Endri Shabani çon në studio një merimangë: Cila është domethënia dhe misioni për 11 Majin

23 Prill 2025, 15:12Politika TEMA
Endri Shabani çon në studio një merimangë: Cila

Drejtuesi i Nismës “Thurja”, Endri Shabani ka deklaruar se forca politike që ai drejton ka si qëllim shthurjen e rrjetit të merimangës të klasës politike 34-vjeçare.

Shabani kishte sjelllë në studio edhe një merimangë me ngjyrë blu dhe mavi e cila sipas tij, simbolizon dy forcat kryesore politike që e kanë shtrirë rrjetën e tyre në çdo fushë të jetës.

Me hyrjen në Parlament pas zgjedhjeve të 11 majit, Shabani tha se forca politike ku ai bën pjesë do të luftojë fort për ta shkatërruar këtë rrjetë të merimangës.

“Kjo është ajo me të cilën kemi betejën, gjysma është mavi, gjysma është blu. Është merimanga e cila për 34 vite e ka marrë peng këtë vend duke shtrirë edhe rrjetën në çdo fushë, në media, në akademi, në sport, në tregti, në çdo sferë të jetës, ku brezi im do të konkurrojë, do të ecë përpara me punë.

Pyetja nuk është çfarë di, pyetja nuk është; çfarë ke bërë me jetën tënde ose profesionalisht, pyetja është si e ke mbiemrin, kush të ka sjellë, edhe të shohin nga xhepi.

I gjithë ky rrjet merimange përmblidhet në një kokë që është gjysmë blu, gjysmë mavi sepse e ka shtruar rrjetën për 34 vjet. Ajo që ne duam të bëjmë është që ta shthurim këtë rrjet merimange, ky është misioni.

Disa nga fijet më të errëta i kemi prerë edhe duke qenë jashtë, kallëzimet që kemi bërë në SPAK, ato fijet që i vidhnin lekët e ilaçeve, lekët e shkollave etj.

Duke hyrë në Parlament me betejën që do të bëjmë do ta shpartallojmë këtë merimangë për t’i dhënë mundësi konkurrimi dhe gare brezit tim”, u shpreh Shabani në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH 1.

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Paaa çfar fantazie foshnjore , Edi eshte akrep po ti shabe çfar shenje je ? Merimanga jane partiçkat e reja .Shabano je nul me intelektin , nuk je per politike .vazhdo me profesionit analist qe te kalosh klasen .

    Përgjigjjuni
    1. ○•

      * E dashur e pe e prishën sërisht endën tonë . Kurth tjetër do t'endesh mbi dok . Kam dëgjuar dikur në një navire të thërrisnin mbi kuvertë - një kandil një kandil . Shtira fillin e pashë . Mbi ujë , një masë gjigande , viskoze , transparente , të mirë ushqyer që s'dallohej qartë , një lëngëzim që pluskonte lëng e një tëtkëmbësh rrinte i zënë , në kurth që shtërrihesh . Si në cergë mizat zënë . Ujin s'e përfillin ndërsa rrjetën s'e përbuzin . Nga i frymëzuam . U fryu të mërmën .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Këta të frymëzojnë me pahir. T'u caktohet nga një simbolikē të gjitha gjallesave të planetit dhe secili që dëshiron të godasë me to kundërshtarët t'i shpierë në studiot ku ftohet (m'tajare)...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje