Protestuesit u dhunuan në Zvërnec/ 3 deputetë të PS kërkojnë t'i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë, shpjegime mbi indiferencën e Policisë

31 Maj 2026, 13:20Politika TEMA
Protestuesit u dhunuan në Zvërnec/ 3 deputetë të PS

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec të Vlorës, ku gjatë një proteste kundër ndërtimit të një resorti turistik pati disa protestues u dhunuan nga rojeve private të sigurisë. Deputetët Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

Deputeti Erion Braçe e cilësoi të papranueshme dhe kriminale dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke vlerësuar pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, por duke theksuar se kjo masë nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, një protestues paqësor u godit dhe u tërhoq zvarrë nga persona të paautorizuar, në prani të forcave të policisë.

Braçe akuzoi drejtuesit e Policisë së Vlorës se jo vetëm nuk garantuan zhvillimin normal të protestës, por lejuan praninë e personave të maskuar dhe pa shenja identifikuese, të cilët sipas tij kontribuuan në përshkallëzimin e situatës. Ai kërkoi përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe ngriti pikëpyetje mbi statusin dhe përgjegjësinë e kompanisë private të sigurisë.

Deputeti Ardit Bido përshëndeti arrestimin e rojës private Gerald Biba dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues të Policisë së Vlorës, duke e konsideruar këtë një tregues se shteti nuk duhet të mbrojë askënd që shkel ligjin.

Në reagimin e tij, Bido kërkoi që hetimet të shkojnë deri në fund dhe, nëse provohet se kompania e sigurisë ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe ka ushtruar forcë në kundërshtim me ligjin, të merren masat më të rënda, deri në heqjen e licencës së saj. 

Deputetja Briseida Çakërri dënoi pamjet e personave të maskuar që ushtronin dhunë ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato një njollë mbi parimet e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie demokratike.

Sipas saj, rendi publik nuk mund të delegohet jashtë institucioneve që kanë këtë përgjegjësi dhe askush nuk mund të zëvendësojë autoritetin e ligjit. Çakërri theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim, por çdo projekt duhet të zbatohet në përputhje me ligjin.

 


Reagimi i plotë i Erion Braçes:

Për ngjarjen në Vlorë

Edhe dhunë, e egër madje; e papranueshme, e patolerueshme! Si e tillë, është krim!

E vlerësoj vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për të pezulluar drejtorin e Policisë në Vlorë.

Por nuk mjafton!

Aty është rrëmbyer një protestues paqësor, i cili thjesht po fliste, në sy të Policisë, në krah të policëve. Ai është goditur, është tërhequr zvarrë nga persona të paautorizuar dhe të panjohur nga ligji.

Drejtori i Policisë nuk ka gabuar në informacion, por ka tentuar të fshehë një fakt penal, madje të rëndë.

Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi!

Në Plazhin e Dajlanit ishte lajmëruar në Polici se do të zhvillohej një tubim, protestë etj. Kur merr një njoftim të tillë, Policia e Shtetit ka detyrimin të marrë masa për të garantuar tubimin, protestën etj.

Drejtori i Policisë dhe trupat në territor nuk kanë garantuar asgjë!

Madje kanë bërë edhe më keq: kanë lejuar që në vendin e protestës të ketë njerëz me maska, pa asnjë shenjë identifikuese, si element kyç për t’i mbajtur përgjegjës në rast të shkeljes së ligjit.

Për më tepër, këta njerëz janë shfaqur agresivë, fyes e kërcënues, të dhunshëm deri në acarimin e situatës. Shihini pamjet: nuk është vetëm një, por disa të tillë.

Prania e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, si edhe mosveprimi i Policisë ndaj tyre, e çuan konfliktin në konfrontim.

Pra, drejtori i Policisë në Vlorë dhe trupat në vendngjarje jo vetëm që nuk garantuan tubimin, por lejuan edhe përshkallëzimin e protestës për shkak të dhunës së personave me maska.

E drejta e protestës paqësore është një e drejtë e fituar që në vitin 1990 në këtë vend dhe Policia është një prej garantëve të saj.

Ndërkohë që po shkruaj, mësoj se personi që goditi protestuesin është arrestuar. Në fakt, në aktin e rrëmbimit të tij ishin tre persona; u bënë katër me këtë që goditi. Mbeten edhe dy që e tërhoqën zvarrë. Po këta ku janë?

Ndërkohë, zinxhiri komandues i Policisë në Vlorë është vënë nën hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.

Por nëse me Policinë po ndodh kjo, po ky grup njerëzish të veshur me të zeza a po hetohet? Nëse janë roje sigurie të një kompanie të licencuar nga shteti, a mund ta gëzojnë më këtë privilegj?

Dje i panë të gjithë se nuk sollën siguri, por dhunë!

 


Reagimi i Ardit Bidos:

Koha t’u hiqet licensa banditëve që mendojnë se janë mbi ligjin!

Arrestimi i personit që ushtroi dhune ndaj protestuesve në Zvërnec është për t’u përshëndetur. Po aq për t’u përshëndetur është edhe vendimi për të hetuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Vlorë. Shteti serioz nuk mbulon askënd, as privatin, as veten.

Tani hetimi duhet të shkojë deri në fund. Dhe kur të konfirmohet ajo që pamjet tregojnë qartë, pra se kompania e sigurisë ka tejkaluar kompetencat dhe ka ushtruar forcë në kundërshtim me ligjin, duhet të merren masat më të forta që parashikon ligji, deri në heqjen e licencës.

Në Shqipëri nuk mund të privatizohet forca. Shteti ka vetëm një autoritet.

 


Reagimi i deputetes Çakërri:

Ajo që pamë sot nuk pasqyron standardet dhe vlerat që duhet të karakterizojnë një shoqëri demokratike.

Pamjet e personave të maskuar që përplasen dhe ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve janë një hije e rëndë mbi parimet e shtetit të së drejtës. Autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe rendi publik nuk mund të delegohet jashtë institucioneve që e kanë këtë përgjegjësi.

Shqipëria ka nevojë për investime, zhvillim dhe projekte që krijojnë mirëqenie. Çdo investim në përputhje me ligjin duhet të realizohet. Por po aq e rëndësishme është që ligji të mbetet busulla që orienton çdo proces dhe çdo vendimmarrje.

Reagimi i Policisë së Shtetit dhe procedimi i rojeve private të përfshira në ngjarje janë një sinjal se askush nuk mund të veprojë përtej kufijve që vendos ligji.

Në një demokraci të vërtetë, forca nuk buron nga maska apo intimidimi, por nga besimi i qytetarëve te ligji, i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

25 Komente

  1. P
    Pim Qeka

    Kështu është kur Edvini jua jep liçensat për ndërtime shokëve të Shkëlzen Berishës. Ose më mirë të themi, Sali Berishës....... . Si në Rrjoll edhe në Zvërrnec, licencat I ka marë Xeni....... E dëgjuat Qim Pekën?......Ata që protestojnë janë mbeturina sorosiste. Bëjnë lojën e Edi Ramës, lojën e grekut, dhe protestojnë kundër pronës private. Kështu thotë Qimi.

    Përgjigjjuni
    1. x
      x

      HA HA HA HA HA HA , KARAGJOZET E RILINDJES. POLICET NUK KISHIN BYTHE TE NDERHYNIN, DREJTORIA E POLICISE GENJEU DHE E KA FAJIN AI BANDITI QE KISHTE GARACINE E PUSHTETIT???????????????????????????????????????????? DUHET SHKRIRE POLICIA DUHET SHKRIRE SHTETI KOMPLET, SEPSE PER BANDITET E RILINDJES SHKELJE ESHTE VETEM KUR BANDITIZMI BEHET PUBLIK. NDERKOHE QE BANDITET E PUSHTIT KETE BEJNE PERDITE NGA SHKODRA SERI NE SARANDE. NGA KETA LEGENET A THA GJE NJERI E KUJT ESHTE PRONA DHE KUSH ESHTE INVESTITORI?????????????????????????????????????????????????????????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten halet

        Shko nasturboju tek asamblea e ripertypjes, o Lope!

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben.

        Legen 2 leksh i rilindjes. fajin e ka saliu qe edi ju vjedh dhe ju zgerdhin ne dru???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Tju fusi dhe nje hu ne bythe se ju e keni humbur luften me dinjitetin, humanizmin , inteligjencen. Ju doni enver hoxhen, legen!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iqp

          Me pelqen reagimi i Arditit. Do te deshitoja te dija mendimin e tij rreth ceshtjes se Zvernecit, sifomos per faktin qe ai e njeh mire ate zone. Edi Rama dhe Bersha duket se kane rene ne ujdi prapa skenave dhe nuk pres gje prej tyre.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1997

            "një protestues paqësor u godit dhe u tërhoq zvarrë nga qeajahu i Bej Zvernecit, në prani të forcave të policisë te cilat benin sehir".

            Përgjigjjuni
          2. A
            Ariu

            Duhet me ju terhek juve zvarre te gjitheve, me ju nzjerr nga parlamenti te degjenerum hajdute e vodhet popullin per 36 vjet,

            Përgjigjjuni
            1. E
              E vërteta

              Po cilin popull mo! Kanë sulmuar një pronë private. Smë duhet fare e kujt është. Pronë privateeeeee

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje lexues

                Trushkulur i paguar! Prona eshte ne gjyq dhe pa vendosur gjyqi nuk eshte private. Dhe per me teper, pa provoje o zagar ti vesh tel me gjemba biles edhe shtepise qe e ke me tapi dhe te paster fare: per gjysem ore e ke policine e sharlatanit aty!

                Përgjigjjuni
              2. E
                Epiri, djepi i Shqiperise

                fix, se hajdutet nuk jane ne rruge, por ne parlament, dhe keta nuk kane ngjyre, nuk kane frike as nga ligji e as nga zoti larte. Kane frike vetem kohen kur ne (populli) do te shikojme qarte.

                Përgjigjjuni
              3. P
                Ptu

                Si rrallehere jam dakord me Bracen Kjo qe ka ndodhur eshte jashtezakonisht e rende. Ujrat e zeza te te forteve te perziere me oligarket dhe oligarkeve te perziere me shtetin, tani po kuterbojne Jazek te qofte Edi Rama. Shteti eshte per te mbrojtur qytetaret.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Piperi

                  Mirë që folën tre deput " socialist" se dje merushja asnjë lajm nuk dha për këtë çështje. Ama po të bëhej kjo në kohën e Berishës,edhe kushurinjve të 7 do u kishte marrë intervistë merushja. Me pak fjalë,kur ps thyen ligjet, merushja nuk publikon,kur pd thyen ligjet merushja jo vetëm që publikon por merret edhe me të drejtat e njeriut.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Uncle Sam

                    O mjerane deputete dhe ju te propagandes - nuk eshte problemi kompania e sigurise private. Mos u beni qesharake. Kush jane aksionaret e investimit, o zoterinj? Mos na hapni barkun. Ndiqni paraje dhe skemen offshore. Kastrati, Rama dhe krimi.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      viron

                      Një gjë nuk kuptojnë shpellarët INVESTIMI ËSHTË ZHVILLIM PUNËSIM... Përse Amerika është ajo që është sepse ka punësim... Sa për goren Braçe ka një jetë në politikë që mer rrogën kot,kudo që është vënë ka marë rrogën kot.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Martini

                        Toka me sa thone eshte private dhe me letra shumë te rregullta. Keta private ja kane shitur nje investitori. Nuk kuptohet pse gjithmon ka sherr kur investohet. Keshtu janë zhvilluar te gjitha vendet qe kanë progres turistik. Dhuna e papranushme.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje lexues

                          Martini nuk e paska marr vesh qe prona eshte ne proces gjyqesor, as edhe qe jane falsifikuar biles dokumenta te kohes kur Shqiperia ishte Turqi, as edhe qe gjyqtari qe i ka pranuar keto dokumenta te falsifikuara po ndiqet nga SPAK, as edhe qe vellai i ketij gjyqtari ka marre si shperblim nje pjese te madhe toke aty. Mjere ti o Martin, te ka zene vapa pa ardhur gushti, ose po ben punen per te cilet te paguajne eproret (nuk ka rendesi Rama apo Berisha, se te dy kane gisht ne kete pune). Dhe keta tre musketieret e PS perpiqen te hedhin tym, se per me teper nuk ua ka dhene lejen palloshi.

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Saliu

                          Me qe thone qe eshte prone private ju o gazetar leshi ,kerkojini çertifikatat e pronesise te kesaj siperfawejr,kush i ka patur keto toka si pronar,kush i ka ble keto toka mbi 2 milion m2,me çfar çmimi jane blere dhe sa leke takse shitje ka marre shteti nga ky transaksion i jashtezakonshem.Sa per ate garipin e policise private,futeni ne biruce dhe e sheh se sa trim eshte.Heshtja nga opozita,nga tv,nga shteti qe lan gojen fuke thene qe eshte toke private.Nxirni leteat dhe do shikoni hevahire.Era mafie kjo pune!

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlonjati

                            Deputeteve te Vlores ju befsha nenat. E di gjithe Vlora qe aty nuk ka patur kurre pronare dhe e dine shume mire se kush i ka hipotekuar pronat aty dhe si e ka bere. Na i bete edhe kenetat e detin me pronare ju legena. Keni frike te flisni dhe po e hani edhe kete mut per Ramen qe mendon se i pjell mendja dhe mund te marr njerezit per budallenj.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koha

                              Sa shaqje koti. Vete rama eshte i pari qe dhunon qytetaret dhe tallet me gra e burra. Normale qe oligarket e vete do bejne njesoj. Keta jane socialistet plehra qe te presin ne bese ngahera. E ka treguar hostoria qe shesin cdo gje ne cdo kohe.

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                goni

                                Langojt e Ramoviqit keta far deputetesh kan dal sa per me mbulura M me Sh . Kto nuk jane parlamentar por tradhetar anti Shqiptar, kto jane dhe me te keqinje se Serbet ,fashistat dhe nazistat.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Ms.

                                  Ka artificialitet apo dic te porositur a te kontrolluar te kjo "Revolta" e Z. Brace dhe kolegeve te tij . Dhe e dyta , vetem ndonje tekahyt mund te mendojme se pronari I Shqiperise , Trekendeshit i Bermudes , nuk ka dijeni , vecanerisht , per keto perrla . Me kete revan qe ka marre Bermudja , ju te rinjte do shikoni mysybete . Bie fjala , Zeni I Saliut do dale pronar I ndonje perle andej nga malet e Laberise ku dhe zogu ka frike te fluturoje , sic thoshte Cajupi .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironsi

                                    Morët leje që folët tani, apo ju zuri turpi dhe e thatë një gjysëm fjale? Si ka mundësi që gjithë pronarët e truallit janë njerëz të lidhur me pushtetin. Si ka mundësi që vetë kur blejnë ata lejohet ndërtimi në zonat e mbrojtura, kurse pronarëve në zona naormale u nxirret qumështi i nënës për të rikonstruktuar një çati?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Largohuni

                                      Ore deputete ju po ju shitet vendi pa ju pyetur njeri. Po cfare deputete jeni ju, vetem per te mare pagen? A e kuptoni qe nuk ka as PS, as PD, as dreq e shejtan. Politikane si ju duheni perzene nga vendi, te mos gjeni vrime ku te futeni. Vetem nje Enver e shpeton kete Shqiperi nga humnera. Per popullin asnje nga ju nuk ekzistoni. Beni hije mbi toke per familjet e juaja.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mondi

                                        Legenaa. Shteti ka rene, le te shpallen zgjedhjet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emigranti

                                          Pashai u ka thene qe te flasin pak se nuk ka lezet. Po meqe folen keta te tre duken gjerat me mire. YYYYYY, maskarenje, tradhetare, gjakepirsa te gjithe jeni per tu varur ne sheshin nene tereza, te 140 faqezinje.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje