"Italianët pranuan se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është narko-shtet", Rama mesazh mbështetësve të opozitës: Shkatërrojini në ditën e gjykimit

4 Qershor 2024, 14:22Politika TEMA
"Italianët pranuan se nuk janë ata që mendojnë se

Kryeministri Rama në videomesazhin e tij për investigimin e RAI3 deklaroi se pala italiane pohoi se ata nuk janë të mendimit se Shqipëria është një narko-shtet, por këtë sipas tij e pohojnë ata që i cilësoi si “shqiptarë pa atdhe”.

Në videomeszhin e tij me tone të ashpra, Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve: “Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor”.

“Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara? Një shfaqje televiziv si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, ky tha, ai tha, ata thonë, ai takoi atë, ky u takua me atë, ti takove ata, thuhet se këtu bëhet kjo, thonë se në Shqipëri ndodhin këto, janë arrestuar, jo s’janë arrestuar, janë të lidhur, jo s’janë të lidhur, thanë dy kriminelë që njohin atë, ka akuza per vellain e atij, ata atje pastrojnë paratë e atyre andej, bla-bla-bla…

Por tekefundit, te pakten ana italiane e ketij bashkeprodhimi te neveritshem, e pohoi me me gojën e vet se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është një narkoshtet, nuk janë ata drejteperdrejte që akuzojnë, po janë të tjerë, janë këtu, në mesin tonë, ndersa ata thjesht gatuan një çorbë me prodhime bio shqiptare.

Tani unë nuk kam asgjë me shume me palen italiane, me gazetarin italian jo e jo, ai erdhi më mori një intervistë, shërbeu dhe iku. Ua thashë në mes të Italisë që ditën e parë se çfarë ishte ai pseudo-investigimi i tyre, nuk lashë hapësirë e shteg në mediat e vendit mik pa ua përplasur syve të vërtetat dhe siç e patë, jo vetëm nuk iu shmanga ballafaqimit, po e postova të pacensuruar në këtë faqe. Sepse po të kisha gjëra për t’u shmangur apo pyetje për t’u sikletosur, nuk rrija në këmbë për të udhëhequr Shqipërinë, po ikja ulesha në bisht tek bahçja e shtëpisë.

Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare:

Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes qe po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kry punë me atë shpirt të keq që e persekuton qysh prej vitit 1912. Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara!”, u shpreh Rama.

6 Komente

  1. E
    Ec perpara Ed Rama, te lumte!

    Edhe piciruku pervers Neritan Sejamini thote se kemi narkoshtet, por as Ylli Rakipi nuk eshte dakord me te. Sejamini e ka vendin te Qim Peka, i ben nder Syri TV-se. Sejamin shoku im, je bere si Tos Lubonja, menoje efhe nje here se ku po te con mushka nongrata! Apo te Saliu edhe ty nje dosje....?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      Po kur ben si i gjitheditur e ekspert per cdo gje Sejamin kalbesira! Nejse, VK sojit te tyre!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa me parë

        Italianët thotë ky hajduti, po pse tani ke fillue me folë në emer të italijanve?. Një hajdut kurrë nukë ështe patrijotë a n Po njeri dhe politikani i mirë. Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama sa më të jët e mundur par drejtesise bashkë me njerzit e tyrë që kanë vjedhur dhe vrarë Shqiptarët.

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ilirjan

        Une jam pjese e asaj shumice qe i ka braktisur me kohe, ne fakt, nuk i kam votuar ASNJEHERE dhe tash 33 vite qe i URREJ. Por vota ime, eshte PENG i Edi Rames, tash 12 vite.Na e premtoi ketu ne Itali, nje i derguar i tij nga Rimini, nje durrsak... dhe bindem edhe ata te familjes ne Shqiperi ti jepnin voten PS me 2013,sipas kerkeses se misionarit durrsak te Edi Rames. Mos thone qe kane harruar... UNE NUK HARROJ. Eshte nje BORXH qe na e ka Shqiperia e Edi Rames.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enver Mara

          Zotrote Edvin Efendi, po kur ne shkruanim ketu e gjetkë për bëmat e TIGRIT ti e bëre ZVKM apo tani qe u prishët ne duhet ti braktisim, po pse nuk e braktise qe kur ai po hante tek NUSRETI por i dole ne mbrojtje. Une mendoj se edhe ti vete je nje rrace e Keqe dhe jam krenare qe kam ndaluar se dheni votën për surratin tend qe mban erë haleje me shume se sa ata ujrat e zeza qe permend ti. Horr dhe maskara ja ky je ti.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PS te rifilloje demokracine e vertete nese populli

            Bej ligj po ishte nevoja, dhe leri llafet por hap dosjen e vjerres se Saliut o Edi Rama. Do shohim edhe nongraten te mbytur ne mune e asaj dosje. Ndryshe nuk ke vote nga intelektualet Edi. PS te punoje per te fituar 120-130 deputete ne 2025, te avullohen nga Kuvendi plehrat qe te gjithe i dine kush jane. Me pas, PS te ndahet ne dy parti, qender e djathte dhe e majte, ta fillojme nga e para demokracine e vertete.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje