“Transformimi nuk ra nga qielli, njerëzve duhet t’ua themi”, Çuçi: Nga Vlora në Tiranë do të shkojmë me 9 mandate

23 Prill 2025, 13:02Politika TEMA
“Transformimi nuk ra nga qielli, njerëzve duhet t’ua

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi takimin e radhës elektoral në Rajonin 3 të Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Zamira Sinaj, Briseida Çakërri dhe Pirro Vengu, Çuçi kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij ai përmendi disa nga investimet që janë kryer në Vlorë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

“Transformimi s’ka ardhur nga qielli, kujtoni Vlorën e vitit 2013 dhe Vlorën që është sot. Janë mbi 400 milionë euro investime. Këtë gjë duhet t’ua themi njerëzve”, tha Çuçi duke theksuar gjithashtu disa nga projektet e tjera të mëdha për Vlorën që janë në proces e që do të bëhen gjatë mandatit të katërt.

Më tej në vijim të fjalës së tij ai tha opozita me në krye Sali Berishën kurrsesi nuk është një alternativë për Vlorën dhe për Shqipërinë. Çuçi vlerësoi skuadrën e PS, lidershipin e Edi Ramës dhe tha se kandidatët për deputetë në qarkun Vlorë janë emra të spikatur në fushat e tyre dhe shumë përfaqësues.

Mes arsyeve kryesore pse duhet mbështetur Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, Çuçi përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Arsyeja e pestë lidhet me ëndrrën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Në 11 maj, ne, Partia Socialiste e kërkojmë këtë mandat sepse ne do ta çojmë brenda këtij mandati Shqipërinë në Bashkimin Europian si një shtet me të drejta të barabarta dhe të plota të familjes europiane. Dhe, askush, asnjë forcë politike, asnjë parti tjetër, asnjë koalicion tjetër, nuk mund ta bëjë këtë gjë, nuk mund ta realizojë këtë ëndërr, përveçse Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën dhe duhet që të marrim çdo votë këtë radhë, çdo votë sepse duhet që të konfirmojmë 100% besimin që duhet t’i japim Edi Ramës, në mënyrë që në 2030, Shqipëria të jetë pjesë e Europës. Ne synojmë këtë radhë, të bëjmë edhe një rezultat historik për Vlorën. Ne duam që nga Vlora të shkojmë në Tiranë me 9 mandate, me 9 mandate për Partinë Socialiste, sepse Vlora e meriton dhe Shqipëria i meriton 9 mandatet e Vlorës”, deklaroi Çuçi.

3 Komente

  1. O
    Ouuuu

    A ty te lumte se e zgjodhe gruan per se mbari!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ti i mer cuco,Se te ka dhene gjith ate grua edi se pate ngel beqar hahaha

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora kujto 97 , Saliu eshte po ai .

        Po e votoj Vlora Saliun qofte edhe per 4 mandate per turp ta kene eshte po ai qen qe organizoj veriun per ti shtypur , e shihni si ben Flamut Noku , eshte gati sa ti thote Salmuti u erdhi me maloket tu shtypi as e ka per turp fare .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje