Rama iu drejtohet qytetarëve: Jam betuar që s’do ju tradhtoj kurrë!

1 Qershor 2026, 10:42Politika TEMA
Rama iu drejtohet qytetarëve: Jam betuar që s’do ju tradhtoj

Kryeministri Edi Rama tha se projekti në Zvërnec do ta bëjë Shqipërinë si vendi me destinacionet më të preferuara në pjesën e Mesdheut.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Rama thotë se është betuar për të mos i tradhëtuar kurrë dhe se përpjekjet për t’i kthyer kundër qeverisë, është një kurth për PS e kësaj radhe për Shqipërinë.

Rama: Falë votës suaj, me të cilën ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që është, i kemi dhënë vlerën që ka flamuri ynë në sytë e të huajve dhe dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin më të lakmuar në Mesdheun e sotëm. Ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje.

Tani kam zgjedhur t’ju tregoj anën tjetër të medaljes, edhe me rrezikun që të mos më besoni. Po aq hapur, kur kam hyrë në atë zyrë, kam thënë se zyra është e imja, pushteti është i juaji dhe nuk kam premtuar që s’do bëj gabime, por kam premtuar që s’do ju tradhtoj kurrë.

Nuk është vendi këtu për të shpjeguar arsyet e këtij premtimi. Është vendi për t’ju treguar se si ju kanë manipuluar, ju kanë tërhequr duke shfrytëzuar atdhetarinë, dëshirën për të pasur një vend të bukur, dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë.

Dua ta ndaj me ju se kam menduar edhe për një film, që na identifikon ne përpara botës, kur na dinin njerëz me bisht, dhe jo në vitet para erës sonë, por në vitet e demokracisë.

8 Komente

  1. X
    XXX

    Te betohesh eshte nje gje, ta mbash fjalen e dhene ne betim eshte nje gje tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip

      Nese ka tradhetar ky vend ai eshte hajduti rama. Eshte mjeshter i manipulimit deri ne piken qe te giitha te keqijat qe i projekton vete, ua vesh te tjereve. Pastaj merr gjithe kohen e duhur per ti zbatuar projektet si largimi i te rinjve, rritja e cmimeve, dhenia e te mirave publike rrethit te vet dhe atyre qe paguajne me mire, shkaterrimi sistematik i opozites, patronazhimi deri ne palce i shoqerise- te jeni te sigurt qe patronazhistet dine cdo gje te mundshme rreth jush, edhe gjera qe ju vete nuk i dini.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhepisti gjatw llum komplet

      Ktej u fut karin u merr det e male ktej del e ben si legen lulishtesh me idene se te duket vetja shume pidh seme. Tall karin me kete popull dele talle ppr mos harro se fundi jot do jete i keq.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Nese e do kete vend filloje nga Tirana qe eshte bere xhungel pa nje peme, pa transport e kaos kudo...si Tirana po kthen dhe bregdeti . Shikoni Tiranen sot e te dini si do katandiset bregu I betonuar...po i perze dhe Flamingot tani...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nn

          Boll vodhe ti linda olssi nuk je mjaftojn .6

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pis milet

            Gjithe tradhetaret betohen per besnikeri, ndaj mos na tund zemberekun me patetizma dale boje. Keni bekuar betonizimin e bregdetin, lagunave, po i merrni frymen me mbipopullim, keni vrare shpresen per nje zhvillim normal e rritjen e shendetshme te mireqenies te shqiptareve. Kete beni ne realitet. Me fjalime ushqeni kopene qe ju ndjek dhe u lumte bytha qe ia dilni

            Përgjigjjuni
            1. E
              ENTSOE

              Kush punon, keshtu e peson, shqiptaret kane hak Enverin dhe pasardhesin nongrata!! Leri shqiptaret te ngordhin rrugeve te Greqise si dikur rrugeve te Jemenit dhe Misirit!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toto t

                Vjedhja e qytetarëve dhe e pasurive publike nuk është tradhëti sipas palaços

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje