Pse Berisha futi në udhëheqje skalionin rezervë të pushtetit?

31 Maj 2026, 18:59Politika TEMA

Pse Berisha futi në udhëheqje skalionin rezervë të

Nga Ylli Pata

Ajo çfarë ndodhi në zgjedhjen e udhëheqjes së gjerë të Partisë Demokratike ka sjellë diskutime, pasi nuk kishte ndodhur më parë.

Sali Berisha ka sjellë në Këshillin Kombëtar të PD-së, një grup njerëzish që kanë qenë gjithmonë afër tij, madje shumë afër tij, por që nuk kanë marrë poste apo angazhime “zyrtare”në Partinë Demokratike. Edhe pse faktikisht, thuajse e gjithë lista ka qenë de fakto person me influencë ekzekutive në aktivitetet politike të PD-së qoftë në pushtet, por edhe në opozitë.

Kryesisht lista është e përbërë prej skalionit të ashtuquajtur rezervë, që gjatë pushtetit të Partisë Demokratike, ka pasur role të rëndësishme ekekutive, në institucionet më të rëndësishme e me pushtet të shtetit, e gjithashtu kompanive më të rëndësishme publike me buxhet më të madh.

Prania e një liste apo skalioni të ashtuquajtur rezervë që përdoret nga polityka shqiptare gjatë marrjes së pushtetit nuk është vetëm se e ka bërë vetëm Sali Berisha. Prej 34 vitesh tashmë, kemi parë që partitë, sidomos të mëdhatë, por edhe të tjerat, kanë gati personazhet që i vendosin nëpër postet e rëndësishme, pasi janë skalioni më besnik.

Ky është njëri nga faktorët e krizës së përfaqësimit dhe mungesës së meritokracisë në Shqipëri. Megjithatë, në rastin aktual, kemi të bëjmë me një katapultim të një liste personash që ka qenë shtylla kurrizore e deep state të mandatit të dytë të Sali Berishës. Një “brigadë” “kolonelësh”që kanë kontrolluar në mënyrë vertikale shtetin shqiptar, e që u kthyen realisht në një problem pakënaqësie, që fare lehtë mund të konsiderohet edhe një nga shkaqet e humbjes së thellë të PD-së në vitin 2013. Humbje, e cila nuk është analizuar asnjëherë me mendje të ftohtë, pasi nuk kemi pasur një ikje totale tek e majta, por një protest e qartë e votuesit të djathtë të mërzitur, apo të irrituar. Një pjesë e rëndësishme e votuesit democrat shkoi te LSI-ja në dy zgjedhje radhazi-2013,2017, pikërisht për të dhënë një sinjal për zhgënjimin ndaj mënyrës vertikale, familjare e tribale që ka qeverisur Sali Berisha në mandatin e dytë.

Rikthimi në shtëpi në 2021-shin e një pjese të mirë të kësaj vote ndodhi sepse ata besuan realisht se Lulzim Basha bashkë me ndërkombëtarët, e kanë një pushtet më të madh se Sali Berisha Brenda PD-së, ku pjesa më e madhe e “skalionit rezervë” nuk do të kishte më pushtetin e dikurshëm.

Dhe në fakt, ky sensacion kishte logjikë, pasi me afrimin e Non Grata-s, pushteti i Berishës shikohej se po binte. Por gjithçka ndodhi pas përjashtimit të Sali Berishës nga Basha, ku një pjesë e rëndësishme e të mërziturit me të, patën iluzionin se do ta përdornin doktorin si tranpolinë për karrierën e tyre.

Normalisht se nuk do të ndodhte. Sali Berisha është një politikan që e ka bërë të qartë që në krye të herës se kush është nga pikëpamja e logjikës së zgjedhjes së stafeve dhe krijimit të bashkëpunimit.

Deal-et e doktorit janë pakte in extremis e jo një filozofi politike e shtratit normal të ndërtimit politik të Partisë Demokratike në opozitë apo qeverisje.

E gjithë lista që Sali Berisha ka futur në udhëheqjen e gjerë të PD-së, janë personazhe që gjatë 13 viteve të opozitës kanë pasur role të rëndësishme, sidomos pas rikthimit aktiv të Sali Berishës. Kurorëzimi zyrtar i tyre në PD është thjesht de jure, pasi de fakto ka qenë madje shumë aktiv.

Lista është një blindim më i fortë, apo një gardh më tepër i rrethit familjar, tribal dhe klientelist i një grupi drejtues, i cili kështu e ka konsideruar politikën që në fillim. Kush ka pasur iluzione për një deal me këtë grupim që është vertikal dhe i ngjizur tashmë, sipas të gjitha gjasave i ka bërë llogaritë gabim.

Megjithatë, përtej pësaj pjese, pra iluzioneve të atyre që mendonin se mund të kalonin gardhin klanisto-klientelist, sinjali më i rëndësishëm është një tjetër.

Berisha po ndërton jo një parti politike për tu zgjeruar, por një organizatë të mbyllur për mbijetesë dhe rezistencë. Madje shumë të fortë.

TemA

6 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Edhe Pleqt dhe Plakat Muhaxhedin te Manzes, e kan moshen mesatare me te re se antaresia e PD se Saliut !!! Njeri nga Iranianet te dezertuarit e kampit te Manzes do te thonte : Mos i shihni se jan tek te 70 ,ata jan shum te "pregatitur " ...."te rrezikshem" .... identik si k´ta te PD !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire_//_../---Straits////////////////////

      ..........sepse motori si i pozites , edhe i opozites kane nevoje per lubrifikant , i cili eshte i zi por i domosdoshem per te ecur perpara......!!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Po pastaj? Berisha me gjithe "kolonelët" e tij nuk kane asnjë shans të vijnë në pushtet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        S'ka ripërtëritje

        Spiro Ksera ishte ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë Berisha (2009–2013). Ai u hetua, u arrestua në vitin 2016 dhe më pas u dënua për shpërdorim detyre / abuzim me fondet publike. Sipas akuzës, fondet e ministrisë ishin përdorur në mënyrë të paligjshme për aktivitete dhe tendera që rezultonin fiktivë ose të parregullt. Shuma e përmendur në raportime ishte rreth 30 milionë lekë. Ai u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së pas votimit të 30 majit 2026. Pyetja është: Ku është ripërtëritja këtu? Se pastaj shajnë Ramën pse dekoroi Çyrben!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ozampik

          Skalioni deshtak i Kellicit

          Përgjigjjuni
          1. F
            Futja kot

            Per tu admiruar eshte aftesija per afrimin e femijeve te viktimave te tij.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje