“Shqipëria në fazën e fundit të negociatave”, Rama: Albanian Digital Solution, “truri” që do të mirëmbajë sistemet e institucioneve

31 Maj 2026, 09:56Politika TEMA
“Shqipëria në fazën e fundit të negociatave”,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”.

Ai ka bërë edhe një herë paralelizmin e përdorur gjerësisht ditët e fundit, mes masjit 1996 ku socialistët u dhunuan sipas tij nga PD, ndërsa sot situate është tejet më ndryshe, duke folur për integrimin dhe faktin që Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë.

Menjëherë pas asaj dite të shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade. Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, ne në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës.

Po ashtu, kemi miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit, duke filluar nga kapitali njerëzor dhe transformimi ekonomik, te rritja e gjelbër, drejtësia gjithmonë dhe padyshim, si dhe, në tërësi, forcimi i institucioneve. E solla këtu, në këtë shënim, këtë moment, sepse shpesh integrimi europian, rruga e negociatave, përmbushja e detyrave për kapitujt përkatës, shihen vetëm si një proces i ndarë, si një proces që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe Komisionit Europian, por në fakt integrimi është shumë më tepër se kaq. Ai lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit, për të planifikuar zhvillimin afatgjatë, por edhe me domosdoshmërinë për ta përgatitur Shqipërinë, për ta jetësuar në hapësirën e republikës sonë vendin e standardeve dhe të përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe të qytetarit në raport me shtetin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me krijimin e Albanian Digital Solution.

“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.

Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat. Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, tha ai.

26 Komente

  1. I
    Ish votues PS

    Fytyre e ndyre.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Shkaterrove nje nga zonat e pakta te mbrojtura. Do mbahesh mend vetem per keq. Une nuk di ndonje gje qe ke perfunduar per mire.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Me vjen keq por Rama, e mbi te gjitha ata qe e keshillojne dhe e informojne ç'do dite mbiç'fare ndoth realisht ne Shqiperi, jane larg realitetit shqiptar. Per ti hyre ne simpati Trumpit Rama po dhkon ne menyre te pa vetedijeshme ne armiqesi me shumicen e shqiptareve. Duhet te jesh shum i trashe te mos kuptosh se ku jane shume te ndjeshem shqiptatet, ke toka, e ne qofte se ketkon ti futesh pikerisht asaj ndjeshmerie, gjeja e pare e pa diskutim, duhet me pa tjeter te besh para se te fillosh, eshte trasparenca, shpjegim e informacion publik i qarte e i hollesishm, , plan i detajuar se ç'fare perfitojne Shqiptaret, zero genjeshtra, vetem keshtu mund te miratohet nga shumica e shqiptareve nje nderhyrje atje ku ata jane shume te ndjeshem. Nuk duhet guxoje askush qe vjen ne pushtet , si ai qendror edhe ai lokal, te rrethoje me tela me gjemba bregun e detit, eshte prone e patjetersushme e gjithe kombit shqiptar, asgje nuk justifikon teli me gjemba ne Zverrnec.

        Përgjigjjuni
      2. v
        vlora.vlora

        ik ore i degjeneruar dhe hajdut ,cfare u be me AKSHIN grup i strukturuar kriminal ,u transformua ne ADS ,po zvernecin pse e betonon ,,pu race e qelbur mosmirenjohes do te vije ora edhe ty

        Përgjigjjuni
        1. h
          hahahaha

          Shalom Shabat re noku. Te na rruac 100 vjet te na ruac. Na bere me pasaporte Izraelite

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqip

            Ik qr mbetje politike dhe pjelle komuniste. Rama eshte me keq se saliu. Keto hapat gjase te fundit per BE jane njesoj si kilometrini fundit i berishes. Cdo gje e bejne per te vazhduar maskaraden dhe per te vjedhur cfare u del para

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ra bolieri nga taraca,

              Ca thote ky ore

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire_?_/....Straits////////////////////

                O Pallosh , po ne krye te ADS ke do vesh ? Ndoshta Mirlinden e AKSH-it , sepse e gjora ka ngelur pa pune , por edhe masen e sigurise ia hoqi gjykata ......jo per gje por eshte edhe e pastrehe dhe bredh kazaneve te Tiranes per ushqim !!!!......................ADS i bie te jete "Ripertypje" apo "Riperpelitje" dixhitale e AKSH-it ( sipas termave aktuale te editorialeve te Meros )!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ca na gjeti ????

                  Bjeri Teneqese o Rame se i bije mire me ADS-ne , teknollogji e re per te mashtruar edhe 30 vjet te tjera , deri atehere o gomari o i zoti ?

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pyetje nga publiku

                    Hej Ram-cudiberesi, po ajo Diella aq e reklamuar ne fillim me te cilen do cudisje boten akoma vazhdon me hard disk te skaduar (qe kur u zbyth Bela nga qeveria)?

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora

                      Tema, Top Channel dhe te gjitha mediat, perfituese te sistemit oligo-politik ramiam, nuk ka lajme te tjera me te rendesishme vendi apo bota sesa podkasti i toksiko-dipendenti, te korruptuarit hipokrit Edi Rama?! Pse beheni pjese e fushates se zhdukjes se kombit tone?! Nuk e shihni qe keto reforma te gjera dhe te thella te Rames e kane çuar vendin nga 2.9 ne 2.4 milion ne harkun e 10 viteve?! Pse nuk beni rolin e medias, ate te nje opozite te ndershme?! Sa mendon qe do jetosh Mero? Nuk kemi per t’ju shmangur takimit me krijuesin….

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Të garantoj se do korruptohet shumë shpejt edhe "Digitali leshit". Jeni te korruptuari nga ajri,uji që pini,vështrimet që keni,rrezet e diellit,shiu,era që fryn,etj,etj. Kurrë në historinë e njerëzimit ka lindur një popull kaq i korruptuar dhe i magnetizuar nga vesi dhe e keqja.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kthehuni tek Sportelet te mbaroje pune populli

                          Kthehuni tek sportelet , as nuk Nehemiah dot si bota sepse ju vidhni nepermjet kesaj Teknoogjije , jeni hajduter nuk keni ndergjegje ? Mos e lodhni me popullin me mashtrime ?

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            EDrama argat me mëditje I çifutëve

                            Qëllimi I vërtetë i Albanian Digital Solution zhdukja e origjines te prones private. Pra te gjithe shqiptaret nuk kane me pronesi toke apo real state. Tapite do fshihen dhe do zvendesohen nga "hormono-tapia". Hajduti I Surrelit do jape pronat çifuteve kundrejt karriges se pushtetit. Kartelet gëlltisin gjithë sistemin bankar. Argatet per punet e zeza vijne nga Burundi, Bangladesh, Filipinet...dhe syndrome ne votues per KOLERËN më të madhe historike qe ka pllakosur vëndin- hajduti mashtruesi pederasti transgjinor i Surrelit. Largimi I tij eshte lufte per jete a vdekje per te gjithe.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kings cross

                              Keshtu thua ti, po varet ne cfare optike e shef belo evgjiti

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qazim bej Mulletja

                                Kshu thomi ene una Edo, 2 jave shum shum 3 ene jemi n'Evropet

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sapa

                                  Kjo eshte gje e bukur per bangladeshesit tuaj.Te tjeret e kane BE!Dhe po behen perhere e me teper fale kesaj qeverisje!Eshte edhe ky nje kontribut qe te fillojne jeten ne BE fale teje!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Karma

                                    Nuk e dimë si e Ke hallin! Ndofta ata që të mbajnë peng nuk të kanë lënë rrugë tjetër. Ndofta je totalisht një motëtqir i krimbur dhe i paskrupullt si Sali kërma, por Shqipërinë nuk t'a ka lënë bushtra që të ka pjellë që të bësh çfarë të duash, apo çfarë të urdhërojnë ata për të cilët prostituon.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Koli

                                      Vjedhja e radhes e dinastise Rama.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        TR

                                        Mos jep Zvërnecin o “artist”…..!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sinapi

                                          Uroj qe Europa mos ta kete si kilometrin e fundit te Saliut

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Berti

                                            Ky te hap barkun. Plehre e vertete, vetëm gënjen. Llum hane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nastradini

                                              Hajdut familjarisht !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fillimi i fundit

                                                Prish hotelet abuzive të vorjoqimarjotëve të t'u me flamurin e VorioEpirit, për të ndërtuar restore elitare, mos shqyej baza ushtarake, ishuj dhe prona publike të shqiptarëve! Po të shkërdhejnë me rradhë , me keq se ç'po shkërdhejnë grekët Sali Berishën, të gjithë qentë, hajdutët, mashtruesit, horrat, fashistët, vrasësit dhe maskarenjtë më të ndyrë të këtij planeti. Të gjithë ata që kërkon t'i bësh të lumtur me nga një copë Shqipërie. Por nuk do jesh aty sipër gjithmonë dhe ndofta nuk do kesh as fatin e Zogut t'ja mbathësh. Si kërmë antishqiptare ja kalove edhe qenit që polli Sheqerja edhe Esad Pashës edhe Spiro Milos edhe Ferid Bejlerit. Veçse kurvërinë tënde antishqiptare e bëre nga partia e Enver Hoxhës . Zoti pastë mëshirë për ty

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vlora te urren

                                                  O te qifsha robt o fytyre e ndyre, qe ben si lidr trendy ti! Ti je palaco cirku, po prit prittt! Burre kurvr

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje