Rama iu përgjigjet akuzave se e pi verën 33 mijë euro: Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, më gjeni një tjetër që e bën këtë gjë

24 Prill 2025, 08:58Politika TEMA
Rama iu përgjigjet akuzave se e pi verën 33 mijë euro: Ka

Kryeministri Edi Rama thotë se finishi i 11 majit po afron dhe ai e shikon Partinë Socialiste fituese, referuar këtu edhe sondazheve.

Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, kreu i qeverisë i ktheu një përgjigje edhe atyre që e kritikojnë për gjuhën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

Kryeministri u ndal dhe tek termi “autizmi politik” që përdori pak ditë më parë, për të cilën ai kerkoi falje publike. Ai u shpreh se nuk ka një lider politik qe ka kerkuar ndjese. 

"Horizontalisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, për qeverinë dhe për PS që është forca që qeveris, madje edhe për vetë popullin, citoj “i sëmurë”. I sëmurë sepse vendi ecën në drejtimin e tyre. Është një populli i sëmurë, sepse sipas atyre gjithmonë shikon se Shqipëria është në prag të një finishi historik, anëtarësimi në BE. 

Sepse shikon se merr paga shumë të larta, është një popull i sëmurë sepse në të gjitha zonat, në të gjithë sektorët ka progres. Ka shumë për të bërë, prandaj kërkoj mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka disa elementë të tjerë.

Flitet për gjuhën time, që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Po cilat janë këto? Çfarë kam thënë unë? Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja.

Kërkova ndjesë shumë sinqerisht. Mund ta pretendoj këtë gjë. Nuk është hera e parë që unë gaboj dhe kam kërkuar ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik që ka kërkuar ndjesë.

Kur vjen puna tek gjuha, si shpjegohet që këta njerëz çdo natë flasin me një gjuhë ekstreme. Unë jam shënjestra. Asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra.  E pi verën 33 mijë euro, lëshohet një fjalë në rrugë, përsëritet dhe bëhet e vërtetë, kthehet në akuzë, komentohet dhe pastaj për këto komente ti je fajtor. Ndërkohë që unë mendoj që në ato që them kur përdor metafora, merrem me thelbin e çështjes", tha ai.

14 Komente

  1. P
    Piktori

    Nuk ka faj palloshi, jane te shtrenjta verat franceze. E do dhe ai nje shperblim pasi lodhet gjithe diten duke ndenjur me bythe ulur ne podcast.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      As sa Kosova nuk jeni...bile shume me poshte...per demokraci flas....per buke se di...dhe kafshet hane buke...

      Përgjigjjuni
      1. m
        moj kasolle ku na mblodhe

        Ndjese karshi ketij populli dhe historise, duhet ta kerkojne keta komuniste te pp alias ps, qe kane vendosur, ne kete pozicion kete amalgam te shemtuar te pafytyresisive ekstreme, ne veshje dhe ne tru nje klloun fare i dale boje, dhe pak me tej kemi dhe sozine e tij, ne tragjedite historike qe i kane bere ketij vendi, Saliun. Dhe ne mes mender turmen qe vazhdon ti beje sehir keta monstra te degraduara.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argu

          Ka vetem nje problem . Ti thua “ une pi veten 33 mije euro , leshohen fjale ne rruge…” Ketu genjen zotrrote se nuk erdhi nga rruga kjo, as nga bufi. Kjo erdhi nga numri DY , nga zv kryeministri, nga ai qe keni punuar bythe me bythe nje jete bashke. Nuk eshte rruga ai , as kafeneja e lagjes as keneta .

          Përgjigjjuni
          1. I
            I Indinjuari 35 vjeçar

            Ec perpara gjigant i vertete dhe ata qe te marrin ty neper goje jane metastaza te se kaluares dhe nuk duane shqiperi dhe europe vetem hajdutllek dhe kurveri :PRANDAJ te lutem injoroj dhe leri pa pergjigje se nuk ke asgje te perbashket me ta kete kuptohe mire dhe zbatoje se kjo eshte shume e vertete. Shqiperia po shkon ne europe keta shikojne çmimet e vererave qe nuk e di ku jane dhe kush i pi.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me bythen cop

              Nga bythqir i enverit, ne haremin e ediut.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bureto

              Më gjeni një rast në botë, demokratike ose jo, që kryeministri në detyrë t'i thotë "lavire", Prokurores së Përgjithshme po ashtu në detyrë, siç bëri Saleh Berisha në janar 2011. Dhe për atë skandal, shpifësi më i madh në historinë e Shqipërisë, asnjëherë nuk ka kërkuar ndjesë?! Çfarë është më e keqja askush nga aktorët politikë dhe mediatikë nuk po ia përmend më. Kështu i bie që, ose Saliu nuk e ka thënë atë kurrë, ose nëse e ka thënë ka pasur të drejtë ai dhe jo Ina Rama që donte të kryente detyrën. Atëhere, por dhe sot, ajo kishte dhe ka gjithë të drejtën që, sipas Kodit Penal të Republikës, ta padisë gojëshqyerin për fyerje publike të një funksionari të lartë në detyrë. Tjetër gjë që, së paku formalisht nuk e bëri, (arsyet i dinajo, pse?!), por gjithsesi publiku do ta mirëpriste atë si një akt i lartë dinjiteti për vetë Ina Ramën, por dhe institucionin që ajo përfaqësonte, pra Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës. Pastaj le të prisnim nëse do të kërkonte apo jo ndjesë "qytetari digjital", d.m.th. dora vetë "monstra" Saleh Ram Berisha. Populli ka një shprehje që: "Qenit i duhet treguar shkopi", po cili duhet ta bënte apo ta bëjë? Për fat të keq, edhe pse bëmat e tij janë sa një mal, pavarësisht se rreket (apo bën sikur), as SPAK-u shpresëmadhi nuk po duket se do ta bëjë. Populli e ka thënë fjalën e vet, mbi 70 % e tij e mbështet SPAK-un, por për ta ndëshkuar ai, edhe votën kundër të vetmen fuqi që kushtetuta i ka dhënë e ka ushtruar dhe, posaçërisht për të, do ta ushtrojë edhe në 11 maj. Por kjo vetëm në aspektin politik dge moral, por jo dhe në atë penal, në raport me të cilin e ka mbushur kupën me kohë. Vetë kujtoni si veproi drejtësia franceze me presidentin Sarkozi, me goxha popullaritet. Dhe për çfarë akuzohej, për një financim të partisë së tij nga Gedafi i Libisë. Gjithsesi të gjitha shkallët e gjyqësorit e dënuan presidentin karizmatik të Francës, me tre vjet burg. Këto standarde kërkon Europa dhe nga ne për të na pranuar në gjirin e saj. Pra, para ligjit të gjithë të barabartë!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalec Dega

                Bolsheviket jane mesuar vetem me shampanje, apo vere te shtrenjte!..sipas mesimeve te Marksit e Leninit e proletariatit te varfer.lol

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buda

                  Semundja me e rrezikshme e nje politikani eshte DELIRI I MADHESHTISE, prandaj kryetaret e partive apo te shteteve nuk duhet te qendrojne ne pushtet me teper se dy mandate.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trapajane hesapi

                    Vere 33mije euro? Ku gjendet? Ku prodhohet? Si è ka emertimin. Pra... nuk ekziston. Eshte shampanje? Eshte proseko?keto Jane dy prodhimit me te fameshme ne bote. Njera quhet shampanje francese, tjera shampanje italiane. NE supermarkato ne Padova te italise e para kusht on 20 euro ne supermarkato LIDL. Tjetra kyshton jo me shume se 10 euro. Sigurisht, ne hotelet lluksoze te shqiperise nuk shkon me shume se 350 euro. Por 35 mije euro eshte mashtrime I klasit te pare.

                    Përgjigjjuni
                    1. '
                      ''''

                      Chateau Le Conte Marquey Cuvee 33000, O derdimen qe punon punetor llaci apo lan ndonje hale ne Itali, ik e mbush barkun me buke se ske haber ti nga vererat apo shampanjat.Kjo eshte nja nga vererat e shtrenjta por ka dhe me te shtrenjta se kjo.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Diaspora

                      O KARMINISTER SHIH SI MAFIA GHYQESORE ME TY NE KRYE SHTYJNE ME METODA ILEGALE MAFIOZE CESHTJEN E BERISHES DHE KLUBIT PARTIZANI. NDERHYR URGJENT SE POPULLI NUK E RRUAN AS PER MAFIEN POLITIKE, AS EKONOMIKE DHE AS MAFIEN E DREJTESISE. KESHTU TI ME SHOKE E TRE MAFIET PO NXIRRNI JASHTE LOJE SPAKUN!!!! NUK JENI AQ TE MENCUR SA UA DO INTERESI ME QENE...! ZOTI JU MALLKOFTE NESE TALLNI Trapin me POPULLIN SHQIOTAR SERISH!!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje mergimtar

                        Z.K/minister je ne syrin e ciklonit.Cdo fjale jashte etikes eshte nje gabim qe patjeter do te shumefishohet.Amplifikimi ,kur hyn ne goje te "shpellareve" eshte me se normal.Bere mire qe kerkove falje.Gabimi eshte njerezor kurse falja eshte Hynore.Vazhdo perpara,se konet pa tjeter do te lehin.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mirel

                          Ik mer plere, cte merresh me kete

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje