Dhunuan protestuesit, Lamallari: Ndjekje penale për rojet private, edhe kompania duhet hetuar! E papranueshme indiferenca e policëve aty

31 Maj 2026, 15:00Politika TEMA
Dhunuan protestuesit, Lamallari: Ndjekje penale për rojet private, edhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkon që rojet private që dhunuan qytetarët të cilët protestonin kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, dhe kompanitë ku ata janë punësuar, të marrin ndëshkimin e merituar, sipas ligjit, sa më parë.

"Rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre  hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur”, shkruan Lamallari.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari dënon gjithashtu edhe indiferencën e pajustifikueshme të punonjësve të policisë së Vlorës, të cilët në fakt ishin të shumtë në vendin e protestës.


Reagimi i plotë i ministrit Besfort Lamallari:

1. Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur - jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri.

2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen, po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.

Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre.

Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe  pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

4 Komente

  1. A
    Artani

    Ku ka pasur toka private me letra para 1945 ngjitur me detin, i keni pa pamjet si ka qenë Shqipëria. Toka ngjit me detin si ka interesuar askujt se nuk jepte Buk.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ish Demokrati

      E keni ndjerë indinjatën e popullit për ato pamje dhe paskemi marrë OK nga shefi i marketingut për të përmirësuar imazhin. Gjetet dhe një shef policije të shkretë për ta sakfikuar. Ju kemi votuar por përfundimisht si ju, si ai që bën kuvende jeni e keqja e këtij vendi.

      Përgjigjjuni
      1. W
        WW

        Zoteri, jo policet, por drejtuesi i Policise, se policet veprojne me URDHER.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vërteta

          Po për vandalët që sulmojnë pronën e tjetri pse nuk na the gjë???

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje