Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë mëngjesin e kësaj të diele, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit.
Ai ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.
“Shqipëria do të jetë anëtare e BE brenda 2-3 vitesh. Kjo do jetë arritje historike për të gjithë kombin shqiptar.
Për Kosovën anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ishte inspirim, por edhe përfitues për aspiratën tonë eurointegruese.”, tha Konjufca.
Ai shtoi se bashkë me ministrin Hoxha, pati rastin të diskutojmë për një varg çështjes për interesin tonë të përbashkët.
Lini një Përgjigje