Rama: E ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Buf për herë të tretë Shqipëria as nuk ka për ta konsideruar

23 Prill 2025, 17:46Politika TEMA
Rama: E ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Buf për

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Skrapari, duke thënë “aletërnatiza e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi”.

Rama sulmoi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke thënë se “buf për herë të tretë Shqipëria as nuk merr përkrah dhe as ka për ta konsideruar më.”

"Alternativa e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Mos e merrni me të qeshur sepse u tregua shumë qartë në qytetin që duhej Parisi i Vogël, qytetin e serenatave, qytetin që mbante era Europë para luftë së dytë botërore, dje e patë kush e mori pushtetit në opozitë, Ilir Vrenozi.

E patë sesi bufi dukej i mbaruar dhe i larguar. De facto është i larguar, de jure do e shikoni pas 11 majit kur Ilir Vrenozi të sulmojë Tiranën për të marrë pushtetin e kënetës.

Ai është i vërteti, te gjuha e tij, agresiviteti i tij, qëndron gjithë thelbi, të tjerat janë ballo me maska. Janë hipokrizi. Thonë hajde se do e hajë populli shqiptar, por populli shqiptar nuk e ka ngrënë asnjëherë.

Në ’92 populli shqiptar nuk kishte zgjedhje tjetër. Pastaj ‘97 e dini si përfundoi. Ndërsa në 2005 nuk ishte e popullit shqiptar, por ishte tradhtia brenda të majtës që e solli bufin për herë të dytë. Buf për herë të tretë Shqipëria as nuk merr përkrah dhe as ka për ta konsideruar më", tha ai.

3 Komente

  1. L
    Latifi Bufi Vrenozi haaaaaaa

    Te paguashe Latifin per te nxjere nje débil te tipit Vrenozi te flasin felliqesira nga goja ( Rama duhet ta ndjeki penalisht mbas fushates ) jame pa fjale......... Rama kishte te dhena qe Latifi dhe Vrenozi ishin takuar , dhe pergatiti lojen ... Si ka mundesi qytetit Korçes te perfaqesohet nga nje débil si Vrenozi ? kjo ishte magjia e Latifit nxire débil ne tribune per ti treguar qytetit qe Bufi perfaqesohet nga Vrenozi haaaaa

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Si ra Saliu ne kurthin e Rames me kete budallain?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Po ti mor zoti Rama, s ke pike namuzi ?! te kerkosh takim me nje halabak e ai te te refuzoje, ketu ne korçe ndryshe i thone ; -o kasolle me ke na mblodhe ! Turp e faqia e zeze...ka intelektuale Korca,pavarsisht bindjeve,me nje barre mend, ka kontributore PS qe kane dhene nder vite,me te cilet mund te maresh kontakte e te madje te mesosh prej tyre ! Te jesh i bindur qe ka kualitete korça me standarde shume me te larta nga ato Kukot qe ke sjelle nga ...emigrimi,nga Bela, olta apo spiropela e madje edhe shume here me cilesore...por ti preferon te takosh seren e tyre ! Turp e faqia e zeze ; per ty...po edhe per ate 80 e ca vjecarin qe ka ikur me kohe ne drejtim te padiut ! E bet personazh te dites nje halabak; u marte muti kembet,me keq se c ua ka mare !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje