“Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit”, Basha: Kush voton Ramën është çyryk, kush voton Berishën nxjerr Metën nga burgu

23 Prill 2025, 16:15Politika TEMA
“Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund

Fushata elektorale ka hyrë në fazën e fundit të saj, teksa partitë politike po zhvillojnë ture me qytetarë dhe biznesmenë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë Oriola Pampuri dhe Pëllumb Seferi, zhvilluan takime në tregun ‘Dinamo’ në Tiranë, me qytetarë dhe tregtarë të zonës.

Gjatë bisedës, ata shprehën problemet që përballen përditë si ulja e fuqisë blerëse, kostot e larta të jetës dhe largimi i fëmijëve. 

Duke evidentuar korrupsionin si problemin më madhor në 12 vite, Basha tha se sot kush voton Edi Ramën dhe shokët e tij, është çyryk.

Sipas tij, këtë fjalë kryeministri e ka për ata që e votojnë atë, se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prapë i shan.

“Ai atë çyryk e ka për ata që votojnë për të. Se të votosh 12 vite për një njeri që të vjedh, që mashtron, që gënjen, që i ka shokët të gjithë në burg për hajdut, duhet të jesh pak çyryk nga koka.

Po unë ju them që shërohet ajo, mos votoni më për Edi Ramën, edhe shërohet nuk jeni më çyryk. Kështu që ai e ka për ata që votojnë për atë, tallet me ta. Se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prapë i shan.

Kurse të tjerët që votojnë kundër tij e kanë në rregull mendjen. Kësaj radhe votën për numrin katër, për Koalicionin Euroatlantik dhe bëjmë gjithçka që fëmijët mos të largohen më. Edhe ata që janë larguar pa letra, të kenë mundësi të kthehen e të punojnë në vendin e tyre.

Plaga më e madhe është largimi i rinisë. Është pasojë e korrupsionit. Që të ikësh me marrë diçka edhe me u kthy, është normale. Të ikësh e mos me u kthy më, kjo është pasojë e korrupsionit. Është largim masiv, është zbrazje vendi.

Se kur i merr lekët, në vend që t’i investosh për vende pune, për t’i trajnu, i merr i fut në xhepat e 4, 5 ministrave, sigurisht që i largon. Se lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e Edi Ramës tek 7x7-313. Do t’i heqim nga ata. Votën për numrin 4. Ne kemi në dorë me ju dhënë program dhe ekip, secili pastaj një votë ka në 11 maj.

Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu, keq më vjen por po votove për Berishën, votove për të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg, 4, Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313”, tha Basha.

9 Komente

  1. L
    Luli

    Cyryk je o i MADHI lulzim basha!!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasani i biri Hysenit

      Je nje genjeshtar shembullor! I lutm zotit te me nxjerre nje here perpara teje dhe me dokumeta te vertetoj mashtrimet e tuaja dhe atit shpirteror tend,saliut. O zot si ka qenie tetlla ne kete bote!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        Bën çbën ky ia fut njl sy gjumë e zgjohet Ka frikl tiu thojë çyrykë atyre të Saliut e i thotë 800000 shqiptareve qe votojnë rrugën drejt EU realizuar nga PS Ky ka harruar që ishte minister rendi kur u vran 4 shqiptare E shiheni se e la TIRANËN kur ulërinte nga urina e plehrat

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po kush te voton ty more cyryk i lindur, populli nuk ti haron 21 Janarin dhe mbi te gjitha shitjen e detit .Kush voton braven voton per vitet 1996-1997 .anti shqiptar I thekur ,7×7=42 .

          Përgjigjjuni
          1. k
            kxp

            7 x 7= 230 milion euro te vjedhura ne rrugen e kombit nga ky bastard. Ku mutin eshte SPAK? https://sot.com.al/politike/raporti-i-klsh-ja-si-u-vodhen-230-milione-euro-dhe-pergjegjesia-penale-e-lulzim-bashes/

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Hajduti therret kapeni hajdutin, sa i zoti ky gjumashi ! edhe kur ihte kamarier ne Rinas te vidhte duke te pa direkt ne sy.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ermali

                Ndersa kush voton Bashen vret ne mes te bulevardit me 7x7=42.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kur ha pilaf

                  O zot na ruaj mendë ,kur bën si i virgjër edhe ky ''kalamani i llastuar,,që ka mbi krye një duzin me gjynahe ndaj këti populli.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sofi

                    Hik tutje more LUL , cope mishi me dy sy. YYYYYYttttttttt hap rrugen.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje