Spiropali “skanon” potencialet zhvillimore e turistike të Kavajës dhe Rrogozhinës

23 Prill 2025, 22:01Politika TEMA

Spiropali “skanon” potencialet zhvillimore e turistike të

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi sot takime me banorë, familje e sipërmarrës në qytetin e Kavajës dhe në Karpen, Gërmenj, Sinaballaj dhe Rikaj.

Gjatë këtyre takimeve Spiropali nënvizoi potencialet e mëdha zhvillimore dhe turistike të zonave rurale dhe bregdetare te bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës dhe prezantoi disa aspekte të programit të Qeverisë për zhvillimin e tyre dhe mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrjeve në sektorin e turizmit.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe turizmin në zonat e Kavajës dhe Rrogozhinës. Sepse anëtarësimi në familjen europiane lidhet ngushtë me zhvillimin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së njerézve.

Kavaja dhe Rrogozhina kanë potenciale të mëdha për ndryshim, investime e shërbime më të mira, nga bregdeti në qytet, e deri në kodrat e mrekullueshme të këtyre zonave.

Nga një zonë e izoluar dhe e pazhvilluar, Karpeni është shndërruar në një destinacion turistik tërheqës, mbështetur
në modele frymëzues dhe potencialit lokal. 

alenti dhe sakrificat e sipërmarrësve lokalë do të mbështeten nga investimet publike në infrastrukturë e shërbime, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve.

Ne do të investojmë për ta shndërruar këtë zonë në një destinacion ekzotik dhe të shumëkërkuar, një pikë referimi për turizmin familjar dhe të qëndrueshëm.

Ne do të investojmë në Sinaballaj dhe në të gjithë zonën me potenciale të mëdha zhvillimi, për të mbështetur këtë komunitet punëtor e mikpritës dhe potencia për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe me besimin se shumë punë të mira na presin për Rrogozhinën.

Nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, Rrogozhina dhe zonat rreth saj do të lidhen jo vetëm me njera-tjetrën, por edhe me të gjitha zonat e vendit. Vlera e punës së njerëzve do të shumëfishohet nëpërmjet investimeve publike.”, u shpreh Spiropali

6 Komente

  1. L
    Loni

    Para Kavoja jon "rrem Stamolli"!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kavaja ishte origjinale kur shiste uje me gota dhe katruve ke stacioni trenit,ose kur gjuanin me gurë "trenin menjemodh" që kthehej nga Rrogoxhina dhe nuk ndalonte në Kavajë.Kush ka jetu në Kavajë ato vite ,e di që them të vërtetën. Rrespekte për Kavajën kur ishte Kavajë me njerëz të vërtetë dhe me karakter.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Ton

      Cojeni te shikoje si derdhen ujerat e zeza ne det...

      Përgjigjjuni
      1. w
        ww

        ton ton derdhen

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Fterjotja do skanoje Kavajen e Rrogozhinen!!!!. U shemsh moj kala e Durresit!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          kavoja ka turizem islam

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje