gjylametet e fevzi kot e kane sepe dhe kete here nuk do ja arrijne .....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Din

            Pse ngelem gjithmone me borxhe ndaj te tjereve ne? Ne historikisht na kane copetuar e na kane pushtuar me te medhenjte, kujt i kemi borxh ne? Shtetet me te fuqishme te botes qe gjate gjithe historise dhe shekujve kane kolonizuar gjithe globin, si Anglia, Franca, Gjermania, qe kane pushtuar dhe kane bere kerdine neper bote, nuk kerkojne falje e nuk ndihen borxhli ndaj askujt, pse duhet te ndihet Shqiperia e copetuar e vogel dhe e varfer. Ik more ndyresire, mos na shit keto dengla

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ps

              Pas shpopullimit, se shpejti fillon faza nr 2, popullimi me zezake e jevgj e arabe. Gjynah per ata qe kane mbetur ketu akoma

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tek

                Cau trapin ky na u be vertet si reklame ne tv dhe online. Vetem ram k shohim i qr

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K

                  Po shet vendin ne te kater anet per intervista ky palla

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje